Canon XEED WUX450ST

XEED WUX450ST

Ky projektor WUXGA kompakt, me instalim, me distancë të shkurtër ekrani, i ndritshëm dhe i gjithanshëm, ju siguron 4500 lumenë dhe ofron standardin HDBaseT dhe zhvendosjen vertikale me 75% për të krijuar mundësi të jashtëzakonshme të zgjedhjes së opsioneve të instalimit.

XEED WUX450ST

Përfitimet

  • Imazhe të detajuara dhe të qarta falë rezolucionit origjinal WUXGA (1920 x 1200)
  • Projektime thuajse pa shformime nga lentja e Canon me distancë të shkurtër ekrani
  • Imazhe të ndritshme dhe tërheqëse me 4500 lumenë
  • Ngjyra të thella dhe reale nga raporti origjinal i kontrastit 2000:1
  • Elasticitet i jashtëzakonshëm në instalim, përfshirë zhvendosjen vertikale të lentes me 75%
  • Mundësi të zgjeruara për zgjedhjen e lidhjes duke përfshirë hyrjet HDBaseT, HDMI™ dhe DVI, si dhe lidhjen Wi-Fi
  • Opsione elastike figurë pas figure dhe të shkrirjes së skajeve të ekranit
  • Prezantimi pa kompjuter me USB për deri në 9 projektorë të lidhur me LAN
  • Një garanci bujare për zëvendësimin e llambës për 3 vite dhe shërbimi i huazimit në ditën tjetër*
  • Efikasitet i jashtëzakonshëm i energjisë, jetëgjatësia e llambës me 5000 orë dhe me vetëm 30 dBa (modaliteti Eco)

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon XEED WUX450ST

Lente me zhvendosje me distancë të shkurtër ekrani


XEED WUX450ST është një projektor multimedial kompakt me instalim, me rezolucion të lartë, jashtëzakonisht elastik dhe i përshtatshëm për përdorime të ndryshme. Projektori mund të vendoset me lehtësi mbi ose poshtë ekranit falë zhvendosjes së tij vertikale dhe horizontale - duke përfshirë një gamë vertikale jashtëzakonisht të lartë me 75% dhe është i përshtatshëm për projektime përpara si dhe prapa.

I saktë dhe elastik


Pavarësisht nga gjatësia e tij e shkurtër fokale, lentja projekton imazhe me përmasë diagonale nga 30" deri në 300". Shformimet janë praktikisht të eliminuara (zakonisht 0,1%), ndërsa raporti i distancës së ekranit 0,56:1 ju lejon që të projektoni një imazh 100" nga vetëm 1,2 metra - rreth një e treta e distancës së nevojshme për projektorët tradicionalë.

Imazhe të ndriçuara, të gjalla


Me versionin më të fundit të sistemit optik AISYS të Canon, projektori XEED WUX450ST është jashtëzakonisht efikas në përdorim ndërkohë që ju siguron vazhdimisht imazhe mbresëlënëse. Ndriçimi me 4500 lumenë dhe një raport origjinal i pamjes 2000:1 ju siguron se publiku juaj do të shijojë imazhe të qarta, të ndritshme dhe të gjalla - me të njëjtat ngjyra jashtëzakonisht të sakta dhe interpretimin e butë të imazhit që pritet nga seria XEED.

Përpunimi i përparuar


Është e lehtë të realizoni imazhe mahnitëse, të qarta e të përsosura në një gamë të gjerë ambientesh instalimi. Rezolucioni origjinal WUXGA i projektorit (1920x1200 pikselë) dhe aftësitë e tij të imazhit Full HD mbështeten nga teknologjia e ekranit LCOS me një cilësi profesionale. Një variant i disponueshëm i simulimit DICOM ofron modalitetet Blue-base dhe Clear-base dhe ju lejon zgjedhjen e simulimit DICOM dhe sRGB sipas figurës.

Opsionet krijuese të imazhit


Motori i ri i përpunimit të imazhit i projektorit XEED WUX450ST ofron mjaft veçori të mrekullueshme të lehta për përdoruesin, duke përfshirë shkrirjen e skajeve me anë të harduerit, rregullimin e regjistrimit në panel dhe modelet e integruara të testimit. Mund të përdorni prezantimin pa kompjuter me anë të USB-së me një projektor ose ta shkrini prezantimin duke përdorur deri në 9 projektorë të lidhur me një kabllo të rrjetit LAN. Paraqitja e imazhit figurë pas figure mbështet hyrjet dixhitale dyshe, kështu që është perfekt për përdorime moderne të konferencave me video. Imazhet mund të projektohen nga thuajse çdo kënd në një gjeometri të përsosur me anë të funksionit të Korrigjimit trapezoidal me 4 pika.

Një model i përshtatshëm për përdoruesin


Madhësia kompakte e projektorit është një avantazh i vërtetë në klasat e mësimit, në salla takimesh dhe vende të tjera më të vogla. Muzetë dhe ambientet e prezantimeve krijuese do të përfitojnë më shumë nga opsionet inteligjente të montimit të këmbëve me një kasë me sipërfaqe të sipërme të rrafshët që janë ideale për instalime të përparuara të shumë projektorëve. Projektimi vertikal dhe në stivë me çdo rrotullim në 360° mund të realizohen me lehtësi.

Elasticitet në lidhje


Opsionet e reja të lidhjeve krijojnë edhe më shumë mundësi dhe zgjedhje për vendosjen e tij. Dërgojini sinjalet e kontrollit, imazhit dhe audios me anë të një kablloje të vetme deri në 100 m gjatësi me anë të HDBaseT; ose edhe me lidhjen pa tela nga distanca deri në 25 m nëpërmjet lidhjes WI-FI të integruar. Funksioni i Projektimit të shumëfishtë në rrjet (NMPJ) ju lejon po ashtu një lidhje me lehtësi nëpërmjet rrjetit LAN. Terminalet HDMI dhe DVI-I ofrojnë një hyrje të njëkohshme dixhitale, ndërsa Crestron RoomView® bën të mundur monitorim dhe kontroll të unifikuar në largësi.

I fortë dhe me kosto të përballueshme


Llamba e XEED WUX450ST zgjat deri në 5000 orë kur përdoret në modalitetin ECO (ekonomik). Një përdorim jashtëzakonisht efikas për energjinë mund të arrihet nga butoni i posaçëm ECO që aktivizon menjëherë modalitetin e llambës me energji të ulët dhe veçori të tjera të kursimit të energjisë. Një garanci e zgjeruar e llambës ju ofron deri në tre llamba zëvendësuese për një periudhë 3-vjeçare, ndërsa Shërbimi i huazimit e garancisë së zgjeruar trevjeçare nga Canon ju siguron një projektor të huazuar në ditën tjetër* gjatë kohës që pajisja juaj origjinale është në procesin e riparimit ose shërbimit.

*Ditën tjetër do to thotë që aty ku është e mundur, produkti i përkohshëm do të jepet në ditën pasi është bërë kërkesa për riparim. Nëse kërkesa merret në mesditë, në fundjavë ose në ditë pushimi, produkti i huazuar do të merret brenda dy ditësh. Ky shërbim huazimi është objekt i rregullave dhe kushteve të plota dhe është i disponueshëm vetëm në territore të caktuara.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon XEED WUX450ST, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

For powerful brightness and a high contrast ratio

Për shkëlqim të fuqishëm dhe një raport të kontrastit të lartë

Full HD video reproduced in perfect detail

Video me HD të Plotë e riprodhuar me hollësi të përsosura

HDMI Port

Porta HDMI

Supporting HD video, audio and control

Mbështetet video në HD, audioja dhe kontrolli

Wi-Fi CERTIFIED

Certifikuar me Wi-Fi

Industry standard control protocol

Protokolli i kontrollit standard i industrisë

Crestron

Crestron

3 Yr XEED Extended warranty
3yr Lamp Promotion

Produktet që kanë lidhje