Shijoni sot cilësinë e imazheve dhe elasticitetin e gjeneratës së nesërme me projektorin me montim më të vogël, më të lehtë dhe me 4K si bazë (4096 x 2400) me peshë vetëm 18 kg. Panelet e tij LCOS 4K me 5000 lumenë dhe lentja 4K e Canon sigurojnë rezultate mbresëlënëse.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon XEED 4K501ST
Duke ofruar rezolucion 4K (4096 x 2400) në një trup kompakt, XEED 4K501ST është projektori më i vogël* i instalimit në treg. Rezolucioni origjinal 4K siguron tekste jashtëzakonisht të qarta dhe të detajuara, grafika më të buta dhe imazhe mahnitëse nga burimet kompjuterike dhe të videove.
Sistemi optik AISYS dhe 3 panelet pasqyruese LCOS me rezolucionin 4K të vërtetë në projektorin 4K500ST janë jashtëzakonisht kompakte, ndërkohë që sigurojnë një rendiment maksimal në këtë fushë. Teknologjia AISYS përmirëson riprodhimin e ngjyrave, maksimalizo0n ndriçimin dhe përmirëson kontrastin. Motorët e imazheve të dyfishta sigurojnë imazhe të zbutura me cilësi të lartë, pikërisht siç pritet. Madhësia kompakte e projektorit bën të mundur një montim shumë më të lehtë kur hapësira dhe pesha janë një problem.
Projektori 4K500ST ofron lente të reja xhami 4K me zmadhim 1.3x, të cilat shfrytëzojnë historinë e gjatë të Canon në modelet e lenteve me cilësi të lartë. Bashkë me ndriçimin me 5000 lumenë dhe hapjen e vazhdueshme të diafragmës në F2.6, projektori 4K501ST siguron një ndriçim uniform mbresëlënës në të gjithë diapazonin e zmadhimit. Një raport origjinal kontrasti maksimal 3000:1 siguron një rendiment superior si në botën reale, me ngjyra më të vërteta dhe ngjyra të zeza më të thella - duke krijuar një eksperiencë më të mirë shikimi.
Projektori XEED 4K501ST është projektuar për të siguruar rezultate të shkëlqyera nga thuajse çdo pozicion. Zhvendosja e motorizuar e lentes +/-60% e bën shumë të lehtë rregullimin e pozicionit të imazhit, pa e anuar apo ndryshuar pozicionin e projektorit. Korrigjimi trapezoidal në katër kënde siguron që imazhet të qëndrojnë gjeometrikisht perfekte. Teknologjia e shkrirjes së skajeve me përkufizim të lartë ju ndihmon të krijoni imazhe të shkrira bukur nga shumë projektorë 4K501ST dhe të zbatoni korrigjimet në nivelin e pikselëve individualë. Rregullimi me 5 pika ju lejon që të rregulloni pikselët RGB me vetëm 0,1 piksel, për një riprodhim më të pastër në ekranet e harkuara dhe si kupolë. Veçoritë e avancuara në menunë profesionale përfshijnë gjithashtu metodën multi-input, optimizues DVI, detaje të sinjalit input, koha e përgjithshme e punimit dhe një opsion për të ndryshuar stop-bit nga 1 në 2 për të mundësuar pajtueshmërinë me një gamë më të gjerë pajisjesh komunikimi seriale.
Falë 4x hyrjeve DVI-D dhe 2x hyrjeve HDMI, është shumë e lehtë ta lidhni projektorin 4K501ST me shumë burime 4K, duke përfshirë videot dixhitale dhe kompjuterët. Përfshirja e HDMI 2.0 do të thotë që materialet 4K të projektohen me një kabëll HDMI të vetëm. Filmat në 4K realizohen me nivele të ulëta të mjegullimit në lëvizje, ndërsa ambientet e simulimit do të përfitojnë nga kohët reaguese thuajse të menjëhershme me një vonesë vetëm 16,6 ms. Teknologjia e projektimit në sipërfaqe të harkuara ju siguron kontrollin mbi fokusin periferik - përveç fokusit të përgjithshëm të projektorit - për një riprodhim besnik të imazheve edhe në sipërfaqe me formë kupole.
Bashkë me modelin e tij kompakt dhe të qëndrueshëm, projektori 4K501ST ndërthur pronësinë pa probleme me kostot e ulëta të përdorimit. Llamba dhe filtri i ajrit mund të ndërrohen me lehtësi pa e çmontuar projektorin. Efikasiteti i energjisë maksimal në këtë kategori** me vetëm 475W në Modalitetin ekonomik dhe vetëm 0,4W në modalitetin e gatishmërisë që minimizon kostot e përdorimit. Shtypni butonin e posaçëm Eco për të optimizuar çdo parametër dhe për të shijuar konsumin më të ulët të energjisë.
* E saktë në kohën e botimit
** Në krahasim me projektorët me ndriçim të ngjashëm
Zbuloni më shumë për Canon XEED 4K501ST, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Rezolucioni 4K
Për shkëlqim të fuqishëm dhe një raport të kontrastit të lartë
Porta HDMI
Protokolli i kontrollit standard i industrisë
Crestron