Shijoni një cilësi më të lartë të imazhit dhe lidhje të përshtatshme për çdo situatë me këtë projektor WUXGA kompakt me instalim, i cili përfshin teknologjinë LCOS, një ndriçim të qëndrueshëm 5000 lumenë dhe një lente me zmadhim 1,8x me cilësinë e Canon, si dhe HDBaseT dhe Wi-Fi.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon XEED WUX500
Shijoni cilësinë më të lartë të imazhit dhe lidhjet e përshtatshme për çdo situatë me projektorin kompakt XEED WUX500 me instalim, i cili peshon vetëm 5,6 kg. Ai siguron imazhe të ndritshme, të detajuara dhe me rezolucion të lartë nga burimet kompjuterike dhe ato të videove, me tekstin që lexohet me lehtësi dhe me grafika të qarta falë rezolucionin origjinal WUXGA (1920 x 1200 pikselë), i cili mbështet edhe Full HD.
Sistemi optik AISYS i Canon siguron një ndriçim të fuqishëm me 5000 lumenë dhe një raport të kontrastit 2000:1 për imazhe të qarta, edhe në nivele të larta të dritës së ambientit. Lentja me zmadhim 1,8x ka një hapje konstante F2.8, kështu që ndriçimi është praktikisht i pandryshuar pavarësisht nga parametri i zmadhimit.
Panelet LCOS (Kristale të lëngshme në silikon) funksionojnë në ndërthurje me sistemin AISYS për të krijuar imazhe të qarta dhe pa ndërprerje në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe me ngjyra të gjalla dhe të sakta, të cilat janë të pastra nga efektet e padëshiruara të "rrjetës" dhe të "ylberit" që shikohen shpesh me teknologjitë e tjera të paneleve.
Një gamë veçorish të përparuara që ju siguron një elasticitet dhe një kontroll të thjeshtë të imazheve. Shkrirja e skajeve dhe rregullimi i integruar i regjistrimit ju lejojnë që shkrini pa ndërprerje imazhet nga projektorë të ndryshëm, ndërsa korrigjimi trapezoidal me katër pika ju ndihmon të ruani qartësinë dhe saktësinë e imazhit edhe kur projektoni në një kënd të caktuar. Veçoria "figurë-pas-figure" lejon projektimin nga dy burimeve dixhitale (ose një burimi dixhital dhe një analog) - ideale për videokonferenca.
Lentja me zmadhim 1,8x me cilësinë e Canon në projektor siguron një gjeometri të saktë, një fokus të qartë dhe një saktësi të madhe, si dhe është e pajisur me zhvendosjen vertikale dhe horizontale të lentes për një elasticitet superior në instalim.
Projektoni imazhe fotografike dhe lëvizëse nga një gamë e gjerë burimesh duke përdorur opsionet e shumta të hyrjeve. Këto përfshijnë një lidhje HDBaseT** dhe Wi Fi, si dhe funksionin e Projektimit të shumëfishtë të rrjetit (NMPJ) për një projektim të lehtë me tel ose pa tel në një rrjet LAN. Ai ka terminale HDMI dhe DVI për hyrjen dixhitale, ndërsa firmueri mund të përditësohet me lehtësi nëpërmjet portës USB, e cila po ashtu lejon projektimin e lehtë në kompjuter drejtpërdrejt nga njësitë flash me USB. Porta e integruar RJ-45 e rrjetit bën të mundur monitorimin dhe kontrollin në largësi, si dhe mbështet standardin Crestron Connected™.
Modaliteti ECO me efikasitet në energji siguron një jetëgjatësi prej 5000 orë për llambën, si dhe zvogëlon zhurmën e ventilatorit në 30 dBA për një ambient më të qetë. Mirëmbajtja është e thjeshtë, me zëvendësimin e shpejtë dhe të lehtë të llambës dhe të filtrit të ajrit në ambientin e instalimit. Projektori WUX500 përfshin Shërbimin e zgjeruar për tre vjet të huazimit brenda garancisë nga Canon që ofron huazimin e një projektori në ditën tjetër të punës*** kur pajisja juaj origjinale është duke u riparuar ose në procesin e shërbimit.
Është i disponueshëm edhe një version i dedikuar mjekësor që ofron përputhje me DICOM 14.
*Ndriçimi mund të ulet deri në 5%. Bazuar në një madhësi të vetme të imazhit.
**Shikoni më poshtë për transmetuesit e përputhshëm të konfirmuar HDBaseT.
***Ditën tjetër do to thotë që kur është e mundur, produkti i huazuar do të ofrohet në ditën pasi është bërë kërkesa për riparim. Nëse kërkesa merret në mesditë, në fundjavë ose në ditë pushimi, produkti i huazuar do të merret brenda dy ditësh. Ky shërbim huazimi është objekt i rregullave dhe kushteve të plota dhe është i disponueshëm vetëm në territore të caktuara.
Zbuloni më shumë për Canon XEED WUX500, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
(Transmetues të tjerë mund të jenë të përputhshëm, por nuk janë testuar)
Prodhuesi | Lloji | Emri i Modelit | Lidhja nëpërmjet HDBaseT | Shënim | |||
Video | Audio | LAN | RS-232C | ||||
Crestron | Transmetuesi | DM-TX-201-C | Po | Po | Po | Jo | TX nuk ka një portë RS-232C. |
DM-TX-401-C | Po | Po | Po | Jo | |||
Kramer | Transmetuesi | TP-581T | Po | Po | Po | Po | |
TP-582T | Po | Po | Po | Po | |||
AMX | Transmetuesi | DX-TX | Po | Po | Po | Jo | TX nuk e mbështet RS-232C për projektorin. |
Extron | Transmetuesi | XTP T USW 103 | Jo | Jo | Jo | Jo | *² |
Gefen | Transmetuesi | GEF-HDCAT5-ELRPOL(S) | Po | Po | Jo*³ | Jo | TX nuk e mbështet RS-232C për projektorin. |
Atlona | Transmetuesi | AT-HDTX-RSNET | Po*¹ | Po | Po | Jo | |
CYP | Transmetuesi | PU-507-KIT | Po*¹ | Po | Po | Po |
*¹ Mund të mos shfaqet në rezolucionin e kërkuar kur lidhen disa pajisje hyrëse
*² Ky projektor nuk e mbështet veçorinë e “Extron XTP”.
*³ Komunikimi në LAN nuk është i mundur kur projektori është në Modalitetin e gatishmërisë (TX nuk e mbështet modalitetin LPPF2)
Klauzolat
Parametri i parazgjedhur është LAN (Gbit).
Ndryshimi HDBaseT⇔LAN(Gbit) kërkon një rinisje të projektorit.
Projektorët video të Canon japin imazhet më të mprehta për mjekët në grupin ‘Gesundheit Nord Klinikverbund Bremen gGmbH.’ Duke përdorur projektorët video XEED SX80 Mark II Medical të Canon, ai ka modernizuar rutinën e përditshme të tij dhe sisteme digitale të rrezeve X përdoren tani në këshillime të përditshme anembanë katër klinikave në Bremen.
Më 2010 mbi 90 projektorë Canon XEED u instaluan në inamo st james. Projektorët janë pjesë e zgjidhjes së zotëruar nga inamo’s E-TableTM, e cila u lejon klientëve të porosisin ushqimin e tyre, të zgjedhin një mbulesë tryeze digitale, të shohin një ‘ChefCam’ të kuzhinës dhe madje të porosisin një taksi për në shtëpi, të gjitha nëpërmjet një ekrani të projektuar në tryezën e tyre.