Canon Doreza e baterisë BG-E20

Doreza e baterisë BG-E20

Përmirësoni manovrimin e kamerës EOS 5D Mark IV kur regjistroni vertikalisht, me një kapje më të mirë dhe kontrolle intuitive të dublikuara. Vendi për një bateri shtesë ju lejon të regjistroni për një kohë më të gjatë mes karikimeve të baterive.

Përfitimet

  • Më shumë lehtësi kur regjistroni vertikalisht
  • Kontrolle të dublikuara të regjistrimit vertikal
  • Kapaciteti për një bateri shtesë LP-E6 ose LP-E6N
  • Izolimi kundër kushteve të motit për t'iu përshtatur kamerës EOS 5D Mark IV
  • Në përputhje me trekëmbëshat për video

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon Doreza e baterisë BG-E20

Më shumë lehtësi kur regjistroni vertikalisht


Siguroni një kapje të lehtë në kamerën EOS 5D Mark IV kur regjistroni vertikalisht, duke e mbajtur mirë kamerën për të shmangur lodhjen he dridhjet e kamerës.

Kontrolle të dublikuara të regjistrimit vertikal


Kontrollojeni kamerën kur regjistroni vertikalisht duke përdorur një seri të dytë butonash dhe rrotëzash të pozicionuara për të qenë ashtu si kur regjistroni horizontalisht.

Kapaciteti për një bateri shtesë LP-E6 ose LP-E6N


Përdorni dy bateri në të njëjtën kohë për kohë më të gjata regjistrimi mes karikimeve të baterive. E shkëlqyer për ato raste kur punoni larg nga shtëpia, ku është e vështirë të gjeni një lidhje të rrjetit elektrik.

Izolimi kundër kushteve të motit për t'iu përshtatur kamerës EOS 5D Mark IV


Battery Grip BG-E20 ka të njëjtën mbrojtje kundër pluhurit dhe lagështisë si kamera EOS 5D Mark IV, kështu që mund të vazhdoni të regjistroni edhe në kushte të vështira.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon Doreza e baterisë BG-E20, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.