Fokusi automatik - EOS-1D X Mark II

Kap, ndiq dhe shkrep

Fotografi kaq e mprehtë saqë është e rrezikshme

eos-1d-x

Sensor 360k RGB+IR Metering

Kamera ka një sensor RGB+IR metering me 360,000 piksela efektive (736 x 469 pranë rezolucionit WVGA) Matja vlerësuese dhe matja blic vlerësuese bazohen në informacionet e zbuluara nga sensori. Sensori përfshin piksela IR që zbulojnë dritën infra të kuqe (IR), i cili ndihmon EOS Scene Detection System të analizojë skenat dhe të përmirësojë saktësinë AF. Pikselat IR, së bashku me pikselat RGB përdoren për të zbuluar ndriçimin, ngjyrën dhe fytyrat në një skenë. Përveç marrjes në konsideratë informacionet në distancë, algoritmi dallon një subjekt bazuar në informacionet e zbulimit të fytyrës dhe të ngjyrave.

Sensori matës ndihmohet nga një sensor DIGIC 6 i dedikuar i cili përpunon të gjitha informacionet e ngjyrave dhe të dhënat e zbulimit të fytyrës për të dalluar subjektet e shkrepjes me saktësi mahnitëse.

eos-1d-x
eos-1d-x

Sistemi EOS iTR

Aftësitë e zbulimit të fytyrës dhe të gjurmimit të ngjyrave të sensorit RGB+IR me 360 000 pikselë kanë kaluar te Sistemi inteligjent i gjurmimit dhe njohjes të EOS. Në EOS-1D X Mark II, EOS iTR AF përfshin algoritmet e përmirësuara që gjenden në EOS 7D Mark II, të cilat e rritin shumë performancën e përgjithshme në gjurmimin e subjektit.

Përveç metodës së prioritetit të fytyrës, është shtuar një metodë e ndjekjes së subjektit për momentet kur fytyra nuk është gjithmonë e dukshme, dhe kur subjekti kryesor nuk është person.

eos-1d-x

AI Servo AF III+

Al servo AF III+ është i pajisur me një algoritm AF i cili, së bashku me sistemin EOS Intelligent Tracking and Recognition (EOS iTR), përmirëson ndjeshmërinë e ndjekjes në skenat ku lëvizjet e subjekteve mund të ndodhin papritur, duke dhënë fokusim preciz dhe të saktë edhe në situatat ku fokusimi është i vështirë.

EOS-1D X Mark II është i pajisur me gjashtë parametra studimi rastesh AF për t’ju ndihmuar të zgjidhni opsionin më të përshtatshëm për subjektin tuaj. Këto studime rastesh japin konfigurime të ndryshme për tre parametra preferencash AF të ndryshme të Ndjeshmërisë të Ndjekjes, ndjekje Përshpejtimi/Ngadalësimi dhe Auto Shkëmbim Pike AF. Këto parametra mund të personalizohen më tej sipas preferencave personale.

Zonë autofokusi e zgjeruar 61 pika

eos-1d-x

Rritja e sipërfaqes të mbuluar nga pikat AF është një veçori shumë e kërkuar nga fotografët, qoftë profesionalë apo amatorë. Në EOS-1D X Mark II, pikat AF janë vendosur në një sipërfaqe më të gjerë - një zgjerim vertikal 8 përqind më shumë në zonën qendrore, dhe 24 përqind zgjerim vertikal më shumë në zonën anësore - duke dhënë më shumë liri aty se ku mund të vendosen subjektet kur kompozoni.

41 pika tip i ndërthurur dhe 5 tip i ndërthurur i dyfishtë AF1 zgjerojnë më tej arritjen e fokusit të EOS-1D X Mark II. Pikat AF me tip të ndërthurur japin saktësi më të madhe autofokusi në një zonë më të gjerë të kuadros duke garantuar fokus të saktë, e rëndësishme për subjektet që lëvizin shpejt. Të 61 pikat AF dhe 41 pikat AF me tip të ndërthurur mund të zgjidhen individualisht.

1 Numri i pikave të fokusimit, pikave të fokusimit me tip të ndërthurur, dhe pikave AF me tip të ndërthurur të dyfishtë varen nga lentja e përdorur

eos-1d-x

Zgjedhja e Pikës AF

Përdorni të 61 pikat AF së bashku, ose grupojini në zona të lëvizshme që mbulojnë subjektet jashtë qendrës. Ose ndryshe, zgjidhni një pikë të vetme AF për t'u fokusuar saktë në një pjesë specifike të skenës.

Zona e madhe e cila ishte e famshme në EOS 7D Mark II i është shtuar edhe EOS-1D X Mark II, duke bërë të mundur ndjekjen e subjekteve dhe duke e bërë shumë të efektshme për kompozimet e sakta kur subjektet janë në shpejtësi.

61 pika AF, me 21 pika AF tip të ndërthurur në f/8

eos-1d-x

Fotografët e botës së egër dhe sporteve shpesh duhet të përdorin lente telefoto me zgjatues për të shkuar më afër subjekteve të tyre. Kjo e kufizon mundësinë e përdorimit AF për shkak të konfigurimit të aperturës 1/8 që vjen si rezultat. Pajtueshmëria 1-pikë f/8 AF në 1D X është rritur ndjeshëm deri në një maksimum prej 61 pikash2 në EOS-1D X Mark II, me 21 pika me tip të ndërthurur.. Zone AF - e cila e bën të lehtë ndjekjen e subjekteve - dhe EOS iTR AF siguron ndjekje të fuqishme të subjekteve edhe me shkrepje me super telefoto dhe me zgjatues.

2 Numri i pikave të fokusimit dhe pikave të fokusimit me tip të ndërthurur varet nga lentja e përdorur

eos-1d-x

Auto Fokus në EV-3

Sistemi AF e bën më të lehtë që subjekti të mbahet në fokus, edhe në dritë të vështirë. Limiti AF me intensitet të ulët është përmirësuar në EV-33, duke e bërë të lehtë të shkrepet në skena ku fokusimi automatik më parë ishte i pamundur ose shumë i ngadaltë dhe i pasaktë, si për shembull në vende të errëta.

3EV-3 në një pikë qendrore AF duke u fokusuar në f/2.8, 23°C/73°F dhe ISO 100

Ekrani me pikën e fokusit automatik me ndriçim të kuq

Një veçori e gjendur fillimisht në EOS-1D Mark IV, kuadroja AF e shfaqur në të kuqe është riprezantuar duke u bazuar në reagimet prej përdoruesve EOS-1D X. Së bashku me ekranin e ndriçuar, Sistemi EOS Intelligent Scene Analysis System dhe sistemi optik i shfaqjes super imponim është sjellë në serinë EOS-1. Për shkak se është e lehtë të dallohet pika AF në vende të errëta dhe është e lehtë të zgjidhet menjëherë një pikë AF, kuadrimi bëhet edhe më i lehtë në kushte ndriçimi të ulët.

eos-1d-x

Zbulim i flakërimeve

Në dritë flakëruese si drita fluoreshente, përdorimi i një shkrehësi më të shpejtë mund të rezultojë në ekspozime dhe ngjyra të çrregullta për shkak të frekuencës të flakërimit të dritës. EOS-1D X Mark II - ashtu si edhe EOS 7D Mark II, EOS 5DS R dhe EOS 5DS - zbulon frekuencën e flakërimave të burimeve të dritës dhe e përshtat kohën e regjistrimit për ta regjistruar imazhin më afër maksimumit të ndriçimit për të zvogëluar efektet e flakërimave. Ky funksion punon me një frekuencë flakërimi prej 100Hz dhe 120Hz dhe ka një algoritm të përmirësuar për të parandaluar zbulimin e gabuar të dritës flakëruese.

0%