Canon LV-8235 UST

LV-8235 UST

LV-8235 UST i gjithanshëm me fokus shumë të shkurtër – gati për 3D me rezolucionin bazë WXGA – jep një imazh me madhësi të madhe nga një largësi e vogël e hedhjes, ideale për mjediset e sotëm të biznesit dhe arsimit.

Përfitimet

  • Projektim me hedhje mjaft të shkurtër që jep imazhe të madhësisë së madhe nga një distancë e vogël
  • Rezolucioni bazë WXGA
  • 2500 lumenë
  • Raporti i kontrastit 2000:1
  • Instalim fleksibël
  • Konfigurimi Automatik
  • Projektim 3D
  • Altoparlant i integruar 10W
  • Hyrje HDMI dhe portë e rrjetit RJ-45
  • Mirëmbajtje e thjeshtë

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon LV-8235 UST

Projektor i përkryer me fokus të shkurtër


LV-8235 UST ofron projektimin në ekran të madh, edhe atje ku hapësirë është e kufizuar. I krijuar me kompaktësi, mund të shfaqë një imazh prej 80 inç nga një largësi projektimi prej vetëm 32 cm (me një largësi instalimi prej vetëm 2,4cm). Duke paraqitur rezolucionin bazë WXGA (1280x800) dhe një raport 16:10 të aspektit të gjërë, është ideal për përdorimin me kompjuterët portativë me ekran të gjërë të sotëm. Prezantuesit mund të shmangin shkëlqimin dhe hiqet nuk do të hidhen në imazhin e projektuar, gjë që e bën atë të përkryer për përdorim në klasa dhe dhoma takimesh të korporatave.

Jepen imazhe me cilësi të lartë dhe fleksibilitet


Një përmbushës jashtëzakonisht i gjithanshëm, 2,500 lumenë të tij sigurojnë imazhe të shkëlqyeshëm, të qartë, ndërsa raporti mahnitës 2000:1 i kontrastit jep të zeza të thella. Instalimi fleksibël do të thotë se ka një sferë të gjërë përdorimesh në klasa, zyra dhe hapësira tregare. Mund të instalohet në tavan ose tryezë për projektimin tipik në mur të përdorur për mësime ose takime. Projektimi nga pas është ideal për promovimin e videove në dritare të dyqaneve, restorantë, muzeumë dhe mjedise të ngjashëm, ndërsa projektimi nën tryezë mund të shndërrojë sipërfaqet e tryezave ose dyshemetë në ekranë të dobishëm të shfaqjeve.

3D e shkëlqyer nga afër


Teknologjia me fokus mjaft të shkurtër e LV-8235 UST do të thotë se mund të projektojë një ekran të madh 3D në hapësira të kufizuara. Teknologjia e përparuar e imazhit e bën të mundur të riprodhohen ngjyra natyrale edhe kur projektohet në një dërrasë të zezë ose mur me ngjyrë. Rezultati është paraqitje të pabesueshme për vizitorët në qendrat arsimore dhe tragtare, veprimtaritë ose shfaqjet e produkteve. LV-8235 UST përdor Metodën e Shfaqjes së Kuadrove të Njëpasnjëshëm, e cila kalon më shpejtësi të lartë ndërmjet imazheve për syrin e majtë e të djathtë dhe kërkon syza të llojit të shkrehësit aktiv për t'u parë në 3D të plotë.

Tingull dhe vizion i jashtëzakonshëm


Një altoparlant i integruar prej 10W siguron një përvojë më të pasur, duke përmirësuar paraqitjet me tingull të gjallë, edhe në mjedise ku nuk ka një sistem të disponueshëm të zërit. LV-8235 UST gjithashtu mund të projektojë imazhe të pastra nga burime digitale, duke përdorur hyrjen HDMI.

Mirëmbajtje e thjeshtë, ekonomike


Me një llampë me jetë të gjatë prej deri në 3.000 (në Modalitetin Eko) dhe një filtër të ajrit me jetë të gjatë prej deri në 4.000 orë (në Modalitetin Eko), LV-8235 UST është mjaft ekonomik për t'u përdorur dhe mirëmbajtja është e thjeshtëzuar. Një portë e rrjetit e integruar RJ-45 gjithashtu ju lejon të vëzhgoni dhe të kontrolloni projektorin nga larg.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon LV-8235 UST, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

HDMI Port

Porta HDMI

Industry standard control protocol

Protokolli i kontrollit standard i industrisë

Komandat seriale

Shkarkoni komandat seriale të nevojshme për cilësimin e telekomandës së LV-8235 UST

LV-8235 UST Basic [PDF, 204KB]

LV-8235 UST Extended [PDF, 382KB]