Objektivat kinematografikë

Canon CN-E18-80mm T4.4 L IS KAS S

Një lente kinematografike e formatit të madh me çmim të arsyeshëm nga Canon, me veçoritë kinematografike servo të një cilësie të nivelit të lartë.

Përfitimet

  • Përputhshmëria e montimit Canon EF siguron mbështetje për fokusin automatik Dual Pixel CMOS të shpejtë dhe të saktë, furnizimin elektrik servo nga kamera te lentja, regjistrimin automatik të të dhënave meta të lentes për përpunimin përfundimtar me lehtësi, si dhe funksione të lentes si korrigjimi i ndriçimit periferik.

  • Një lente e posaçme për video me një gjatësi fokale 18-80 mm dhe zmadhimin optik 4,4x

  • Veçoritë e nivelit të lartë e bëjnë lenten Canon CN-E18-80mm T4.4 L IS KAS S ideale për videografët profesionistë dhe ata të një niveli të përparuar.

  • Doreza opsionale me zmadhim dhe kontrollin në largësi Canon ZSG-C10 (shitet më vete) ofron një kontroll të vazhdueshëm të zmadhimit, një buton të posaçëm të fokusit automatik AF me një shkrepje, si dhe elasticitetin për ta përdorur në duar, mbi shpatull ose me një trekëmbësh

  • Optika superiore e Canon siguron nivele të qëndrueshme të ndriçimit në T4.4 (F4) në të gjithë diapazonin e zmadhimit

  • Motorët DC dhe USM për kontrollin e fokusit dhe zmadhimin servo të shpejtë, të vazhdueshëm dhe të qetë

  • 3 modalitete të stabilizimit të imazhit për video të qarta dhe të pastra

  • E lehtë për t'u përdorur dhe për të punuar, me peshë 1,2 kg, e përshtatshme për dronë

  • Irida me 9 fletë ndihmon për të krijuar efekte bokeh të bukura kinematografike

  • Fuqia e lartë e rezolucionit optik dhe dizajni optomekanik për të përmbushur të gjitha kërkesat e regjistrimit në 4K

  • Zvogëlimi i konsiderueshëm i "frymëmarrjes së fokusit" do të thotë më pak shformim dhe më shumë qëndrueshmëri gjatë regjistrimit

Veçoritë e detajuara

  • Optika kinematografike profesionale për videografët

    Nga filmat dhe dokumentarët e deri te dasmat dhe videot e korporatave, Canon CN-E18-80mm T4.4 L IS KAS S (lente kompakte kinematografike servo) është e projektuar për t'iu përgjigjur nevojave të videografëve profesionistë si dhe të amatorëve të një niveli të përparuar. Me një zmadhim optik të fuqishëm 4,4x dhe gjatësinë fokale 18-80 mm, ajo është një lente ideale për të gjitha përdorimet, me peshë vetëm 1,2 kg por me përfshirjen e funksioneve precize të fokusit dhe të zmadhimit servo për një pamje dhe ndjesi profesionale në të gjitha skenat tuaja.

  • Të gjitha avantazhet e përputhshmërisë së montimit EF

    E projektuar të funksionojë me videokamera me lente të ndërrueshme dhe me kamerat DSRL me montimin Canon EF, lentja kompakte kinematografike servo e Canon shfrytëzon një gamë mjaft të gjerë të funksioneve të montimit Canon EF, duke përfshirë 3 modalitete të stabilizimit të imazhit dhe fokusimin automatik super të shpejtë. Fokusi automatik AF i fuqishëm Dual Pixel CMOS do të thotë se mund të fokusoni me shpejtësi dhe me saktësi me shtypjen e një butoni të vetëm, ndërkohë që fokusi automatik AF i vazhdueshëm ju lejon ta ndiqni subjektin tuaj pa e humbur fokusin. Korrigjimi i ndriçimit periferik ju ndihmon të ruani një ndriçim të njëtrajtshëm në të gjithë kuadrin, ndërkohë që lentja dhe kamera do të qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm, nga marrja e të dhënave meta të lentes për një përpunim të mëtejshëm me lehtësi e deri te mundësia për të zgjedhur një numër "t" ose "F" në ekranin e kamerës.

  • Bokeh e bukur

    Një nga shenjat dalluese të një videoje të shkëlqyer është thellësia e fushës, e cila ndihmon për ta tërhequr shikimin dhe për ta fokusuar vëmendjen e shikuesit te subjekti juaj. Realizimi i një efekti bokeh të veçantë të shfokusuar për videot tuaja është i lehtë - Lentja kompakte kinematografike servo e Canon përfshin një iridë me 9 fletë, e cila bën që pikat e dritës të interpretohen në një efekt bokeh të këndshëm që do t'i bëjë të veçanta punimet tuaja.

  • Zvogëlimi i frymëmarrjes së fokusit

    Përdorimi i lenteve të fotografisë për projektet me video sjell mundësinë e një problemi me "frymëmarrjen e fokusit". Frymëmarrja e fokusit është shformimi i lehtë i këndvështrimit që ndodh kur lentja zmadhon dhe zvogëlon, por si një lente e posaçme e videografisë, lentja kompakte kinematografike servo e Canon është projektuar për të zvogëluar frymëmarrjen e fokusit dhe për ta mbajtur këtë shformim në minimum.

  • Optika me cilësi 4K

    Lentja kompakte kinematografike servo e Canon është krijuar për të qenë gati për të ardhmen. Inxhinierët e Canon kanë siguruar që fuqia e saj e rezolucionit është e saktë, nga mesi i lentes deri në skaje, ndërsa funksioni i transferimit të modulimit (MTF) është optimizuar për kërkesat e kamerave 4K. Me zvogëlimin e shmangies kromatike dhe ekuilibrin e ngjyrave të përputhur në mënyrë të përsosur me lentet e tjera kinematografike EOS të Canon, lentja kompakte kinematografike servo e Canon siguron një cilësi të pabesueshme të imazhit pavarësisht nëse regjistroni në 4K apo në HD.

  • Doreza opsionale servo e çmontueshme ZSG-C10

    E projektuar ekskluzivisht për lenten kompakte kinematografike servo, doreza opsionale me zmadhim Canon ZSG-C10 ju siguron mundësi plotësisht të reja për regjistrim, duke lejuar aktivizimin në largësi jashtëzakonisht të lehtë për servo të zmadhimit dhe fokusin automatik AF me një shkrepje. E lidhur me trupin e lentes me një kabllo me 20 kunja, lentja ZSG-C10 mund të përdoret e montuar në tubin e lentes (për regjistrim me lehtësi mbi shpatull), ose mund të shkëputet nga lentja dhe të përdoret në dorë. Doreza ZSG-C10 përfshin një çelës që mund të kontrollohet me lehtësi, butonin e nisjes/ndalimit të regjistrimit, butonin e fokusit automatik me një shkrepje dhe një kënd të rregullueshëm të dorezës për një komoditet optimal.