Canon XEED WUX400ST

XEED WUX400ST

Projektori i parë Canon WUXGA me instalim me hedhje të shkurtër me një kalim të bollshëm 75% vertikal të lentes dhe 4000 lumenë ndriçim, i kombinuar me efikasitet të jashtëzakonshëm të energjisë.

Përfitimet

  • Rezolucion bazë WUXGA
  • Lenta Canon me hedhje të shkurtër
  • 4000 lumen
  • Kontrast 2000:1
  • Zhvendosje lenteje vertikalisht dhe horizontalisht
  • Figurë pas figure dhe përzierje e buzëve
  • Hyrje HDMI™ dhe DVI
  • Prezantim pa Kompjuter
  • Arritje e lehtë e llambës dhe filtrit
  • Efektshmëri e jashtëzakonshme e energjisë

Veçoritë e detajuara

Hidhini një vështrim më të detajuar Canon XEED WUX400ST

Lentë e shkëmbyeshme me hedhje të shkurtër.


XEED WUX450ST është një projektor unik multimedial me instalim kompakt të ndriçimit të jashtëzakonshëm me rezolucion të lartë. Lenta e tij Canon me hedhje të shkurtër është e pajisur me një gamë të gjerë të këmbimeve horizontale dhe vertikale të lentes. Kjo lentë krejt e re eliminon në mënyrë virtuale turbullimin (në mënyrë tipike 0.1%) dhe ka një raport hedhjeje prej vetëm 0.557:1. Në këtë mënyrë, një imazh 100" mund të projektohet nga vetëm 1.2 metra - rreth një e treta e distancës të hedhjes që kërkohet nga projektorët e zakonshëm. Pavarësisht nga gjatësia e tij e shkurtër fokale, lenta projekton imazhe me përmasë diagonale nga 30" deri në 300". Me të dy shkëmbimet, atë horizontal dhe atë vertikal - përfshirë një gamë vertikale veçanërisht të gjerë 75% - projektori mund të vendoset sipër ose poshtë ekranit dhe është i përshtatshëm për projektimin e parmë dhe të pasmë gjithashtu.

Imazhe të ndriçuara, të gjalla


Sistemi më i fundit optik AISYS i Canon është më i efektshëm se kurrë. Duke sjellë 4000 lumenë ndriçim dhe një raport kontrasti 2000:1, imazhet janë të qarta, të ndriçuara dhe të gjalla - me të njëjtat ngjyra të sakta mahnitëse dhe interpretim të ëmbël të imazhit që do të prisnit nga gama XEED.

Përpunim i përparuar i imazhit


Rezolucioni WUXGA (1920 x 1200 piksela) dhe aftësitë Full HD janë të suportuara nga teknologjia e shfaqjes LCOS e cila sjell imazhe mahnitëse, të qeta në mënyrë perfekte. Përveç optikës të tij me cilësi profesionale, motori i ri i WUX400ST për përpunimin e imazheve është i pajisur me veçori të lehta për përdoruesin si përzierja e buzëve prej harduerit, rregullimi i regjistrimit në bord (për të siguruar radhitje perfekte të panelit RGB) dhe struktura testi të integruara. Ekrani figurë pas figure suporton hyrje dixhitale dyshe, prandaj është perfekt për përdorime moderne të videove konferencë. Funksioni 4-Point Keystone Correction ndihmon projektimin e imazheve nga pothuajse çdo kënd me gjeometri perfekte, ndërsa ulja e Turbullimeve të Lëvizjeve i mban imazhet të mprehta gjatë luajtjes të videove me lëvizje të shpejta.

Ndërtim i lehtë për përdoruesin


Kasa e re me pjesën e sipërme të sheshtë përfshin opsione për montimin e këmbëzave dhe është ideal për instalimet e avancuara të multi-projektorëve. Grupimi, projektimi lart dhe poshtë janë të gjitha të lehta për tu arritur.

Lidhshmëri fleksible


Terminalet HDMI dhe DVI-I ofrojnë hyrje digitale, ndërsa firmueri është i lehtë të përditësohet me anë të portës USB, e cila lejon projektimin direkt nga pajisjet flesh USB. Crestron RoomView® mundëson kontroll dhe monitorim të menjëhershëm nga larg, ndërsa funksioni Network Multi-Projection (NMPJ) lejon projektim të lehtë me anë të LAN.

I fortë dhe efikas për konsumin e energjisë


Llamba e XEED WUX400ST zgjat deri në 5000 orë kur përdoret në metodën ECO. Një buton ECO i dedikuar vë në punë menjëherë metodën e llambës me energji të ulët dhe veçori të tjera të kursimit të energjisë për operim jashtëzakonisht efikas për energjinë.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon XEED WUX400ST, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

For powerful brightness and a high contrast ratio

Për shkëlqim të fuqishëm dhe një raport të kontrastit të lartë

Full HD video reproduced in perfect detail

Video me HD të Plotë e riprodhuar me hollësi të përsosura

HDMI Port

Porta HDMI

Crestron

Crestron