Canon Macro Ring Lite MR-14EX II

Macro Ring Lite MR-14EX II

Një blic Macrolite me performancë të lartë që ofron zgjidhje ndriçimi kreative për fotografët të fotografojnë imazhe nga afër, qoftë në vend apo në studio.

Përfitimet

  • Ndërtim i unazës të blicit për ndriçim të gjithanshëm edhe kur shkrepni afër
  • Performancë e fuqishme me numër drejtimi 14 (ISO 100 m)
  • Tuba dyshë të ndryshueshëm veçmas për kontroll kreativ të ndriçimit
  • Llambat LED të modelimit e bëjnë kompozicionin dhe fokusimin më të lehtë
  • I shpejtë dhe i lehtë për t'u përdorur: i kontrollueshëm nga kamera ose blici

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon Macro Ring Lite MR-14EX II

Fotografi kreative nga afër me blic


Ndërtimi i blicit unazë lejon ndriçim uniform të subjekteve të vogla - ideale për fotografët e botës së egër që shkrepin lulet dhe insektet, për ata që punojnë në aplikime specialiste shkencore. Matja E-TTL II i bën të thjeshta ekspozimet e sakta të blicit

Kontroll kreativ i hijes


Tubat dyshë të blicit mudn të ndryshohen në mënyrë të pavarur, me një raport me gjashtë ndalesa, duke lejuar stile të ndryshme ndriçimi. Përdorini të dy tubat për efekte pa hije, duke e bërë një tub më të shndritshëm dhe tjetrin për lehtësimin e dritës i cili thekson strukturat. Koka e blici të Macro Ring Lite MR-14EX II mund të rrotullohet rreth lentes, duke lejuar burimin dominant të dritës që të vijë nga çdo kënd.

Performancë e lartë


Rezultate fuqie të lartë, me një numër drejtues prej 14 (ISO 100 m), lejon përdorimin e aperturave të vogla për thellësi maksimale fushe kur shkrepni afër. Informacioni i temperaturës të ngjyrës transmetohet te kamera gjatë shkrepjes, duke ndihmuar për të optimizuar balancën e bardhësisë.

Integrohet me blice të tjerë


Macro Ring Lite MR-14EX II mund të përdoret si master optik wireless në një ndërtim ndriçimi me shumë blice, duke i lëshuar blicet Speedlite në metodën skllav. Kjo është e dobishme kur përdorni një blic të dytë për të ndriçuar një sfond, për shembull.

Ndërtim inovativ, instiktiv


Kontrolloni Macro Ring Lite MR-14EX II duke përdorur kontrolllhet në kamerën tuaj EOS, ose me anë të një ekrani matrice me pika të lehtë për t'u lexuar. Një llambë modelimi LED e shndritshme e bën fokusimin dhe kompozimin edhe më të lehtë në dritë të ulët, ndërsa cilësimet e personalizuara lejojnë që funksionet të ndryshohen për t'iu prështatur mënyrës tuaj të të punuarit.

Performancë e besueshme të cilës mund t'i besoni


Riciklimi i shpejtë, i heshtur siguron që të jeni gati për të shkrepur pikërisht në momentin e duhur. Macro Ring Lite MR-14EX II është gati për të shkrepur përsëri në vetëm 5.5 sek pas një shkarkimi të plotë. Një këpucë blici me vetëpastrim me dy transmisione elektronike siguron një lidhje të mirë me kamerën tuaj.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon Macro Ring Lite MR-14EX II, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.