Canon i-SENSYS MF623Cn

i-SENSYS MF623Cn

Kjo pajisje shumëfunksionale inteligjente me laser A4 e bën jashtëzakonisht të lehtë të printoni, të skanoni dhe të ndani dokumente nga çdo vend, kur punoni nga kompjuteri, smartfoni ose tableti juaj.

Përfitimet

  • Një pajisje shumëfunksionale me ngjyra A4 e projektuar për bizneset e vogla dhe zyrat në shtëpi
  • Një zgjidhje e shkëlqyer të-gjitha-në-një që ofron një printim produktiv me ngjyra të plotë me 14 faqe/min
  • Përdorimi i lehtë me ekranin intuitiv me prekje me ngjyra
  • Qëndrueshmëri dhe cilësi uniforme nëpërmjet fishekëve zëvendësues të-gjitha-në-një të Canon
  • Mbështetje e pandërprerë për punën në lëvizje nga laptopi, smartfoni ose tableti juaj
  • Në përputhje me Apple® AirPrint™, Mopria dhe Google Cloud Print
  • Skanimi i fuqishëm për regjistrimin, ndarjen dhe arkivimin e dokumenteve në letër
  • Lidhja në renë kompjuterike e bën të lehtë të keni akses dhe të ndani dokumentet në lëvizje
  • Konsum i ulët i energjisë
  • Aftësi printimi dhe skanimi me lehtësi në rrjet

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon i-SENSYS MF623Cn

Pajisja të-gjitha-në-një tek e cila mund të mbështeteni


Bizneset e vogla dhe përdoruesit individualë do ta kenë më të lehtë për realizojnë më shumë me pajisjen shumëfunksionale me laser A4 i-SENSYS MF623Cn. Si kur përpiqeni t'u bëni përshtypje klientëve me dokumentet e shitjeve dhe marketingut me ngjyra të plota, ashtu edhe kur skanoni, ndani dhe arkivoni skedarë të shumtë në letër, do të shikoni se pajisja MF623Cn është një ndihmë e paçmuar për biznesin tuaj. Madhësia kompakte, pamja elegante dhe printimi produktiv me ngjyra me 14 faqe/min e bëjnë atë një pajisje të parë shumëfunksionale të përsosur për bizneset e vogla dhe zyrat në shtëpi.

E lehtë në përdorim dhe në administrim


Do të habiteni se sa me lehtësi mund t'i përdorni veçoritë inteligjente të MF623Cn. Shumë prej tyre kontrollohen nëpërmjet një ekrani 8,9 cm me prekje me ngjyra të montuar përpara, i cili mund të personalizohet me lehtësi për t'iu përshtatur mënyrës tuaj të punës. Kështu që shfrytëzimi i potencialit të plotë të pajisjes tuaj MF623Cn nuk kërkon asnjëherë më shumë se thjesht disa trokitje. Mirëmbajtja e pajisjes suaj është po aq e lehtë. Uniformiteti i qëndrueshmërisë dhe ripërsëritja e cilësisë sigurohen sa herë që e ndërroni tonerin, falë modelit të fishekut të-gjitha-në-një të Canon që i zëvendëson të gjithë përbërësit në të njëjtën kohë.

E krijuar për punën në lëvizje


Nëse jeni si pjesa më e madhe e punonjësve të sotëm, ju lëvizni mes pajisjeve dhe vendeve të ndryshme sipas kërkesave të punës. Pajisja MF623Cn është krijuar duke menduar për ju dhe ofron të njëjtën eksperiencë të pandërprerë në kompjuter, laptop, tablet dhe në smartfonin tuaj. Certifikimi për AirPrint dhe Mopria siguron që pajisjet iOS dhe Android të jenë plotësisht të mbështetura, bashkë me mbështetjen për Google Cloud Print. Aplikacioni pa pagesë Canon PRINT Business (iOS dhe Android) jua sjell të gjithë këtë lehtësi në majë të gishtave.

Regjistroni, ndani, ruani dhe magazinoni


Kur skanoni dokumente letër për t'i dërguar me email, ndani nëpërmjet resë kompjuterike ose ruani në një arkiv dixhital, pajisja MF623Cn e bën të thjeshtë punën tuaj. Kontrolloni skanimet tuaja nga kompjuteri me anë të mjetit të skanimit MF; ose nga pajisja juaj celulare me anë të aplikacionit pa pagesë Canon PRINT Business. Më pas, pasi t'i keni skanuar dokumentet, ngarkojini drejtpërdrejt në shërbimet e resë kompjuterike në linjë si Dropbox. Vetëm imagjinoni lirinë për skanimin, ruajtjen dhe marrjen e dokumenteve, pavarësisht se ku jeni. Kjo është ajo që e bën pajisjen MF623Cn një zgjidhje të shkëlqyer për bizneset aktive që kërkojnë të jenë produktiv kur janë në lëvizje.

E qëndrueshme, e menaxhueshme, e lehtë për t'u integruar


Megjithëse vendi i saj është në bizneset e vogla dhe zyrat në shtëpi, pajisja MF623Cn ofron një paketë të zgjeruar të aftësive të printimit dhe skanimit në rrjet. Konsumi i ulët i energjisë i pajisjes MF623Cn në modalitetet e Gjumit dhe Në gatishmëri, si dhe veçoria e saj e Fikjes automatike për kursimin e energjisë, e bëjnë atë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të arsyeshme për sa i përket kostove.

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS MF623Cn, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Automatic Document Feeder

Furnizues automatik dokumentesh

Colour Copy

kopje ngjyra

Use and share over network

Përdorni dhe ndani përmes rrjetit

USB connection

Lidhje USB

Colour Touch Panel

Paneli me prekje me ngjyra

Legal size platen

stendë - madhësi Legal

Network scanning

Skanimi i rrjetit

Scan

Skanim

Scan to USB key

Skanim në USB

Paper Save Copy shortcut key

Butoni për përdorimin shkurtor Paper Save Copy

Scanning shortcut key

Buton për kyçe më të shpejt të skanimit

Scan to email & folder

Skano në email dhe dosje

Tablet and smartphone ready

Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar

Hapat e Ardhshëm

Zgjidhje Portative

Printoni me lehtësi nga pajisjet celulare

Plani i thjeshtë i shërbimit

Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.

Easy Service Plan

2016-2017-3-year-warranty-campaign