Kamera DSLR

Canon EOS 80D

Një kamerë DSLR e fuqishme, e gjithanshme dhe reaguese për të eksploruar krijimtarinë tuaj

Përfitimet

  • Një kamerë me reagim të lartë për të qenë në një hap me aksionin

  • Një cilësi mahnitëse e fotografive dhe videove në një larmi situatash të ndryshme

  • Gjithçka që ju duhet për të zhvilluar fotografinë tuaj

  • E përsosur për video krijuese

  • Lidheni, regjistroni dhe ndani me lehtësi imazhet dhe videot tuaja

Veçoritë e detajuara

  • Çlironi potencialin e krijimtarisë tuaj

    Kontrollet e shpejta intuitive dhe teknologjitë novatore ju ndihmojnë të ecni përpara me lehtësi në çdo sferë të fotografisë dhe videos. Kapni aksionin në çdo fragment me regjistrimin e vazhdueshëm me 7 kuadro/sek dhe një sistem AF me 45 pika të tipit të kryqëzuar që ju siguron një saktësi të lartë në një gamë të gjerë lentesh dhe kushtesh ndriçimi.

  • Një cilësi mahnitëse

    Regjistroni imazhe të detajuara, të gjalla dhe ambientin e tyre në çdo situatë falë sensorit CMOS APS-C 24,2 MP dhe sensorit të matjes RGB-IR me 7560 pikselë që ju siguron ekspozime të sakta. Një diapazon i lartë i ndjeshmërisë së ISO-s me ISO100-16 000 dhe Zbulimi i flakërimave ju sigurojnë rezultate të shkëlqyera në ndriçim të dobët dhe ekspozim uniform nën dridhjen e dritave artificiale.Merrni kontrollin dhe zhvilloni fotografinë tuajOkulari inteligjent me mbulim 100% të kuadrit ju lejon të shikoni gjithçka në fotografinë tuaj gjatë inkuadrimit dhe shfaq në çast parametrat e regjistrimit. Eksploroni kënde krijuese të regjistrimit dhe provoni kontrollin intuitiv me ekranin e madh me prekje LCD 7,7 cm me kënde të ndryshme, të cilin mund ta përdorni po ashtu për të kompozuar dhe regjistruar skena aksioni me Pamjen e drejtpërdrejtë me 5 kuadro/sek me Fokusin automatik të vazhdueshëm.

  • Përsosni videot tuaja

    Regjistroni video në Full HD 60p me opsionin për të krijuar sekuenca të zbutura të aksionit ose efektet e lëvizjes së ngadaltë në formatin MP4 me shpejtësi të ndryshme të kuadrove. Dual Pixel CMOS AF ju siguron një sistem të fuqishëm të Fokusit automatik për të ndjekur subjektet në lëvizje, ndërkohë që Videoja e imazheve me intervale, opsioni HDR dhe Filtrat krijues ju lejojnë të krijoni efekte të veçanta në kamerën tuaj.

  • Lehtësia e ndarjes dhe regjistrimi në largësi

    Veçoritë NFC* dhe Wi-Fi* e bëjnë më të thjeshtë lidhjen e kontrollin e kamerës tuaj dhe regjistrimin e fotografive dhe videove në largësi me aplikacionin Camera Connect në smartfonët dhe tabletët e përputhshëm. Si alternativë, mund të përdorni softuerin EOS Utility në kompjuterin tuaj Mac ose PC për të regjistruar nga distanca. Mund të përdorni po ashtu veçoritë Wi-Fi dhe NFC për transferimin te Canon Connect Station ose për të printuar imazhet tuaja me printerët e përputhshëm.* Kur përdoret me pajisje të përputhshme

Lentet

  • Objektiva për DSLR

    EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM

    Një lente STM me zmadhim, ultra e gjerë, me kosto të pranueshme dhe me Stabilizuesin e imazhit, ideale për peizazhe, udhëtime dhe video.
  • Objektiva për DSLR

    EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM

    Një lente me zmadhim vërtet e gjithanshme me teknologjinë Nano USM për të mbuluar fotografinë dhe videot e aksionit me shpejtësi të lartë.
  • Objektiva për DSLR

    EF-S 55-250mm f/4-5.6 IS STM

    Një lente kompakte telefoto
  • Objektiva për DSLR

    EF 50mm f/1.8 STM

    Një lente STM me kosto të pranueshme, me një hapje të shpejtë të diafragmës f/1.8 për fotografinë e përgjithshme, në dritë e dobët dhe për portrete.
  • Objektiva për DSLR

    EF 70-300mm f/4-5.6L IS USM

    Një lente me zmadhim e serisë L e kategorisë profesionale që është kompakte për udhëtime, ideale për aksionin, faunën e egër dhe sportet.
  • Objektiva për DSLR

    EF 85mm f/1.8 USM

    Një lente e lehtë, e ndritshme dhe e shpejtë
  • Objektiva për DSLR

    EF 70-200mm f/4L USM

    Një lente kompakte me rendiment të lartë e serisë L me zmadhim dhe me hapjen konstante të diafragmës f/4, për udhëtime dhe sporte.