Kamera DSLR

Canon EOS C100

Një videokamerë prodhimi me kosto të përballueshme. Shijoni imazhet profesionale në HD, dizajnin kompakt dhe elasticitetin e lenteve.

Përfitimet

  • Super sensori CMOS 8,3MP 35mm; HD të Plotë

  • Ndjeshmëri e lartë, zhurmë e ulët

  • 24Mbps AVCHD në kartat SD

  • Funksione shkrepjeje automatike

  • Fokusi automatik Dual pixel CMOS AF për një fokusim të saktë dhe të qëndrueshëm*

  • Lenta EF të shkëmbyeshme

  • Gama e rregjistrimit të Canon

  • Kompakt, modular, me peshë të lehtë

  • Audio profesionale

  • Integrimi pa probleme me rrjedhën e punës

  • Ndihmë SHPC e videos

Veçoritë e detajuara

  • Super sensori CMOS 8,3MP 35mm; HD të Plotë

    Një super sensor 8,3MP 35mm CMOS, i krijuar dhe prodhuar nga Canon pikërisht për rregjistrimin e videove, siguron përpunimin RGB me 3 kanale për rregjistrimin me HD të Plotë. Sjell imazhe me rezolucion të lartë të jashtëzakonshëm me ndjeshmëri të lartë, zhurmë të ulët, ulje të ndikimeve të rrokullisjeve në shkrepje dhe thellësi fushe të bukur.

  • Ndjeshmëri e lartë, zhurmë e ulët

    Ndjeshmëri e përparuar, imazhet me zhurmë të paktë mund të regjistrohen deri në ISO 80000, duke lejuar përdorimin në pothuajse të gjitha kushtet e regjistrimit.

  • 24Mbps MPEG-4 AVCHD në kartat SD

    Regjistroni dosjet MPEG-4 AVCHD/H.264 në 24Mbps (4:2:0) në dy karta memorje SD/SDHC/SDXC – me opsione ritransmetimi dhe regjistrimi të njëkohësishëm.. Daljet përfshijnë HDMI me funksion kyçjeje, AV dhe USB.

  • Gama e rregjistrimit të Canon

    Gama e Integruar e Regjistrit Canon jep cilësi neutrale imazhi me lartësi 12 ndalesa (800% gamë dinamike) në një parametër baze prej ISO 850. Një opsion i Gamës të Gjerë Dinamike sjell regjistrime me të njëjtën lartësi të gjerë por nuk kërkon gradimin.

  • Lenta EF të shkëmbyeshme

    Zgjeroni opsionet tuaja kreative me anë të një game të gjerë me lenta të shkëmbyeshme. Montimi EF është i pajtueshëm me lentat 4K EF Cinema plus më shumë se 60 lente EF përfshirë Macro dhe Fish Eye. 3 filtra elektronikë të integruar ND rrisin gjithanshmërinë e regjistrimit.

  • Kompakt, modular, me peshë të lehtë

    Kamera EOS C100 ultra-kompakte dhe e lehtë është ideale për përdorim në hapësira të ngushta. Një bazë regjistrimi me peshë prej vetëm 1020g (pa lente), ndërsa hiqni kapësen, dorezën dhe kontrollin e shumë-këndeve për të siguruar manovrueshmërinë maksimale. Trupi i fortë, rezistent është i pajisur me përbërës magnezi për fortësi dhe ngurtësi të fortë.

  • Shkrepje automatike

    Për të lehtësuar përdorimin vetëm me një person, funksionet automatike përfshijnë One-Shot Auto Focus, Push Auto Iris dhe Auto White Balance. Kontrolli i plotë manual është i disponueshëm kur kërkohet me një funksion të fuqishëm Focus Assist për të ndihmuar fokusimin manual dhe për të siguruar imazhet e mprehta të detajuara.

  • Audio profesionale

    Opsione audio të regjistrimit profesional përfshijnë LPCM ose Dolby AC3. Doreza e sipërme përfshin dy hyrje XLR dhe mikrofon stereo.

  • Integrimi pa probleme me rrjedhën e punës

    Suporti Broad NLE lejon integrimin e lehtë në punimet ekzistuese.

  • Ndihma për SHPC

    EOS C100 kualifikohet për mbështetje falas nga Shërbimet Profesionale Canon (SHPC) me mundësi ekskluzive për një sërë dobish: asistencë SHPC për ndodhitë kryesore, një shërbim i madh riparimi (subjekt i disponueshmërisë) dhe SHPC lokale në vendet e zgjedhura Europiane.

  • Fokusi automatik Dual Pixel CMOS AF me përditësimin e shërbimit

    Kamera juaj EOS C100 mund të përditësohet që të përfshijë fokusin automatik unik Dual Pixel CMOS AF nga Canon, i cili ofron një lehtësi përdorimi të pabesueshme dhe një kontroll krijues mbi fokusimin. Është e lehtë që të ndiqni subjektet në mënyrë të vazhdueshme në qendër të kuadrit, duke i mbajtur në fokus të qartë. Një funksion bllokimi i fokusit AF-Lock ju lejon një kontroll më të lartë. Fokusimi me një shkrepje me një saktësi dhe shpejtësi më të lartë e bën po aq të lehtë të fokusoni subjektet jashtë qendrës së kuadrit.*Kërkon një përditësim shërbimi me tarifë në një qendër shërbimi të Canon.