Ideal për biznese të vogla, ndani veçoritë e lehta për tu përdorur të këtij desktopi multifunksional me anë të një rrjeti wireless ose me kabëll, me printime të shkëlqyera me ngjyra nga PC ose pajisjet e lëvizshme.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon i-SENSYS MF8280Cw
Rritni produktivitetin në staf me këtë pajisje kompakte, elegante, multifunksionale e cila mbështet printimet nga pajisjet e lëvizshme dhe përshtatet mirë në çdo tavolinë zyre. I lehtë për tu përdorur, me një navigim intuitiv dhe një ekran të qartë me ngjyra, i-SENSYS MF8280Cw me gatishmëri rrjeti dhe Wi-Fi e bën të thjeshtë të ndani printimet me ngjyra, të kopjoni, skanoni dhe dërgoni faks nëpër grupet e punës.
Me printimin nga pajisjet e lëvizshme është e lehtë të lidhni smartphone-t dhe tablet-at me i-SENSYS MF8280Cw pothuajse nga kudo në zyrë. Printoni emailë, faqe interneti dhe dokumente të tjera direkt nga iPhone ose iPad duke përdorur mbështetjen e Apple AirPrint™ e cila zbulon automatikisht printerin në rrjetin tuaj. Aplikacioni i Canon Mobile Printing printon gjithashtu me valë në printer nga pajisja juaj Apple iOS. Për lirinë e printimit nga kudo që të jeni, me anë të Internetit, duke përdorur smartphone, tablet ose desktop, i-SENSYS MF8280Cw suporton Google Cloud Print.
Për punë më produktive i-SENSYS MF8280Cw printon dhe kopjon me 14 faqe për minutë, për dokumentet me ngjyra dhe mono dhe ka një Furnizuese Automatik Dokumentesh me 50-fletë. Harxhohet shumë pak kohë për pritjen e rezultatit falë teknologjive Quick First-Print të Canon dhe një First Copy Out Time. Cilësia e avancuar e imazhit, me rezolucion deri në 1200 x 1200 dpi, siguron rezultat të shndritshëm, të gjallë gjithmonë.
Butonat me një prekje dhe menutë intuitive e bëjnë të lehtë për këdo që t'i përdorë dhe mirëmbajë. Produktiviteti rritet me anë të skanimit të lehtë dhe kopjimit-eko, e cila kombinon disa faqe në një printim të vetëm duke kursyer letra dhe para. Një ekran me ngjyra me 7-rreshta shfaq në mënyrë të qartë të gjitha informacionet kryesore për të cilat kanë nevojë përdoruesit. Fisheku i bojës të-gjitha-në-një thjeshtëson mirëmbajtjen dhe rrit besueshmërinë.
Ndani lehtësisht dokumentet duke skanuar nëpër një lidhje rrjeti ose direkt në pajisjen e memorjes USB.
Kurseni shpenzimet pa ndikuar në performancën, ndërkohë që prisni gjurmët e karbonit, duke përdorur teknologjinë e Canon On-Demand. I pajtuar me ENERGY STAR®, the i-SENSYS MF8280Cw është ndër pajisjet multifunksionale më efikase për energjinë në klasin e saj me një konsumim energjie që është lider në treg me vetëm 1 W në metodën e fjetjes.
Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS MF8280Cw, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Ekran me ngjyra i lehtë për përdoruesin
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar
Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi
Skanimi i rrjetit
Furnizues automatik dokumentesh
Buton për kyçe më të shpejt të skanimit
Butoni për përdorimin shkurtor Paper Save Copy
Lidhje USB
Përdorni dhe ndani përmes rrjetit
kopje ngjyra
Me cilësi të lartë të shtypura
FAKS Super G3
Skanim në USB
Kualiteti profesional i skanimit
Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.