Canon LV-7297A

LV-7297A

LV-7297A ofron rezolucionin XGA, 2600 lumenë, HDMI™ dhe audio të fuqishme 10W. Eshtë ideal për mjediset e korporatave dhe ato arsimore që kërkojnë rendiment të shkëlqyer, konfigurim të thjeshtë dhe kosto të ulta të përdorimit.

Përfitimet

  • Rezolucion bazë XGA
  • 2600 lumenë
  • Raporti i kontrastit 2000:1
  • Lenta Canon me zmadhim 1,2x
  • Konfigurimi Automatik
  • Futja HDMI™ dhe priza e rrjetit RJ-45
  • Altoparlant i integruar 10W
  • Jetë e zgjatur e llampës: Deri në 6000 orë
  • Tipare të qëndrueshme: Nën 1W në gatishmëri (rrjeti i fikur)
  • 29dBA në Modalitetin Eko

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon LV-7297A

Projektim i ndritshëm, i mprehtë


Rezolucioni XGA (1024 x 768 piksel) siguron imazhe të mprehta, të qarta. Me 2600 lumenë, projektori LV-7297A Portativ i Përparuar jep imazhe të shkëlqyeshme edhe në mjedise të ndritshme, gjë që e bën atë ideal për projektimin në dhoma të ndriçuara mirë në shkolla, laboratorë dhe salla.

Imazhe të gjalla, të hollësishme


Irisi Automatik automatikisht rregullohet ndaj kushteve të dritës, për të siguruar cilësi të imazhit të gjallë, pavarësisht nga mjedisi. Së bashku me raportin e lartë të kontrastit 2000:1, mund të siguroheni për të zezat e thella dhe ngjyrat e pasura. Lenta e projektimit e Canon me zmadhim 1,2 herë prodhon rezultate të shkëlqyeshme në pothuajse çdo rrethanë.

I thjeshtë për t'u konfiguruar dhe përdorur


Edhe përdoruesit e rinj do t'a kenë të lehtë të konfigurojnë LV-7297A. Mes sferës së tipareve automatike, Kërkimi Automatik i Futjes do të identifikojë çdo sinjal të futur dhe do të rregullojë cilësimet siç duhet. Korrigjimi Automatik i Keystone rregullon automatikisht çdo shtrembërim të imazhit të shkaktuar kur projektori nuk është në përputhje me zonën e shfaqjes.

Lidhjet e zërit


Një altoparlant i fuqishëm i brendshëm 10W riprodhon zërin kur nuk ka në dispozicion altoparlantë të jashtëm. Përndryshe, mund të përdoret një dalje për të lidhur sisteme të audios në dhomë ose mjedis. Prezantuesit mund të shtojnë komentet e tyre duke lidhur një mikrofon në prizën e audios (futja e mikrofonit), ndërsa futja HDMI™ bën të mundur të projektohet video me cilësi të lartë nga burime dixhitale, si kompjuter, riprodhues i DVD-ve, rregjistruesi Blu-ray e më shumë.

Përdorimi më i mirë i burimeve


Qëndrueshmëria e LV-7297A rritet nëpërmjet një llampe me jetë të gjatë (deri në 6.000 orë në Modalitetin Eko) dhe filtrit të ajrit (që zgjat deri në rreth 5.500 orë). Këto pakësojnë në mënyrë të konsidrueshme kohën e mirëmbajtjes dhe përdorim më mirë burimet. Konsumi i energjisë është pak nën 1W (në gatishmëri) dhe projektori gjithashtu përdoret në qetësi gjatë prezantimeve me vetëm 29dBA.

Kontrolli dhe menaxhimi nga larg


Kontrolloni dhe menaxhoni projektorin përmes rrjetit, duke përdorur prizën e kontrollit RJ-45 dhe terminalin me kabllo LAN. Kjo ju lejon të ndizni e fikni projektorin dhe të ndryshoni cilësimet, edhe kur jeni në një vend tjetër. Gjithashtu mund të vëzhgoni përdorimin dhe gjendjen e llampës nga larg. Ideal për integrimin në sistemet e kontrollit të dhomës dhe lidhjet me LAN të korporatës, projektori lejon gjithashtu përdorimin e PJLINK™.

Prezantime të sigurta


Përdorimi i pa-autorizuar i projektorit parandalohet nëpërmjet mbrojtjes me fjalëkalim, ndërsa Kyçi i Tasteve të Panelit të Kontrollit qetësinë e mendjes se prezantimi nuk do të ndalohet duke shtypur aksidentalisht butonin e gabuar.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon LV-7297A, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

HDMI Port

Porta HDMI

Industry standard control protocol

Protokolli i kontrollit standard i industrisë

Komandat seriale

Shkarko komandat seriale të nevojshme për konfigurimin e telekomandës së LV të serive A dhe M

LV A, M and S series Basic [PDF, 238KB]

LV A and M series Extended [PDF, 431KB]