Duke prezantuar cilësinë e imazhit të Canon me një çmim krejt të ri, projektori portativ i përballueshëm LV-S300 ofron imazhe SVGA të shndritshme e të qarta. Jetëgjatësia e madhe e llambës dhe mirëmbajtja e lehtë i mban kostot e punimit të ulëta.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon LV-S300
Blerësit me një buxhet të limituar të cilët kanë nevojë për një projektor të shndritshëm, me cilësi të lartë dhe portativ me një çmim shumë të ulët do të mahniten nga LV-S300. Me rezolucionin e vet SVGA (800 x 600 piksela), LV-S300 siguron imazhe të qarta për audiencat në ambiente si salla mbledhjesh dhe klasa. Ndriçimi 3000 lumen i projektorit dhe raporti i kontrastit 2300:1 janë mahnitës për një pajisje të tillë kompakte, ndërsa teknologjia e tij DLP ofron imazhe të qarta e të sakta. Fitoni më shumë fleksibilitet mbi vendosjen e projektorit nga lentja me zmadhim 1.1x - e cila është një avantazh i madh në ambientet e vogla si për shembull sallat e mbledhjeve.
Me vetëm 2.5kg, LV-S300 është i lehtë mjaftueshëm për t'u lëvizur në vende të ndryshme. Kjo e bën një zgjedhje të shkëlqyer për biznese të vogla ose shkolla të cilat duan një projektor të vetëm me vlerë të madhe për ta përdorur në një sërë dhomash dhe ambientesh të ndryshme. Veçoria e Fikjes Direkte ju lejon ta shkëputni energjinë menjëherë pasi ta keni mbyllur projektorin, kështu mund ta merrni projektorin me vete pa nevojë për ta lënë të ftohet.
Mund të siguroheni që imazhet tuaja të ruajnë gjeometrinë perfekte edhe në hapësira të ngushta duke përdorur korrigjimin 'keystone' vertikal (+/- 30 gradë). Për më shumë ndihmë për të arritur rezultate të shkëlqyera në ambiente pa ekran, përdorni veçorinë e korrigjimit të ekranit me ngjyra. Kjo kompenson ngjyrimin e imazhit që ndodh kur imazhet projektohen në mure me ngjyrë, kështu mund të shikoni imazhe të projektuara qartë me ngjyra natyrale, edhe kur nuk ka ekran në dispozicion.
Duke plotësuar çmimin e ulët të LV-S300, kostot totale të zotërimit pakësohen akoma më tej me jetëgjatësinë prej 5000 orësh të llambës, e cila mund të shtohet deri në 6000 orë duke përdorur Eco Mode që kursen energji. Përveç kësaj, Eco Mode pakëson më tej konsumin e energjisë në vetëm 275W. Projektori konsumon më pak se 1 W në Gatishmëri. Eco Mode e bën gjithashtu të mundur të krijoni një ambient të qetë, pa shpërqendrime duke pakësuar zhurmën e ventilatorit në vetëm 29 dBA.
Mund të projektoni figura dhe imazhe lëvizëse nga një sërë burimesh duke përdorur mundësitë elastike input të LV-S300 - përfshirë dy porta VGA. Shtojini prezantimeve zë me cilësi të lartë duke përdorur altoparlantin e integruar 2W.
Zbuloni më shumë për Canon LV-S300, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
DLP