Canon LV-WX320

LV-WX320

Ky projektor portativ WXGA siguron imazhe të ndritshme me cilësi të lartë dhe është jashtëzakonisht kompakt dhe i lehtë. Mundësia e përputhjes me HDMI dhe MHL dhe një portë e rrjetit ofrojnë një vlerë shumë më të lartë për koston përkatëse.

LV-WX320

Përfitimet

  • Provoni imazhe të mprehta në ekran të gjerë në rezolucionin origjinal WXGA (1280 x 800 pikselë)
  • Shijoni ndriçimin mbresëlënës (3200 lumenë) dhe një raport kontrasti 10 000:1 për ngjyra të zeza të thella
  • Paneli DLP™ siguron vazhdimisht imazhe të qarta dhe të sakta
  • I lehtë dhe portativ, me vetëm 2,5 kg
  • Lentja e zmadhimit manual 1,1x ofron elasticitet në vendosje
  • Portat HDMI™ në përputhje me RJ-45 dhe MHL; mbështetje për përmbajtje 3D nëpërmjet sistemit DLP-Link
  • Korrigjimi trapezoidal vertikal dhe horizontal (+/-30°) parandalon shformimin
  • Rregullimi i ngjyrave në 6 akse dhe veçoria e Ngjyrës së ekranit përshtaten me ambientin tuaj
  • Jetëgjatësia e llambës deri në 6000 orë, si dhe një garanci 3-vjeçare për zëvendësimin e llambës*
  • Altoparlanti i integruar 10 W dhe dalja e audios, si dhe funksionimi i qetë me vetëm 29 dB

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon LV-WX320

Imazhe të ndritshme dhe precize


Për organizatat e kujdesshme me çmimin, që kanë nevojë për një projektor portativ të jashtëzakonshëm, projektori Canon LV-WX320 do të jetë zgjedhja ideale. Shijoni imazhet të përcaktuara me saktësi dhe jashtëzakonisht të qarta në ekran të gjerë falë rezolucionit origjinal WXGA (1280 x 800 pikselë) dhe një raport të pamjes 16:10. Ngjyrat e gjalla dhe e zeza e thellë siguron në mënyrë të vazhdueshme falë ndriçimit me 3200 lumenë të projektorit dhe raportit të kontrastit 10 000:1. Bashkë me teknologjinë e panelit DLP që minimizon efektin e rrjetës që shfaqet në shumë projektorë me çmim të ngjashëm, projektori LV-WX320 ofron një ndërthurje tërheqëse të cilësisë dhe të vlerës në krahasim me koston.

Rezultatet e shkëlqyera arrihen me lehtësi


Sigurohuni që imazhet tuaja të jenë të sakta gjeometrikisht falë korrigjimit trapezoidal vertikal dhe horizontal me +/- 30°. Për më shumë elasticitet, një zmadhim manual 1,1x ju ndihmon të projektoni me qartësi dhe me besnikëri, edhe në hapësira kompakte. Dhe në ambiente me dritë dritë natyrale të fortë, ose kur duhet të projektoni në sipërfaqe me ngjyrë, korrigjimi i ngjyrës së ekranit siguron që të shikoni përsëri imazhe të ndritshme dhe të qarta, si dhe ngjyra natyrale.

Lidhja me lehtësi


Shijoni elasticitetin për të projektuar imazhe me cilësi të lartë nga një gamë e gjerë burimesh falë zgjedhjeve të shumta të hyrjeve të projektorit LV-WX320. Një portë HDMI do të thotë se mund të përfitoni nga daljet HDMI që tani janë të zakonshme në laptopë për të siguruar imazhe më të mprehta, më të qarta dhe më të detajuara; ndërkohë që është e lehtë të luani përmbajtje të rëndësishme 3D duke përdorur sistemin DLP-Link. Për më shumë lehtësi, mundësia e përputhjes MHL ju lejon të projektoni nga çdo tablet ose smartfon i aktivizuar për MHL-në nëpërmjet portës HDMI të projektorit. Lidhja, kontrolli dhe mirëmbajtja nëpërmjet një rrjeti kompjuterik është e drejtpërdrejtë nëpërmjet portës së rrjetit RJ-45, duke minimizuar kështu përpjekjet për ekipin tuaj të teknologjisë së informacionit.

I lehtë dhe portativ


Pavarësisht specifikimeve të tij të larta, projektori LV-WX320 peshon vetëm 2,5 kg dhe është mjaft i lehtë për ta mbajtur me lehtësi në takime, leksione, seminare ose prezantime. Për një transport më të lehtë kur jeni në lëvizje, zgjidhni çantën opsionale të butë mbrojtëse. Lidhja e projektorit kur të arrini në destinacionin tuaj është po ashtu e lehtë: të gjitha portat dhe bashkuesit e tij janë të grupuara në mënyrë të përshtatshme për një akses jashtëzakonisht të lehtë. Shtojini ndikimin prezantimeve tuaja dhe përmirësoni eksperiencën e audiencës tuaj duke lidhur çdo burim audio me altoparlantin e integruar me cilësi të lartë, ose duke e lidhur projektorin me një amplifikator ose sistem fonie me anë të daljes së audios.

I përballueshëm për t'u blerë


Zgjidhni projektorin LV-WX320 dhe kostot tuaja për pronësinë e tij do të jenë mjaft të ulëta. Jetëgjatësia e llambës është deri në 6000 orë në Modalitetin ekonomik; kurse garancia bujare 3-vjeçare e llambës nga Canon* siguron deri në 3 llamba zëvendësuese brenda periudhës së garancisë në rast se llamba ka defekt gjatë përdorimit normal - duke eliminuar me efikasitet një kosto ndoshta të konsiderueshme. Konsumi i energjisë është vetëm 350 W gjatë përdorimit (240 W në Modalitetin ekonomik) për të ulur kostot shtesë dhe për t'ju ndihmuar të menaxhoni një organizatë të qëndrueshme. Kostot e mirëmbajtjes mbahen në një minimum absolut falë modelit pa filtër dhe ndërrimit të llambës me lehtësi nëpërmjet panelit të sipërm të projektorit. Dhe për t'u siguruar që audienca nuk do të shqetësohet nga zhurma në sfond, ventilatori i projektorit LV-WX320 punon me vetëm 29dB në Modalitetin ekonomik.

*Ndryshon sipas shtetit. Produkti duhet të regjistrohet brenda 60 ditëve.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon LV-WX320, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

DLP

DLP

Crestron

Crestron

HDMI Port

Porta HDMI

Industry standard control protocol

Protokolli i kontrollit standard i industrisë

MHL

MHL