Canon LV-WX310ST

LV-WX310ST

Ky projektor portativ WXGA me distancë të shkurtër ekrani është i lehtë, kompakt dhe siguron imazhe të ndritshme në ekran të gjerë nga distanca të shkurtra. Përputhshmëria me HDMI, MHL dhe një portë rrjeti e bëjnë atë një zgjedhje elastike dhe me cilësi të lartë për blerësit e kujdesshëm për kostot.

LV-WX310ST

Përfitimet

    • Siguroni imazhe të qarta në ekran të gjerë në rezolucionin origjinal WXGA (1280 x 800 pikselë)
    • Shijoni ndriçimin e gjallë me 3100 lumenë dhe një raport kontrasti 10 000:1 për ngjyra të zeza të thella
    • Shfaqni imazhe të mëdha nga një rreze e shkurtër me një lente me distancë të shkurtër ekrani 0,49:1
    • Paneli DLP™ siguron vazhdimisht imazhe të qarta dhe të sakta
    • I lehtë dhe portativ, me vetëm 2,8kg
    • Portat HDMI™ në përputhje me RJ-45 dhe MHL; mbështetje për përmbajtje 3D nëpërmjet sistemit DLP-Link
    • Korrigjimi trapezoidal vertikal dhe horizontal (+/-15°) parandalon shformimin
    • Rregullimi i ngjyrave në 6 akse dhe veçoria e Ngjyrës së ekranit përshtaten me ambientin tuaj
    • Jetëgjatësia e llambës deri në 6000 orë, si dhe një garanci 3-vjeçare për zëvendësimin e llambës*
    • Altoparlanti i integruar 10 W dhe dalja e audios, si dhe funksionimi i qetë me vetëm 29 dB

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon LV-WX310ST

Imazhe të ndritshme dhe të vërteta nga një rreze e shkurtër


Për ata që kanë një buxhet të kufizuar dhe që duan një projektor portativ me ekran të gjerë të ndritshëm dhe distancë të shkurtër ekrani, projektori Canon LV-WX310ST është zgjedhja juaj e natyrshme. Shijoni imazhet shumë të sakta, të qarta në ekran të gjerë falë rezolucionit origjinal WXGA (1280 x 800 pikselë) dhe një raporti të pamjes 16:10. Ngjyrat e gjalla dhe e zeza e thellë sigurohen falë ndriçimit me 3100 lumenë të projektorit dhe raportit të kontrastit 10 000:1. Një raport i projektimit 0,49:1 dhe një lente fikse 1,0x e dedikuar dhe me distancë të shkurtër ekrani sigurojnë një larmi të madhe të opsioneve të vendosjes së tij - si projektimi i një imazhi 2,5 m nga vetëm 1,22 m. Bashkë me teknologjinë e panelit DLP që përmirëson cilësinë natyrale të imazhit, projektori LV-WX310ST ofron një ndërthurje tërheqëse të cilësisë dhe vlerës monetare.

Rezultatet e shkëlqyera arrihen me lehtësi


Imazhet me saktësi gjeometrike sigurohen falë korrigjimit trapezoidal vertikal dhe horizontal me +/- 15°. Për ambientet me dritë natyrale të fortë, ose kur duhet të projektoni në sipërfaqe me ngjyra, korrigjimi i ngjyrës së ekranit garanton që do të shikoni përsëri imazhe të ndritshme dhe ngjyra natyrale. Rregullimi i ngjyrave në 6 boshte ju jep një kontroll të përsosur të nuancës, ngjyrimit dhe parametrave të tjerë kryesorë, për t'ju ndihmuar të projektoni imazhe tërheqëse në thuajse çdo rrethanë.

Lidhja me lehtësi


Shijoni elasticitetin për të projektuar imazhe me cilësi të lartë nga një larmi burimesh falë zgjedhjeve të shumta të hyrjeve të projektorit LV-WX310ST. Një portë HDMI ju lejon të shfrytëzoni daljet HDMI të laptopit tuaj për të realizuar imazhe më të qarta dhe më të detajuara; kurse përmbajtjet e rëndësishme në 3D mund të shfaqen me lehtësi me anë të sistemit DLP-Link. Për më shumë lehtësi, mundësia e përputhjes MHL ju lejon të projektoni nga çdo tablet ose smartfon i aktivizuar për MHL-në nëpërmjet portës HDMI të projektorit. Lidhja, kontrolli dhe mirëmbajtja nëpërmjet një rrjeti kompjuterik është e drejtpërdrejtë nëpërmjet portës së rrjetit RJ-45, duke minimizuar kështu përpjekjet për ekipin tuaj të teknologjisë së informacionit.

I lehtë dhe portativ


Me peshë vetëm 2,8 kg, projektori LV-WX310ST mund të mbahet me lehtësi; ndërsa për një transport edhe më të lehtë, zgjidhni çantën opsionale të butë mbrojtëse. Lidhja e projektorit në destinacionin tuaj është po ashtu e lehtë: të gjitha portat dhe bashkuesit e tij janë të grupuara në mënyrë të përshtatshme për një akses jashtëzakonisht të lehtë. Përmirësoni eksperiencën e audiencës tuaj duke lidhur çdo burim audio me altoparlantin e integruar me cilësi të lartë, ose duke e lidhur projektorin me një amplifikator ose sistem fonie me anë të daljes së audios.

I përballueshëm për t'u blerë


Zgjidhni projektorin LV-WX310ST dhe kostot tuaja për pronësinë e tij do të jenë mjaft të ulëta. Jetëgjatësia e llambës është deri në 6000 orë në Modalitetin ekonomik; kurse garancia bujare 3-vjeçare e llambës nga Canon* siguron deri në 3 llamba zëvendësuese brenda periudhës së garancisë në rast se llamba ka defekt gjatë përdorimit normal - duke eliminuar me efikasitet një kosto ndoshta të konsiderueshme. Konsumi i energjisë është vetëm 350 W gjatë përdorimit (240 W në Modalitetin ekonomik) për të ulur kostot shtesë dhe për t'ju ndihmuar të menaxhoni një organizatë të qëndrueshme. Kostot e mirëmbajtjes mbahen në një minimum absolut falë modelit pa filtër dhe ndërrimit të llambës me lehtësi nëpërmjet panelit të sipërm të projektorit. Dhe për t'u siguruar që audienca nuk do të shqetësohet nga zhurma në sfond, ventilatori i projektorit LV-WX310ST punon me vetëm 29 dB në Modalitetin ekonomik.

*Ndryshon sipas shtetit. Produkti duhet të regjistrohet brenda 60 ditëve.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon LV-WX310ST, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

DLP
Crestron
HDMI Port
Industry standard control protocol
MHL