Canon LV-X310ST

LV-X310ST

Ky projektor portativ XGA me distancë të shkurtër ekrani është i lehtë, kompakt dhe siguron imazhe të ndritshme të qarta nga distanca të shkurtra. Funksionimi i qëndrueshëm dhe kostot e ulëta të pronësisë e bëjnë atë një zgjedhje ideale për ata që janë të kujdesshëm për kostot.

LV-X310ST

Përfitimet

  • Siguroni imazhe të qarta dhe me cilësi të lartë me rezolucionin klasik XGA (1024 x 768 pikselë)
  • Shijoni ngjyrat e ndritshme dhe të zezën e thellë me 3.100 lumenë dhe një raport kontrasti 10.000:1
  • Shfaqni imazhe të mëdha nga një rreze e shkurtër me një lente me distancë të shkurtër ekrani 0,61:1
  • Provoni imazhet e qarta dhe të detajuara falë panelit DLP™
  • I lehtë dhe kompakt me vetëm 2,8kg për lehtësi transporti
  • Portat HDMI™ në përputhje me RJ-45 dhe MHL; mbështetje për përmbajtje 3D nëpërmjet sistemit DLP-Link
  • Korrigjimi trapezoidal vertikal dhe horizontal (+/-15°) i mban imazhet si të vërteta
  • Rregullimi i ngjyrave në 6 akse dhe veçoria e Ngjyrës së ekranit përshtaten me ambientin tuaj
  • Jetëgjatësia e llambës deri në 6000 orë, si dhe një garanci 3-vjeçare për zëvendësimin e llambës*
  • Altoparlanti i integruar 10 W dhe dalja e audios, si dhe funksionimi i qetë me vetëm 29 dB

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon LV-X310ST

I ndritshëm dhe i saktë, në rreze të shkurtër


Për organizatat që kërkojnë një projektor portativ me distancë të shkurtër ekrani që ofron një cilësi të jashtëzakonshme dhe një vlerë të lartë monetare, projektori Canon LV-X310ST do të jetë projektori ideal. Audiencat tuaja do të shijojnë imazhe të sakta dhe të qarta në rezolucionin origjinal XGA (1024 x 768 pikselë), me ngjyra të ndritshme dhe reale dhe me një ngjyrë të zezë të thellë falë ndriçimit 3.100 lumenë të projektorit dhe raporti i kontrastit 10 000:1. Një raport i projektimit 0,61:1 dhe një lente fikse 1,0 x e dedikuar dhe me distancë të shkurtër ekrani ju sigurojnë një larmi të madhe të opsioneve të vendosjes së tij - si projektimi i një imazhi 2,5 m nga vetëm 1,5m. Bashkë me teknologjinë e panelit DLP për një cilësi më të mirë të imazhit, projektori LV-X310ST ofron një raport mbresëlënës të çmimit me rendimentin.

Rezultatet e shkëlqyera arrihen me lehtësi


Mbajini imazhet në formë të përsosur gjeometrike, edhe në hapësira të kufizuara, falë korrigjimit trapezoidal vertikal dhe horizontal me +/- 15°. Kur drita natyrale është e fortë ose kur duhet të projektoni në sipërfaqe me ngjyra, korrigjimi i ngjyrës së ekranit siguron automatikisht që do të shikoni përsëri imazhe të ndritshme dhe ngjyra natyrale. Dhe për t'ju ndihmuar të projektoni imazhe tërheqëse në thuajse çdo rrethanë, rregullimi i ngjyrave me 6 boshte ju siguron kontrollin e përsosur mbi nuancën, ngjyrimin dhe parametrat e tjerë kryesorë.

Lidheni sipas mënyrës tuaj


Përdorni projektorin LV-X310ST për të projektuar imazhe me cilësi të lartë nga një larmi burimesh falë zgjedhjeve të shumta të hyrjeve. Një portë HDMI ju lejon të shfrytëzoni daljet HDMI të laptopit tuaj për të realizuar imazhe më të qarta dhe më të detajuara; kurse përmbajtjet e rëndësishme në 3D mund të shfaqen me lehtësi me anë të sistemit DLP-Link. Për më shumë lehtësi, mundësia e përputhjes MHL ju lejon të projektoni nga çdo tablet ose smartfon i aktivizuar për MHL-në nëpërmjet portës HDMI të projektorit. Lidhja, kontrolli dhe mirëmbajtja nëpërmjet një rrjeti kompjuterik është e drejtpërdrejtë nëpërmjet portës së rrjetit RJ-45, duke minimizuar kështu përpjekjet për ekipin tuaj të teknologjisë së informacionit.

I lehtë dhe portativ


Me vetëm 2,5 kg, madhësia kompakte dhe e lehtë e projektorit LV-X310ST e bën të lehtë mbajtjen e tij nëpër takime, leksione, seminare ose prezantime. Për një transport më të lehtë kur jeni në lëvizje, zgjidhni çantën opsionale të butë mbrojtëse. Lidhja e projektorit kur të arrini në destinacionin tuaj është po ashtu e lehtë: të gjitha portat dhe bashkuesit e tij janë të grupuara në mënyrë të përshtatshme për një akses jashtëzakonisht të lehtë. Shtojini ndikimin prezantimeve tuaja dhe përmirësoni eksperiencën e audiencës tuaj duke lidhur çdo burim audio me altoparlantin e integruar me cilësi të lartë, ose duke e lidhur projektorin me një amplifikator ose sistem fonie me anë të daljes së audios.

Ulni kostot, jo cilësinë


Zgjidhni projektorin LV-X310ST për kosto më të ulëta të pronësisë. Llambat zgjasin deri në 6000 orë në Modalitetin ekonomik dhe një garanci* bujare 3-vjeçare e llambës eliminon kostot e zëvendësimit të llambës për 3 vite në rast se llamba ka defekt gjatë përdorimit normal. Konsumi i energjisë është vetëm 350 W gjatë përdorimit (240 W në Modalitetin ekonomik) për të ulur kostot shtesë dhe për t'ju ndihmuar të menaxhoni një organizatë të qëndrueshme. Kostot e mirëmbajtjes minimizohen nga modeli pa filtër dhe llambat ndërrohen me lehtësi nga paneli i sipërm i projektorit. Dhe për t'u siguruar që audienca nuk do të shqetësohet nga zhurma në sfond, ventilatori i projektorit LV-X310ST punon me vetëm 29 dB në Modalitetin ekonomik.

*Ndryshon sipas shtetit. Produkti duhet të regjistrohet brenda 60 ditëve.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon LV-X310ST, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

DLP

DLP

Crestron

Crestron

HDMI Port

Porta HDMI

Industry standard control protocol

Protokolli i kontrollit standard i industrisë

MHL

MHL