Canon i-SENSYS MF724Cdw

i-SENSYS MF724Cdw

Kjo pajisje laser me ngjyra A4, një prezantim ideal i pajisjeve kompakte me shumë funksione dhe me veçori të plota, zë një hapësirë të vogël dhe karakterizohet nga një larmi opsionesh inteligjente të skanimit, printimit dhe të lidhjes për t'ju ndihmuar të punoni në mënyrë më produktive.

Përfitimet

  • Pajisje kompakte shumëfunksionale me laser A4, e besueshme dhe e lehtë në përdorim me Wi-Fi
  • Kopjimi dhe printimi në dy anë me 20 faqe/min ju ndihmon të jeni produktiv
  • Ushqyesi i dyfishtë i dokumenteve me 50 fletë i realizon më shpejt detyrat e mëdha
  • Ekrani intuitiv me ngjyra dhe me prekje ofron një akses të lehtë te veçoritë e fuqishme
  • Fishekët të-gjitha-në-një, të cilët mund të zëvendësohen me lehtësi, sigurojnë vazhdimisht rezultate me cilësi të lartë
  • Mbështetja për pajisjet celulare dhe renë kompjuterike e bën më të lehtë punën në lëvizje
  • Funksioni i printimit të sigurt i mbron me një kod PIN dokumentet tuaja delikate
  • Aftësi të fuqishme skanimi për ndarjen dhe arkivimin e dokumenteve në letër
  • Përputhshmëria e rrjetit përfshin mbështetjen për PCL5c/6 dhe Adobe® PostScript®
  • Veçoritë e kursimit të energjisë si Fikja automatike, për t'ju ndihmuar të administroni një biznes më të qëndrueshëm

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon i-SENSYS MF724Cdw

Pajisja e shkëlqyer për të gjitha përdorimet


Me veçori që zakonisht gjenden në pajisjet më të mëdha, bizneset e vogla dhe zyrat në shtëpi mund të jenë të sigurt në zgjehdjen e i-SENSYS MF724Cdw. Kjo pajisje të-gjitha-në-një, me laser me ngjyra A4, ofron cilësinë dhe qëndrueshmërinë e Canon për t'ju siguruar printime, skanime dhe kopjime pa asnjë problem. Koha e shpejtë e fillimit të punës, printimi në dy anë dhe skanimi me 20 faqe/min, si dhe një ushqyes i dyfishtë dokumentesh me 50 fletë, ju ndihmojnë të realizoni detyrat kryesore të administrimit dhe të zyrës me sa më pak probleme.

Arrini rezultate të shkëlqyer me lehtësi


Shfrytëzimi i potencialit të plotë të MF724Cdw nuk mund të ishte më i lehtë, falë ekranit 8,9 cm me ngjyra dhe me prekje të montuar përpara që ofron akses te veçoritë e fuqishme të pajisjes. Ruajtja e cilësisë uniforme nga pajisja juaj MF724Cdw është po aq e lehtë: modeli i fishekut të-gjitha-në-një i Canon i zëvendëson të gjithë përbërësit kryesorë në një veprim të vetëm, ndërkohë që ju lejon të porositni dhe të menaxhoni më pak artikuj.

E krijuar për të punuar në lëvizje


Pajisja MF724Cdw ju ofron të njëjtën eksperiencë intuitive përdorimi në laptopin, tabletin dhe në smartfonin tuaj - kur jeni në zyrë ose edhe kur jeni në lëvizje. Mbështetja e plotë për iOS, Android, Google Cloud Print dhe Wi-Fi ju siguron lirinë e plotë që të punoni si dhe ku të dëshironi. Aplikacioni pa pagesë Canon PRINT Business (iOS/Android) i bën të gjitha këto opsione lehtësisht të aksesueshme brenda dhe jashtë zyrës. Dhe nëse jeni të shqetësuar për ruajtjen e konfidencialitetit për dokumentet delikate, Funksioni i printimit të sigurt ju lejon t'i mbroni punët e printimit me një kod PIN.

Skanoni, ndani dhe printoni nëpërmjet resë kompjuterike


Aftësitë e shpejta dhe të detajuara të skanimit të pajisjes MF724Cdw janë të integruara në vijimësi me një seri opsionesh të ruajtjes, ndarjes dhe printimit në renë kompjuterike. Kështu që ju dhe kolegët tuaj mund të keni akses me lehtësi në dokumentet dixhitale në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo pajisje. Përveç integrimit të pandërprerë të skanimit me kompjuterin tuaj me anët të Mjetit të skanimit MF ose me pajisjen tuaj celulare me anë të aplikacionit Canon PRINT Business, mund të skanoni drejtpërdrejt në adresat e emailit, në dosjet e rrjetit ose në njësitë USD, drejtpërdrejt nga pajisja juaj MF724Cdw për një elasticitet dhe zgjidhje maksimale.

Aftësitë inteligjente të rrjetit


Integrimi në rrjetet e teknologjisë së informacionit realizohet me lehtësi falë mbështetjes së pajisjes MF724Cdw për gjuhët e printerit PCL5c/6 dhe Adobe PostScript. Një ndërfaqe përdorimi në largësi e bazuar në ueb e bën të lehtë që menaxherët e teknologjisë së informacionit të monitorojnë, të menaxhojnë, të mirëmbajnë dhe të përditësojnë pajisjen pa pasur nevojë për të bërë një vizitë në terren - një kursim mjaft i vlefshëm i kohës. Përputhshmëria me platformën e menaxhimit të shërbimit në largësi e-Maintenance të Canon do të thotë se MF724Cdw do të përfshihet pa asnjë ndërprerje në mjedisin e grupit të pajisjeve ose shërbimeve të printimit të menaxhuar të Canon. Një seri veçorish të kursimit të energjisë ju ndihmon të minimizoni koston totale të pronësisë dhe të ruani qëndrueshmërinë e biznesit tuaj.

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS MF724Cdw, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Automatic double sided printing

Printim automatik nga të dyja anët

Colour Copy

kopje ngjyra

Duplex Automatic Document Feeder

Ushqyes Automatik Dokumentesh Dupleks

Use and share over network

Përdorni dhe ndani përmes rrjetit

USB connection

Lidhje USB

Colour Touch Panel

Paneli me prekje me ngjyra

+1 Optional Paper Cassette

+1 Kasetash opsional Letra

PCL Printing

Printim PCL

PostScript Printing

Printim PostScript

Network scanning

Skanimi i rrjetit

Scan

Skanim

Scan to USB key

Skanim në USB

Paper Save Copy shortcut key

Butoni për përdorimin shkurtor Paper Save Copy

Scanning shortcut key

Buton për kyçe më të shpejt të skanimit

Scan to email & folder

Skano në email dhe dosje

Secure print

Printim i sigurt

Use and share wirelessly

Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi

Use and share wirelessly

Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi

Tablet and smartphone ready

Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar

Cartridge Replacement

i-SENSYS Cartridges

Pse të zgjidhni fishekë origjinalë të bojës për printerin laser të Canon

Zbuloni më shumë

2016-2017-3-year-warranty-campaign