Me 5000 lumenë dhe një raport të kontrastit 3750:1, ky projektor WXGA me gjysmëmontim është i përsosur për përdoruesit që dëshirojnë imazhe të ndritshme me cilësi të lartë nga një pajisje të gjithanshme dhe me kosto të pranueshme.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon LX-MW500
Rezolucioni origjinal WXGA (1280 x 800) i projektorit LX-MW500 siguron imazhe më të qarta, grafika më të zbutura dhe tekste që janë më të lehta për t'u lexuar. Rezolucioni WXGA është ideal për burimet kompjuterike dhe të videove, dhe është sidomos i përshtatshëm për laptopët modernë me ekran të gjerë. Paneli DLP maksimalizon ndriçimin dhe detajet e imëta ndërkohë që minimizon shformimet si "efekti i rrjetës" që vihet re shpesh te projektorët tradicionalë LCD.
Duke ofruar të ndriçim të pazakontë me 5000 lumenë për një projektor të tillë kompakt, projektori LX-MW500 siguron imazhe mjaft më të ndritshme në ambiente të madhësisë mesatare si sallat e leksioneve, sallat e takimeve dhe sallat e bordeve të kompanive. Një raport kontrasti 3750:1 siguron ngjyra të pastra dhe ngjyra të zeza më të thella për një eksperiencë shikimi superiore, ndërkohë që saktësia e ngjyrave përmirësohet nga algoritmi i ri Brilliant Colour™ - duke siguruar një paraqitje të vërtetë të materialeve burimore.
Projektori LX-MW500 ofron 2 porta HDMI, HDBaseT dhe porta RJ-45 të rrjetit, duke siguruar përputhshmërinë me një gamë të gjerë të burimeve kompjuterike, celulare dhe të videove dixhitale. Përdorni portën HDBaseT për të transmetuar sinjalet HD të videos, audios dhe të kontrollit¹ në një kabllo të vetme të rrjetit LAN në distanca mbi 100 m - duke shtuar lehtësinë dhe elasticitetin në konfigurimet dhe montimet e sistemit tuaj. Një nga dy hyrjet HDMI të projektorit është në përputhje me MHL, duke bërë të mundur që çdo tablet ose smartfon i aktivizuar për MHL-në të mund të lidhet me një kabllo MHL që gjendet në treg.
Me një lente qendrore me zmadhim manual 1,6x, projektori LX-MW500 është jashtëzakonisht i lehtë në konfigurim falë korrigjimit trapezoidal me 4 kënde. Përveç rregullimit standard vertikal dhe horizontal (+/-30%), rregullimi i pavarur i këndeve do të thotë se mund të arrini me lehtësi imazhe të sakta të përsosura gjeometrikisht - edhe kur projektori përdoret në një kënd të ngritur ose jashtë boshtit të tij. Rregullimi i ngjyrave në 6 boshte, 5 modalitete të imazheve dhe 2 modalitete të përcaktueshme nga përdoruesi garantojnë se audienca juaj do t'i shikojë materialet e projektuara siç parashikonit ju.
Projektori LX-MW500 përfshin një garanci 3-vjeçare falas për llambën që siguron deri në 3 llamba zëvendësuese në rast të një defekti të llambës². Për më shumë qetësi, në një rast sadopak të mundshëm të një defekti të projektorit, shërbimi i garancisë së zgjeruar të huas ju ofron një pajisja zëvendësuese pas një dite ndërkohë që projektori juaj po riparohet. Llambat e projektorit LX-MW500 ndërrohen me lehtësi pa e hequr projektorin nga ambienti i tij i montimit, ndërkohë që jetëgjatësia e llambës është deri në 2500 orë. Një altoparlant 10W me daljen e audios do të thotë se mund ta përdorni projektorin LX-MW500 për të plotësuar nevojat tuaja zanore dhe pamore.
¹ Kur është në modalitetin e gatishmërisë, ndezja nuk pranohet si një komandë kontrolli nëpërmjet HDBaseT.
² Kërkohet regjistrimi i produktit.
Zbuloni më shumë për Canon LX-MW500, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Gati për HD
Porta HDMI
Mbështetet video në HD, audioja dhe kontrolli¹
Hyrja e drejtpërdrejtë nga pajisjet MHL
Protokolli i kontrollit standard i industrisë
Crestron