Rezultati i imazhit - EOS-1D X Mark II

Menaxhim imazhesh me shpejtësi rrufe

Maksimizo kohën e shkrepjes. Minimizo çdo gjë tjetër.

eos-1d-x

GPS i integruar

EOS-1D X Mark II ofron mundësi lidhjeje me satelit për satelitët e pozicionimit global GPS (SHBA), GLONASS (Rusi) dhe Quasi-Zenith Satellite Michibiki (Japoni) për më shumë saktësi GPS dhe marrje të shpejtë të sinjalit1. Kamera shton informacione Geotag (gjatësia, gjerësia, lartësia, plus Ora Universale e Koordinuar) në metadatat e imazhit, një opsion ekstra i dobishëm për agjencitë dhe fotografët që kërkojnë të gjejnë automatikisht kur dhe ku janë bërë fotografitë.

Sistemi GPS gjithashtu vendos automatikisht orën në kamera duke u bazuar në të dhënat nga satelitët ndërsa një funksion regjistri bën të mundur që përdoruesi të ndjekë hapat me kamerën, të cilat mund të shtohen në sistemet e hartimit. Informacionet GPS mund të regjistrohen gjithashtu në filma në fillim të regjistrimit.

1 Canon GP-E1 dhe GP-E2, pajisjet Bluetooth me GPS të palëve të treta nuk janë të pajtueshme.

eos-1d-x

Pri dhe dërgo

Një funksion i prerjes dhe ndryshimit të madhësisë në rilexim i zgjeron edhe më shumë aftësitë e kamerës EOS-1D X Mark II. Këto dy veçori janë përshirë për t’iu përgjigjur kërkesave për të ripunuar kompozimin pas shkrepjes dhe për të ndryshuar me lehtësi përmasat për ndarje të menjëhershme. Fotografët mund të presin imazhet ashtu siç duan dhe t’i shikojnë të publikuara dhe t’ua dërgojnë shpejt redaktorëve dhe tryezave të imazhit.

eos-1d-x

WFT-E8 me IEEE 802.11AC Standard

Hapni një botë më të madhe të mundësive të lidhjes për EOS-1D X Mark II me transmetuesin pa tela WFT-E8. Me transmetimin e shpejtë dhe pa tela të rrjetit LAN, opsioni i përmirësuar i transferimit FTPS dhe aftësitë e regjistrimit në distancë e bëjnë WFT-E8 një aksesor të domosdoshëm për EOS-1D X Mark II.

Transferoni të dhëna nga deri në 150m larg me shpejtësi të lartë falë IEE 802.11ac standard (bandë 5GHz), e cila mbështet komunikim rreth 2.5 herë më të shpejtë se IEEE 802.11n. Kontrolloni parametrat e kamerës si fokusi, shpejtësia e shkrehësit, Live View dhe rishikimi ndërsa shkrepni në distancë përmes opsionit të serverit WFT ose aplikacionit Canon Camera Connect.

Numri i parametrave të lidhjes së rrjetit që mund të ruhen në kamerën EOS-1D X Mark II është rritur nga 5 (në EOS-1D X) në 20, ndërsa numri që mund të ruhet në kartën e memories mbetet 10.

Mësoni më shumë

eos-1d-x
eos-1d-x

Lidhje me shpejtësi të lartë

Terminali SuperSpeed USB 3.0 bën të mundur transferimin e imazhit me shpejtësi të lartë në një kompjuter. EOS-1D X Mark II, njëlloj si EOS-1D X, i ofron gjithashtu fotografëve aftësinë për të transmetuar imazhet në një rrjet përmes një prize Ethernet të integruar ose përmes një transmetuesi me valë WFT-E8 ose WFT-E6.

Aplikacioni Canon Camera Connect

Aplikacioni Canon Camera Connect ju lejon të lidhni EOS-1D X Mark II përmes WFT-E8 ose WFT-E6, me një smartfon ose tablet (iOS ose Android) për kapje në distancë, rishikim, shpejtësi, transferim dhe ndarje të imazheve kur kamera duhet të vendoset larg, për shembull mbrapa golit në një ndeshje futbolli, për kapje të menjëhershme nga tryeza e figurave ose për përdorim në media shoqërore. Camera Connect ju lejon po ashtu të regjistroni dhe të transferoni skedarët e videove MP4 të realizuara në EOS-1D X Mark II.

Connect-App