Transmetues me valë

Canon Speedlite Transmitter ST-E3-RT

Shkrehni blice Speedlite të pajtueshëm në largësi prej deri në 30 m. Kontrolli me radiofrekuencë siguron funksionim të qëndrueshëm pa vijë të drejtpërdrejtë shikimi.

  • Kontroll i besueshëm i blicit jashtë kameras

    Blice Speedlite të Canon të pajtueshëm me kontrollin në largësi prej deri në 30 m. Shkrehja përmes frekuencës së radios prej 2,4GHz funksionon me besueshmëri, edhe kur rregjistrohet në mjedise të jashtme dhe rreth cepave – vija e drejtë e shikimit nuk është e nevojshme.

  • Fotografia me shumë blice

    Krijoni skena të ndërlikuara me ndriçim me shumë blice, duke shkrehur deri në 15 blice Speedlite me një Speedlite Transmitter ST-E3-RT të vetëm të montuar në kamerë. Matja E-TTL II e blicit e bën të thjeshtë kontrollin e ekspozimit.

  • Kontrolli me telekomandë

    Shkrehni një kamerë EOS të pajisur me një Speedlite Transmitter ST-E3-RT nga një njësi e dytë ose nga një blic i pajtueshëm Speedlite, si Speedlite 600EX-RT. Deri në 15 kamera mund të shkrehen menjëherë, për rregjistrim të sinkronizuar.

  • Konstruksioni i thjeshtë për t'u përdorur

    Transmetuesi Speedlite ST-E3-RT është i hermetizuar ndaj pluhurit dhe lagështirës në të njëjtën shkallë si kamerat profesionale EOS dhe objektivat e serisë L. Ai paraqet një ekran LCD të kontrollit, me dritë nga pas, të thjeshtë për t'u lexuar dhe merr energji nga dy bateri AA/LR6.

Specifikimet

  • Shkrehës i blicit nga larg me frekuencë të radios

  • Shkrehni Speedlites të zgjedhur nga 30 m larg

  • Pjesë e sistemit të blicit E-TTL II

  • Kontrollon deri në 15 blice

  • Shkrehja nga larg e kamerës

  • Hermetizuar ndaj kushteve atmosferike kundër pluhurit dhe lagështisë

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju nevojitet për të kapur pamje mahnitëse me blic nga larg, thjesht shtoni blice dhe kamera

  • Transmetuesi Speedlite ST-E3-RT

  • Kasë e butë

Mirëmbajtje, modernizim dhe riparime

Mbajini të përditësuara kamerat dhe aksesorët tuaj Canon me firmuerin dhe përditësimet e fundit të shërbimit, rezervojeni shërbimin e pajisjes suaj pranë pikës më të afërt të autorizuar të riparimit.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm