Canon i-SENSYS MF3010

i-SENSYS MF3010

Bëni printime, kopjime dhe skanime kur të dëshironi, drejtpërdrejt nga tryeza juaj me këtë printer laser mono kompakt. Ideal për zyrat në shtëpi dhe zyrat e vogla, është i thjeshtë për t'u përdorur dhe efikas në energji.

Përfitimet

  • Mono laser për tryeza 3 në 1: printoni, kopjoni & skanoni
  • Dizajn modern, që të bie në sy
  • Ekran vertikal i thjeshtë për t'u përdorur
  • 18 fnm, Koha e nxjerrjes së printimit të parë 7,8 sekonda
  • Efikase në energji

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon i-SENSYS MF3010

Dizajn ultra kompakt, modern


Ky dizajn i zgjuar dhe elegant, i gjithë i zi i MF3010 me bën atë një pajisje me shumë funksione laser shumë të zgjuar 3 në 1. Ndodhet një printer mono me cilësi të lartë, një skaner dhe një fotokopjues në një njësi që kursen hapësirën. I shpejtë dhe ekonomik në përdorim, kjo pajisje kompakte që të bie në sy përshtatet lehtësisht në tryezë. Eshtë i përsosur për përdoruesin personal ose të zyrave të vogla dhe zyrave në shtëpi që dëshirojmë më shumë sesa thjesht një printer dhe kërkojnë të kursejnë kohë dhe para.

I lehtë për t'u përdorur


Mund të përdorni MF3010 nga komforti i karriges tuaj, falë ekranit të thjeshtë, vertikal. Kjo ju jep mundësinë e rehatshme të përdorimit të të gjitha tipareve që ju nevojiten pa patur nevojë që të qëndroni mbi makinë, duke ju kursyer kohë dhe përpjekje.

Cilësi dhe shpejtësi


Jini të sigurtë për printime laser mjaft profesional me rezolucion të printimit të përmirësuar deri në 1200 x 600 dpi. Kjo tregon hollësi më të mëdha dhe prodhon tekst të mprehtë dhe grafikë të imët. Ka pak kohë pritje për dokumentët, me një shpejtësi të prodhimit të printimit mono prej 18 fnm. Teknologjitë e Printimit të Shpejtë të Faqes së Parë të Canon gjithashtu nënkuptojnë një Kohë të shpejtë të nxjerrjes së printimit të parë prej 7,8 sekonda.

Skanim dhe kopjim me ngjyra të gjithanshëm


Rrisni efektshmërinë tuaj me skanerin me ngjyra me cilësi të lartë. E bën të thjeshtë skanimin dhe kopjimin e dokumentëve tuaj - duke përmirësuar menjëherë rendimentin tuaj. Nuk ka pritje me Kohën e kopjes së parë prej më pak se 12 sekonda. Gjithashtu mund të skanoni drejtpërdrejt në email ose PDF të kërkueshme, duke përdorur MF Toolbox, për rimarrjen e shpejtë të dokumenteve dhe fotografive tuaja.

Kurseni energji dhe pakësoni kostot


Me të vërtet ekonomik, MF3010 drejton rrugën në efektshmërinë e energjisë, pa kompromis në rendiment – duke ju lejuar të kurseni para, si dhe të zvogëloni gjurmën tuaj të karbonit. Pajisja me shumë funksione është e pajtueshme me Energy Star me një Konsum tipik të energjisë (TEC) prej 0,6 kWh. Në modalitetin e fjetjes konsumon vetëm 1,4 vatë energji.

Kutia e bojës Të-gjitha-në-një


Për përdorimin pa mirëmbajtje dhe një prodhim të vazhdueshëm më cilësi të lartë, të gjitha pjesët thelbësore janë të vendosura në të njëjtën kuti kompakte. Kjo kuti Të-gjitha-në-një, që përmban tonerin, cilindrin dhe njësitë e pastrimit, zëvendësohet lehtësisht dhe në mënyrë të pastër brenda disa sekondash. Përdorni një kuti boje laser autentike Canon dhe pajisja juaj me shumë funksione është po aq e mira sa të ishte e re.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS MF3010, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Copy

Kopjimi

Professional Scan quality

Kualiteti profesional i skanimit

USB connection

Lidhje USB

Broshura

Hapat e tjerë

Plani i thjeshtë i shërbimit

Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.

Easy Service Plan