Një projektor portativ XGA ideal për prezantime në klasa dhe salla më të mëdha me imazhe të qarta dhe të ndritshme dhe me një kontrast mjaft të mirë.
Imazhet e qarta dhe të detajuara të ndërthurura me opsionet e dobishme të lidhjeve ju sigurojnë më të mirën. Kontrolli i rrjetit dhe mbështetja për pajisjet celulare rritin opsionet tuaja, me një mirëmbajtje të lehtë, kosto të ulëta përdorimi dhe Garancinë 3-vjeçare të llambës nga Canon*.
*Kërkohet regjistrimi. Zbatohen kushtet e përgjithshme të plota.
Rezolucioni XGA 1024 x 768 me cilësi të lartë, i përsosur për ata që kërkojnë një raport 4:3 pa bërë kompromise për qartësinë dhe detajet
Qarku unik DLP™ i projektorit LV-X420 siguron detaje të përsosura dhe një riprodhim të mrekullueshëm të ngjyrave, mjaft i përshtatshëm për rileximin e videove, prezantimeve si edhe të simulimeve
Edhe në ambientet me nivelet më të vështira të ndriçimit, projektori LV-X420 është përsëri i shkëlqyer falë shkallës së tij të ndriçimit me 4200 lumenë
Projektori LV-X420 përfiton nga korrigjimi i efektit trapezoidal vertikal si dhe horizontal, duke lejuar që përdoruesit të ruajnë gjeometrinë e saktë të imazhit.
Llamba me nivel të ulët të energjisë që zgjasin deri në 3000 orë* e bëjnë projektorin LV-X420 mjaft efektiv në lidhje me kostot. Garancia 3-vjeçare e llambës nga Canon është e përfshirë po ashtu (kërkohet regjistrimi, zbatohen kushtet e përgjithshme)
*Orët pas të cilave llamba do të ketë 50% të ndriçimit origjinal dhe duhet të zëvendësohet.
Ndriçimi
4200 lumenë
Rezolucioni
1024 x 768
Raporti i kontrastit
10000:1
Fuqia e llambës në vat
310 W
Zmadhimi
1,5x manual
Madhësia e ekranit
30-260 inç
Altoparlanti
10 W (mono)
Pesha
3,4 kg