Canon LV-WX300

LV-WX300

Kënaquni me imazhet në ekran të gjerë të shndritshme, me cilësi të lartë dhe konfigurim shumë të thjeshtë me Canon LV-WX300. Input HDMI, punimi i thjeshtë dhe përmasa kompakte i shtojnë fleksibilitetit të projektorit.

Përfitimet

  • Provoni imazhe të mprehta, në ekran të gjerë me rezolucionin e vet WXGA (1280 x 800 piksela)
  • Provoni imazhe të shndritshme, të gjalla me ndriçimin 3000 lumen dhe raportin e kontrastit 2300:1
  • Lentja e zmadhimit 1.1x lejon vendosje elastike të projektorit
  • Kompakt dhe i lehtë: vetëm 2.5kg
  • Korrigjimi vertikal 'keystone'
  • Jetëgjatësi e llambës 5000h (6000h në Eco Mode)
  • Portë HDMI™ dhe 2x porta VGA
  • Portë rrjeti RJ-45 për kontroll dhe monitorim në distancë
  • Altoparlant i integruar 10W

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon LV-WX300

Imazhe të shndritshme, të mprehta dhe të besueshme


LV-WX300 është një zgjedhje mahnitëse për blerësit që duan një projektor portativ të shndritshëm, me cilësi të lartë me buxhet të limituar. Me rezolucionin e vet WXGA (1280 x 800 piksela), ndriçim 3000 lumen dhe raport kontrasti 2300:1, teknologjia DLP e projektorit ofron imazhe të mprehta, të sakta. Fitoni më shumë fleksibilitet mbi vendosjen e projektorit nga lentja me zmadhim 1.1x e LV-WX300 - e cila është një avantazh i madh në ambientet e vogla si për shembull sallat e mbledhjeve.

Praktik për transport


Me vetëm 2.5kg, LV-WX300 është i lehtë mjaftueshëm për t'u lëvizur në vende të ndryshme. Kjo e bën një zgjedhje të shkëlqyer për ambientet e biznesit dhe arsimit që duan të projektojnë në disa dhoma nëpër një kamp ose zyra korporate.

I lehtë për t'u konfiguruar


Mund të siguroheni që imazhet tuaja të ruajnë gjeometrinë perfekte edhe në hapësira të ngushta duke përdorur korrigjimin 'keystone' vertikal (+/- 30 gradë). Për më shumë ndihmë për të arritur rezultate të shkëlqyera në ambiente pa ekran, përdorni veçorinë e korrigjimit të ekranit me ngjyra. Kjo kompenson ngjyrimin e imazhit që ndodh kur imazhet projektohen në mure me ngjyrë, kështu mund të shikoni imazhe të projektuara qartë me ngjyra natyrale, edhe kur nuk ka ekran në dispozicion.

Ulni kostot - jo cilësinë


Kostoja totale e zotërimit mbahet e ulët në sajë të jetëgjatësisë prej 5000 orësh të llambës të LV-WX300, e cila mund të zgjatet deri në 6000 orë duke përdorur Eco Mode që kursen energji. Përveç kësaj, Eco Mode pakëson më tej konsumin e energjisë në vetëm 275W. Projektori konsumon më pak se 1 W në Gatishmëri (me LAN të fikur). Eco Mode e bën gjithashtu të mundur të krijoni një ambient të qetë, pa shpërqendrime duke pakësuar zhurmën e ventilatorit në vetëm 29dBA.

Mundësi lidhjeje praktike


Mund të projektoni figura dhe imazhe lëvizëse nga një gamë e gjerë burimesh duke përdorur mundësitë e mëdha të zgjedhjeve input të LV-WX300. Përdorni portën HDMI™ për të projektuar imazhe të shndritshme dhe të mprehta nga burimet dixhitale të sotme, përfshirë luajtësit e disqeve Blue-ray dhe kompjuterët notebook. Ose lidhni pa u munduar me një prej dy portave VGA. LV-WX300 mund të monitorohet dhe kontrollohet në distancë përmes portës RJ-45, dhe mbështet 'Crestron Connected™' si standard. Shtojini prezantimeve zë me cilësi të lartë duke përdorur altoparlantin e integruar 10W.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon LV-WX300, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

DLP

DLP

Crestron

Crestron

HDMI Port

Porta HDMI

Industry standard control protocol

Protokolli i kontrollit standard i industrisë