LX-MU800Z është projektori i parë DLP me burim drite laseri nga Canon. I përsosur për tabela dixhitale gjithmonë aktive, rezultatet e tij të ndritshme me 8000 lumenë dhe kontrollet e përparuara të imazhit do të thotë se ai është gati për çdo gjë.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon LX-MU800Z
Si projektori i parë me burim drite të qëndrueshme nga Canon, LX-MU800Z realizon një imazh jashtëzakonisht të ndritshëm me 8000 lumenë me rezolucion WUXGA deri në 1920x1200. Dioda e laserit dhe teknologjia e burimit të dritës me fosfor nga Canon do të zgjasin më shumë se projektorët tradicionalë me llamba, duke siguruar 20 000 orë përdorimi - kjo do të thotë 7 vite nëse përdoret për 8 orë çdo ditë. Me gjendjen e tij të qëndrueshme dhe burimin e dritës me ftohje likuide, projektori Canon LX-MU800Z do të punojë gjithë ditën, çdo ditë, por përsëri kostot e përdorimit janë sa një e dhjeta në krahasim me projektorët tradicionalë me llamba merkuri.
Kontrolli, elasticiteti dhe fuqia në majë të gishtave. Projektori Canon LX-MU800Z është ideal për tabelat dixhitale, me mbështetjen për përcaktimin e projektimit të plotë në 360 gradë dhe harkimin e imazhit për projektimin në sipërfaqe të harkuara, si dhe kontrolle të përparuara të rregullimeve gjeometrike, korrigjimin trapezoidal në 4 kënde, rrotullimin e imazhit pa prerje në 25 gradë dhe një zhvendosje mekanike të imazhit me 50%. Mjetet unike të Canon për shkrirjen e anëve lejojnë që imazhet pranë njëri-tjetrit nga shumë projektorë të shkrihen bashkë me shpejtësi dhe me lehtësi, dhe projektori mund të montohet edhe në drejtimin vertikal (kërkohet njësia e montimit).
Përfitoni nga 8 lentet e ndërrueshme me montimin e bajonetës* të projektuara për thuajse çdo përdorim, nga zmadhimi ultra i gjerë në distancë të shkurtër të ekranit (0,62 m - 10,4 m) deri në zmadhimin ultra të gjatë (deri në 91 m), të gjitha me madhësitë e ekranit nga 40” deri në 500”. Ndërrimi i lenteve është i sigurt dhe i thjeshtë: softueri në bord i LX-MU800Z ka 8 fole të memories për parametrat e paracaktuar, ndërsa funksioni i sigurisë së lentes e çaktivizon burimin e dritës në rast se hiqni lenten.
Duke ndërthurur teknologjinë DLP me një çip me një burim të fuqishëm drite laseri, Canon LX-MU800Z përdor një rreth me 4 segmente dhe 3 ngjyra për të siguruar një imazh të mrekullueshëm dhe për të zvogëluar ndjeshëm "efektin e ylberit", ndërsa kontrasti dinamik siguron ngjyra të zeza më të thella për një eksperiencë gjithëpërfshirëse. Një spektër i gjerë i ngjyrave sRGB 91,9% siguron një gamë të gjallë të ngjyrave, dhe parametrat e ndriçimit mund të ndryshohen me hapa nga 1% nga 20% deri në 100% për një përshtatje të saktë me kushtet e ndriçimit të ambientit dhe për të përshtatur ndriçimin kur shkrini anët e imazheve.
Canon LX-MU800Z është gati të shfaqë një gamë të gjerë të mediave, me hyrjen e drejtpërdrejtë për HDMI 1.4a, D-sub me 15 gjilpëra, DVI-D, komponentin 5BNC dhe 3G-SDI për videot me specifikime të larta 3Gb/s dhe HDBaseT për video pa ngjeshje nëpërmjet lidhjes ethernet - ideal për përcaktimin e projektimeve të gjalla dhe të qëndrueshme. Projektori LX-MU800Z ofron po ashtu portat e daljes D-sub me 15 gjilpëra dhe 3G-SDI, ndërsa sistemet e kontrollit mund të shfrytëzojnë portën seriale RS-232C, HDBaseT, LAN dhe funksionet e kontrollit të rrjetit.
Me një burim drite me jetëgjatësi të madhe dhe pa filtra për të ndërruar, projektori LX-MU800Z është i lehtë për t'u mirëmbajtur. Shërbimi falas i huazimit për garancinë e zgjeruar trevjeçare nga Canon ju ofron një projektor të huazuar në ditën tjetër** ndërkohë që pajisja juaj origjinale po riparohet, që do të thotë se ndërprerjet e punës do të jenë minimale.
* Raporti i projektimit duhet të listohet në lenten e projektimit.
** "Ditën tjetër" do to thotë që, kur është e mundur, produkti i huazuar do të ofrohet në ditën pasi është bërë kërkesa për riparim. Nëse kërkesa merret në mesditë, në fundjavë ose në ditë pushimi, produkti i huazuar do të merret brenda dy ditësh. Ky shërbim huazimi është objekt i rregullave dhe kushteve të plota dhe është i disponueshëm vetëm në territore të caktuara.
Zbuloni më shumë për Canon LX-MU800Z, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
DLP
Video me HD të Plotë e riprodhuar me hollësi të përsosura
Porta HDMI
Mbështetet video në HD, audioja dhe kontrolli
Protokolli i kontrollit standard i industrisë
Crestron
Garancia e zgjeruar 3-vjeçare