Një printer laser mono 4-në-1 plotësisht i lidhur për zyra të vogla.
Një printer rrjeti laser mono i krijuar për të siguruar çdo gjë që duhet në një zyrë të vogël: printime, kopjime, skanime dhe fakse nga kompjuterët, smartfonët dhe tabletët.
Nëse drejtoni një biznes të vogël ose punoni nga zyra juaj në shtëpi, do ta vlerësoni vërtet cilësinë e printimit të shpejtë dhe të besueshëm në mono, ekranin me prekje dhe veçoritë e printimit, kopjimit, skanimit dhe faksit.
Hyni në informacionet e printerit, ndryshoni parametrat e rrjetit, konfiguroni librin e adresave dhe kontrolloni nivelet e tonerit - të gjitha nga Ndërfaqja e përdoruesit në largësi (RUI).
Raportet ECO të printerit e bëjnë të lehtë të monitoroni dhe të ndiqni përdorimin, ndërsa modalitetet e Fikjes automatike dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë ju ndihmojnë të mbani në minimum ndikimin e karbonit në mjedis.
Printoni me lehtësi nga smartfonët, tabletët, laptopët dhe kompjuterët desktop me mbështetjen pa tela për Mopria™, Apple AirPrint™, Google Cloud Print™ dhe aplikacionin Canon PRINT business.
Printimi i parë i shpejtë do të thotë se printeri zgjohet nga modaliteti i gjumit dhe e fillon punën në çast, ndërsa rendimenti i shpejtë i printimit me 23 faqe/min siguron maksimumin për produktivitetin në zyrën tuaj.
Kutitë e bojës të-gjitha-në-një të Canon sigurojnë imazhe dhe dokumente teksti të shkëlqyera në mono. Provoni një cilësi dhe qëndrueshmëri uniforme me ndryshimin e një kutie të vetme të bojës.
Furnizues automatik dokumentesh
Kopjimi
FAKS Super G3
Përdorni dhe ndani përmes rrjetit
Panel me prekje
Lidhje USB
Kualiteti profesional i skanimit
Buton për kyçe më të shpejt të skanimit
Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar
Kutia e bojës 737
Merrni printime mono të bukura dhe pa vija me kutinë e bojës të-gjitha-në-një 737 që punon në mënyrë të përsosur me Canon i-SENSYS MF231, MF232w, MF237w, MF244dw, MF247dw dhe MF249dw për t'ju siguruar afro 2400 faqe (e matur sipas ISO/IEC 19752)
Paketa e telefonit 6 (receptori i telefonit)
Receptor opsional telefoni për funksionin e faksit.
Kur blini një Plan të lehtë të shërbimit, ju garantohet një mbështetje dhe mbrojtje premium për produktin tuaj nga Canon. Ne ofrojmë një larmi shërbimesh të pakonkurrueshme në një gamë të gjerë paketash të konfiguruara paraprakisht të Planit të lehtë të shërbimit, nga instalimi e deri te riparimi dhe mirëmbajtja e produktit tuaj.
Përqendrohuni te biznesi, falë qetësisë që ju ofron garancia jonë 3-vjeçare