Canon LV-7292A

LV-7292A

LV-7292A ofron rezolucionin XGA, 2200 lumenë, HDMI™ dhe audio të fuqishme 10W. Eshtë deal për mjediset e korporatave dhe ato arsimore që kërkojnë rendiment të lartë, konfigurim të thjeshtë dhe kosto të pakësuara të përdorimit.

Përfitimet

  • Rezolucion bazë XGA
  • 2200 lumen
  • Raporti i kontrastit 2000:1
  • Lenta Canon me zmadhim 1,2x
  • Konfigurimi Automatik
  • Futja HDMI™ dhe priza e rrjetit RJ-45
  • Altoparlant i integruar 10W
  • Jetë e zgjatur e llampës: Deri në 6000 orë
  • Tipare të qëndrueshme: Nën 1W në gatishmëri (rrjeti i fikur)
  • 29dBA në Modalitetin Eko

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon LV-7292A

Projektim i qartë, i ndritshëm


Rezolucioni bazë XGA (1024 x 768 piksel) me shkëlqim 2200 lumenë lejon që LV-7292A të projektojë imazhe të qarta, me hollësi, edhe në zona të ndritshme. Ky projektor i serisë Portativ i Përparuar është ideal për përdorim në klasa, salla takimesh dhe laborator.

Kontrast i lartë


Cilësia e imazhit të gjallë ruhet pavarësisht nga kushtet e dritës falë Irisit Automatik, që reagon automatikisht ndaj ndryshimeve. Raporti i lartë i kontrastit 2000:1 rregjistron hollësinë në të zeza të thella dhe ngjyra të pasura, ndërsa lentja e projektimit e Canon me zmadhim 1,2 herë siguron cilësi të shkëlqyeshme të imazhit.

I thjeshtë për t'u përdorur


LV-7292A ka një sferë të tipareve automatike që e bëjnë të thjeshtë për t'u konfiguruar dhe përdorur, pavarësisht nga përvoja e përdoruesit. Kërkimi Automatik i Futjes identifikon automatikisht sinjalet e futur, ndërsa Korrigjimi Automatik i Keystone rregullon çdo shtrembërim të imazhit të shkaktuar nga pjerrësia e projektorit.

Lidhje të fuqishme


Altoparlanti i integruar i brendshëm 10W mund të sigurojë tingull për të shoqëruar projektimet. Përndryshe, një linjë e jashtme mund të përdoret për t'u lidhur me sisteme të jashtme të audios. Prezantuesit mund të shtojnë komentet e tyre duke lidhur një mikrofon në prizën e hyrjes së audios (futja e mikrofonit). Futja HDMI™ gjithashtu bën të mundur të lidhen kompjuterë, riprodhues të DVD-ve, rregjistruesa Blu-ray e më shumë, për projektime digitale me cilësi të lartë.

Burime me jetë të gjatë


Një llampë me jetë të gjatë (deri në 6.000 orë në Modalitetin Eko) dhe filtri i ajrit (që zgjat rreth 5.500 orë) e bëjnë LV-7292A një opsion mjaft të qëndrueshëm. Më pak mirëmbajtje është e nevojshme dhe kostot pakësohen. Me konsumin e energjisë pak nën 1W (në gatishmëri), projektori gjithashtu ërdoret në qetësi në Modalitetin Eko, me vetëm 29dBA.

Kontroll dhe menaxhim i thjeshtë


Projektori është i thjeshtë për t'u kontrolluar dhe menaxhuar në rrjet. Duke përdorur prizën e kontrollit RJ-45 dhe terminalin me kabllo LAN, mund të ndizni dhe të fikni projektorin, të ndryshoni cilësimet, si dhe të vëzhgoni përdorimin dhe gjendjen e llampës - edhe kur jeni në një vend tjetër. Ideal për integrimin në sistemet e kontrollit të dhomës dhe lidhjet me LAN të korporatës, projektori lejon gjithashtu përdorimin e PJLINK™.

Rendiment i sigurtë


Me vendosjen e mbrojtjes me fjalëkalim, vetëm përdoruesit e autorizuar mund të ndezin ose të përdorin projektorin, ndërsa Kyçi i Tasteve të Panelit të Kontrollit ju ndalon që të shtypni aksidentalisht butonin e gabuar gjatë një prezantimi.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon LV-7292A, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

HDMI Port

Porta HDMI

Industry standard control protocol

Protokolli i kontrollit standard i industrisë