Jemi ulur në anë të lumit Eisbah në Mynih me drejtorin interaktiv të filmit Tom Rijpert dhe Drejtorin e Fotografisë (DOP), Serge Teulon. Ka dalë dielli dhe është çuditërisht ngrohtë për prillin edhe pse temperatura e ujit është akoma e ftohtë 4ºC. Është dita e fundit e xhirimit të City Surfers dhe ndërkohë që ka një ekuipazh të tërë që po përgatitet për mbërritjen e serfistëve tanë, po përfitojmë nga rasti për të folur me Tom dhe Serge për eksperiencat dhe në mënyrë specifike për EOS C300 Mark II.
Tomi fillon:
“Kur na kanë treguar shkurtimisht, ishim të gjithë shumë të interesuar sepse shumë prej gjërave që ka janë të reja. Na pëlqen vërtet të zhytemi në teknologjinë e re për t'u dhënë përdoruesve një lloj të re eksperience”.
Por për Tomin, teknologjia është vetëm një mjet për të arritur diçka. Ai dëshiron që t'ju vendosë pikërisht në momentin ku teknologjia zbehet në sfond dhe gjithçka që të mbetet është një histori e vërtetë njerëzore.
"Nga perspektiva e historisë, i gjithë ky komunitet serfi është një nënkulturë vërtet interesante për t'ia prezantuar shikuesve por është kryesisht diçka që nuk mund ta gjesh kollaj. Në thelb ka të bëjë me njerëz normalë që bëjnë këto gjëra të jashtëzakonshme e cila është një mundësi e shkëlqyer për fotografinë ose në rastin tonë, simulimin e fotografisë".
Eisbah është një vend i hapur me qindra serfistë që kalërojnë dallgët çdo ditë. Kur bëhet fjala për subjektet e tij, Tomi nuk mund të kishte më mirë se Taon, Karinën dhe Aleksin.
"Ata na kanë ndihmuar shumë që të futemi brenda komunitetit të serfit. Është një komunitet i lidhur ngushtë dhe normalisht nuk u pëlqejnë xhirimet e videove komerciale sepse gjithmonë ka diçka që ndodh në lumë dhe kjo është mënyra si e shikojnë, si lumin e tyre."
Serxhos i pëlqente gjithashtu potenciali i vendit tonë City Surfer:
"Fakti është se në qytet mund të shikosh ndërtesat pranë, mund të shikosh makina që lëvizin mbrapa kuadros, por kemi gjithashtu një kënd që bëhet shumë personal me serfistin. Jemi në gjendje ta vendosim kamerën në një nivel shumë më lart se uji përballë serfistit dhe mendoj se kjo na jep vërtet ndjesinë e të qenit me serfistin mbi dallgë".
Por për Serxhon sfidat qëndrojnë te ndriçimin në Eisbah:
"Kur filmon, duhet që gjithmonë ta krijosh ambientin, prandaj duhet ta ndriçosh. Nuk mund të mbështetesh në dritën natyrale ose në dritat e qytetit, duhet që ta plotësosh gjithmonë. Jemi përpjekur shumë që të mos krijojmë një ambient shumë të ndryshëm pasi nuk do që njerëzit të ndihen sikur nuk do ta bëjnë dot kurrë atë fotografi. Nuk donim ta bënim të dukej si shumë e aktruar ose tepër e ndriçuar prandaj puna jonë ishte që të përpiqeshim dhe ta bënim të dukej realiste. Për të bërë këtë, kemi përshtatur ngjyrën e dritave tona me ato të dritave të rrugës në urë. Ndriçimi nga pas kishte efektin e dritës së hënës. Kam përdorur 2 drita balone heliumi, një tungsten përpara sipër urës dhe një tjetër mbrapa, të balancuar me dritë dielli. Pastaj kam katër drita drita dore të vendosura mbi një shtyllë skele në urë dhe pastaj sipër kësaj kemi katër drita 10k mbi urë dhe dy drita 5k në anët e lumit të drejtuara nga serfistët.
Ndërkohë disa xhiruesve u pëlqejnë t'i shtyjnë kamerat e tyre deri në limit. Drejtori interaktiv i filmit, Tomi dhe Serxho shkuan një hap më tej ndërsa shpikën pajisje krejt të reja, të personalizuara për EOS C300 Mark II për ta sjellë në jetë këtë vizion të City Surfers të Mynihut. E gjithë eksperienca interaktive kombinon kaq shumë teknika të ndryshme filmi saqë kërkon shumë prova, na thotë Serxho:
“Kështu duke shkrepur me pajisje të ndryshme dhe kënde të ndryshme kemi bërë një zbulim shumë të thellë të vendit. Kemi bërë mjaft fotografi nga anë të ndryshme të dallgëve, nga mesi, nga e djathta, nga mbrapa, çdo gjë që mund të na jepte një kënd pak ndryshe ndërsa akoma po përkthenim vizionin kreativ të Tomit".
Tomi fillon të na i tregojë hap pas hapi mënyrën si po e përdorin një gamë të tërë kamerash Canon për të ndërtuar pajisjet e personalizuara të cilat mbështetin të gjithë eksperiencën. E para fillon me pajisjen 180º:
“Për të xhiruar në 180º, sfida e madhe është se në kuadro ka kaq shumë, po flas për ndriçimin, ekuipazhin, njerëzit, gjëra që normalisht nuk i duam. Është një mënyrë të menduari dhe mënyrë e kuadrimit të pozave krejt ndryshe".
Serxho shton:
"Fillimisht provuam dy kamera EOS C300 Mark II me lente shumë të gjera dhe pastaj provuam një kamerën me lente sy peshku. Pamë se një kamerë me lente sy peshku na bëri mjaft autonomë. Na lejoi të përdornim pajisje standarde për ta çuar kamerën më afër ujit dhe për të pasur mundësi ta mbrojmë në situata kur ishim pranë ujit. Ajo që është më e rëndësishme, në mënyrë kreative, na dha një pamje karakteristike të cilën mendojmë se i shton shumë vlerë filmit".
Kishte gjithashtu një pajisje zmadhimi të krijuar duke përdorur tre EOS C300 Mark II për të treguar dobitë e një zmadhimi optik kundrejt zmadhimit dixhital për fotografët e rinj që mund të përdorim smarfton. Tomi shpjegon:
"Për pajisjen e zmadhimit, mendoj se sfida e madhe është se duam që të treja kamerat të kenë të njëjtën pikë avantazhi. Kjo do të thotë që na duhej të punonim me pajisje me pasqyrë që normalisht përdoren për të xhiruar në 3D. Gjithashtu duhet që secila prej këtyre kamerave të tregojë histori të ndryshme. Në rast të xhirimeve afër me serfistin, e hapnim këndin pak më gjerë sesa vetëm te serfisti dhe shikuesit ose mund ta hapnim edhe më gjerë, besoj se shkuam në 28mm dhe u bë më shumë një histori për komunitetin e serfit në mes të qytetit. Dhe kjo mendoj se është një mënyrë interesante për ta parë për ne xhiruesit e filmave. Është diçka e lezetshme të kuptosh përsëri se çfarë ndryshimi sjell një lente dhe si e tregon një histori të ndryshme nga e njëjta perspektivë me një lente tjetër".
Në fund ata krijuan pajisjen e parë të aksionit të shpejtë:
"Dhe pastaj kishim pajisjen e aksionit të shpejtë e cila është vërtet fantastike pasi kemi shumë kamera konsumatori të cilat na lejojnë të xhirojmë video dhe të bëjmë fotografi por natyrisht që donim t'u tregonim cilësinë e fotografive, veçanërisht të fotografive Canon në këtë rast, të cilat nuk mund t'i marrësh nga videot".
Përtej teknologjisë, ajo që na ka lejuar vërtet të krijonim këtë eksperiencë të jashtëzakonshme është performanca fizike e serfistëve tanë. Duket qartë që Tomi është i mahnitur me ta:
"Aleksi dhe Karina janë njerëz shumë të këndshëm dhe serfistë të mëdhenj dhe Tao, Ai ishte fantastik. Në një moment bëra shaka dhe e pyeta të afrohej pak më shumë drejt nesh mbi dërrasën e tij e cila në fakt po shkonte në drejtimin e kundërt pas dallgës dhe ai ashtu bëri, erdhi më afër. Ishin të pabesueshme gjërat që mund të bënte dhe kontrollin që kishte te dërrasa e tij dhe kontrollin që kishte në vetë lumin. Në çdo rast, ai ia dilte mbanë, e bënte punën, sinkronizohej perfekt me vinçin tonë, ishte diçka e çmendur dhe e pabesueshme ta shikoje".
Kur bëhej fjala për EOS C300 Mark II, Serxho u ndje sikur po shkelte në terren të njohur.
“C300 Mark II është një kamerë që është shumë e njohur. Canon ka qenë, për mendimin tim, fantastike për këtë sepse nuk e kanë ndryshuar madhësinë dhe peshën. Gjithashtu nuk kanë ndryshuar as orientimin e butonave në kamerë e cila e bën kamerën shumë të njohur për këdo që ka përdorur versionet e mëparshme".
Megjithëse ka shumë veçori të reja për të cilat ja vlen të diskutosh, Serxho u ndal në këto pika.
“C300 Mark II xhiron brenda në 4K e cila është goxha punë – në fakt shumë kamera kanë nevojë për pajisje të jashtme që të xhirojnë në 4K. Sistemi i brendshëm i menusë është rafinuar duke u bërë shumë më i lehtë në përdorim. Nuk ka nevojë të ecësh nëpër faqe të ndryshme për të shkuar aty ku do”.
Sidoqoftë, kur bëhet fjala për kërkesat specifike të xhirimeve të City Surfer, ja ku është pika ku EOS C300 Mark II shkëlqeu vërtet:
“Pashë se C300 Mark II ishte një kamerë fantastike për të shkrepur në ndriçim të ulët. U përball shumë mirë me errësirën. Gjithashtu ka një gamë dinamike të shkëlqyer për dritë dielli dhe për situata të tilla kur lumi kishte shumë reflektim të fortë nga dielli dhe kur dritat godisnin sipërfaqen e lumit. E ndriçuam serfistin me mjaft shumë dritë për t'u munduar që t'i ndanim; kamera u mor me errësirën e sfondit dhe ndriçimet te serfisti pa asnjë problem fare."
Një nga shtesat më të fundit të kësaj kamere filmimi është Dual Pixel CMOS AF të cilën Serxho kishte mundësinë ta provonte:
"Kisha shansin të provoja autofokusin e C300 Mark II ndërsa isha në fazat testuese dhe gjithashtu midis provave. Isha shumë i mahnitur prej saj. Për mua ishte njëlloj me autofokusin e kamerave për fotografi".
EOS C300 Mark II e ndihmoi gjithashtu skuadrën të shkonte një hap përpara kur bëhej fjala për punën pas produksionit; ndërsa Serxho shpjegon:
"Përdorim Canon Log 2 i cili është një konfigurim shumë i mirë i gamës. Na lejoi ta shtynim kamerën deri në maksimum duke ditur se do të marrim një imazh të mirë dhe do të jemi në gjendje të rikuperojmë çdo gjë në gjendjen origjinale në fazën e punës pas produksionit".
Tomi e përmbledh këtë në mënyrë perfekte:
"Ka shumë informacione në të zezat dhe të bardhat. Edhe te ngjyrat ka shumë mënyre për të shkuar në punën produksionit e cila është shumë e rëndësishme kur xhiron film, veçanërisht nëse është film profesional, komercial, me cilësi të lartë. Mendoj se për ne ishte kamera perfekte."
Eksploro këtu eksperiencën tonë interaktive me City Surfers.