Canon LX-MU500

LX-MU500

Me 5000 lumenë dhe një raport të kontrastit 2500:1, ky projektor WUXGA me gjysmëmontim është i përsosur për përdoruesit që dëshirojnë imazhe të ndritshme me cilësi të lartë nga një pajisje të gjithanshme dhe me kosto të pranueshme.

LX-MU500

Përfitimet

  • Një projektor me gjysmëmontim me ndriçim të lartë që ofron një vlerë të jashtëzakonshme për çmimin e tij
  • Rezolucioni origjinal WUXGA (1920 x 1200 pikselë) me raportin e pamjes 16:10
  • Teknologjia DLP™ siguron konstrast të lartë dhe ngjyra të forta
  • 5000 lumenë sigurojnë imazhe të ndritshme dhe të qarta, pavarësisht madhësisë kompakte të projektorit
  • Raporti i kontrastit 2.500:1 jep ngjyra të thella dhe ngjyra të zeza të vërteta
  • 2 porta HDMI (në përputhje me MHL) dhe porta RJ-45 e rrjetit maksimalizojnë elasticitetin
  • Zmadhimi manual 1,6x është vendosur në qendër për të bërë të mundur një pozicionim më të lehtë gjatë montimit
  • Korrigjimi trapezoidal me 4 kënde (+/- 30°) ruan me lehtësi gjeometrinë e imazheve
  • Rregullimi i ngjyrave me 6 boshte ndihmon në arritjen e rezultateve mahnitëse me një gamë të gjerë imazhesh
  • Jetëgjatësia e llambës deri në 2500 orë, si dhe garancia e zgjeruar 3-vjeçare për llambën
  • Altoparlanti 10 W me daljen e audios për një zgjidhje të plotë të montimit për audion dhe videon (AV)

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon LX-MU500

Imazhe të gjalla dhe të sakta


Rezolucioni origjinal WUXGA (1920 x 1200) i projektorit LX-MU500 siguron imazhe më të qarta, grafika më të zbutura dhe tekste që janë më të lehta për t'u lexuar. Rezolucioni WUXGA është ideal për burimet kompjuterike dhe të videove, dhe është sidomos i përshtatshëm për laptopët modernë me ekran të gjerë. Paneli DLP maksimalizon ndriçimin dhe detajet e imëta ndërkohë që minimizon shformimet si "efekti i rrjetës" që vihet re shpesh te projektorët tradicionalë LCD.

Ngjyra të ndritshme dhe detaje të sakta


Duke ofruar të ndriçim të pazakontë me 5000 lumenë për një projektor të tillë kompakt, projektori LX-MU500 siguron imazhe mjaft më të ndritshme në ambiente të madhësisë mesatare si sallat e leksioneve, sallat e takimeve dhe sallat e bordeve të kompanive. Një raport kontrasti 2.500:1 siguron ngjyra të pastra dhe ngjyra të zeza më të thella për një eksperiencë shikimi superiore, ndërkohë që saktësia e ngjyrave përmirësohet nga algoritmi i ri Brilliant Colour™ - duke siguruar një paraqitje të vërtetë të materialeve burimore.

Zgjedhje elastike për lidhjet


Projektori LX-MU500 ofron 2 porta HDMI, HDBaseT dhe porta RJ-45 të rrjetit, duke siguruar përputhshmërinë me një gamë të gjerë të burimeve kompjuterike, celulare dhe të videove dixhitale. Përdorni portën HDBaseT për të transmetuar sinjalet HD të videos, audios dhe të kontrollit¹ në një kabllo të vetme të rrjetit LAN në distanca mbi 100 m - duke shtuar lehtësinë dhe elasticitetin në konfigurimet dhe montimet e sistemit tuaj. Një nga dy hyrjet HDMI të projektorit është në përputhje me MHL, duke bërë të mundur që çdo tablet ose smartfon i aktivizuar për MHL-në të mund të lidhet me një kabllo MHL që gjendet në treg.

Arrini rezultate të shkëlqyer me lehtësi


Me një lente qendrore me zmadhim manual 1,6x, projektori LX-MU500 është jashtëzakonisht i lehtë në konfigurim falë korrigjimit trapezoidal me 4 kënde. Përveç rregullimit standard vertikal dhe horizontal (+/-30%), Rregullimi i pavarur i këndeve do të thotë se mund të arrini me lehtësi imazhe të sakta të përsosura gjeometrikisht - edhe kur projektori përdoret në një kënd të ngritur ose jashtë boshtit të tij. Rregullimi i ngjyrave në 6 boshte, 5 modalitete të imazheve dhe 2 modalitete të përcaktueshme nga përdoruesi garantojnë se audienca juaj do t'i shikojë materialet e projektuara siç parashikonit ju.

Një model kompakt me pronësi të lehtë dhe me kosto të pranueshme


Projektori LX-MU500 përfshin një garanci 3-vjeçare falas për llambën që siguron deri në 3 llamba zëvendësuese në rast të një defekti të llambës². Për më shumë qetësi, në një rast sadopak të mundshëm të një defekti të projektorit, shërbimi i garancisë së zgjeruar të huas ju ofron një pajisja zëvendësuese pas një dite ndërkohë që projektori juaj po riparohet. Llambat e projektorit LX-MU500 ndërrohen me lehtësi pa e hequr projektorin nga ambienti i tij i montimit, ndërkohë që jetëgjatësia e llambës është deri në 2500 orë. Një altoparlant 10W me daljen e audios do të thotë se mund ta përdorni projektorin LX-MU500 për të plotësuar nevojat tuaja zanore dhe pamore.

¹ Kur është në modalitetin e gatishmërisë, ndezja nuk pranohet si një komandë kontrolli nëpërmjet HDBaseT.
² Kërkohet regjistrimi i produktit.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon LX-MU500, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Full HD video reproduced in perfect detail

Video me HD të Plotë e riprodhuar me hollësi të përsosura

HDMI Port

Porta HDMI

Supporting HD video, audio and control

Mbështetet video në HD, audioja dhe kontrolli¹

MHL

Hyrja e drejtpërdrejtë nga pajisjet MHL

Industry standard control protocol

Protokolli i kontrollit standard i industrisë

Crestron

Crestron