Informacione pajtueshmërie mbi kamerat kompakte digitale me Wi-Fi të Canon.

Kamerat kompakte digitale të pajisura me teknologjinë Wi-fi¹ ofrojnë shumë mënyra për të lidhur dhe ndarë foto dhe video me pajisje të tjera me anë të internetit. Faqja rendit të dhënat që kërkohen për secilin lloj lidhjeje dhe përfshin gjithashtu informacione të rëndësishme mbi përdorimin e funksionit Wi-Fi.

Tabela e Pajtueshmërisë me Wi-Fi

Funksioni Përdorimi i lidhjes të drejtpërdrejtë
(p.sh. kur e lidhni jashtë)
Përdorimi i një pike aksesi Wi-Fi
(p.sh. kur lidheni me një rrjet Wi-Fi shtëpi)
Dërgoni imazhet në një Canon tjetër
Kamerat me Wi-Fi
E disponueshme në të gjitha modelet Canon me Wi-Fi
Jo i disponueshëm

Lidhni dhe ndani imazhet me smartfonë ose tabletë, shtoni vendndodhjet GPS ose shkrepni në distancë nga pajisje portative me aplikacionin CameraWindow të Canon. Për informacione mbi pajtueshmërinë vizitoni lidhjet më poshtë:



E disponueshme me:


Pajisjet celulare Apple iOS


Pajisjet celulare Android*

E disponueshme me:


Pajisjet celulare Apple iOS


Pajisjet celulare Android

Ndani me shërbimet online:
Facebook™
Twitter™ 

irista
Flickr™
Google Drive™
YouTube™
E-mail
Album Online CiG

(Ndarja online kërkon akses në image.canon)

Kur e lidhni kamerën me çfarëdo pajisje celulare që suporton teknologjinë Wi-Fi Tethering/ Mobile hot-sport AP

(Pajisjet celuare duhet të kenë akses në një rrjet interneti celular. Mund të aplikohen tarifa shtesë.)

E disponueshme në të gjitha modelet Canon me Wi-Fi

Krijoni kopje rezervë të imazheve në: 

irista
image.canon,
Flickr,
Google Drive,
një kompjuter

(Funksioni i krijimit të kopjeve rezervë kërkon akses në image.canon)

Kur e lidhni kamerën** me çfarëdo pajisje celulare që suporton teknologjinë Wi-Fi Tethering/ Mobile hot-sport AP

(Pajisjet celuare duhet të kenë akses në një rrjet interneti celular. Mund të aplikohen tarifa shtesë.)

E disponueshme**

Lidhja me një kompjuter me Wi-Fi Jo i disponueshëm

I disponueshëm

Printimi i fotove direkt nga një printer i pajtueshëm me PictBridge me anë të Wireless LAN I disponueshëm*


I disponueshëm*

* I padisponueshëm në IXUS 510 HS dhe IXUS 240 HS.
** I padisponueshëm në PowerShot S110, IXUS 510 HS dhe IXUS 240 HS.

Informacione të Tjera

Lidhjet

Lidhja direkte Wi-Fi përdor kamerën si një pikë aksesi me të cilën mund të lidhet objektivi. Kjo lejon kamerën që të lidhet me pajisje të tjera Wi-Fi edhe kur nuk është e disponueshme një pikë aksesi e jashtme Wi-Fi.

Kur nuk përdorni lidhjen direkte Wi-Fi kamera duhet të lidhet me një pikë aksesi Wi-Fi (p.sh. wireless LAN shtëpi ose router interneti) me qëllim që të komunikojë me pajisjet e tjera Wi-Fi.

Megjithëse këto kamera suportojnë lidhshmëri me pikat e aksesit Wi-Fi, ato nuk mund të përdoren në rrjete wireless si për shembull në hotspot-e publike wireless të cilat kërkojnë përdorimin e një shfletuesi interneti për autentifikim.

Lidhjet e internetit wireless (përfshirë Wi-Fi) mund të jenë të ndaluara në disa vende dhe zona. Përdorimi i veçorisë Wi-Fi duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e vendit dhe zonës në të cilin përdoret, përfshirë çdo kufizim në përdorimin e pajisjeve elektronike.

Është e mundur të dërgohen deri në 50 imazhe në një veprim të vetëm dërgimi. Një opsion i ri automatik i rivendosjes të përmasave ofrohet nëse nuk nevojitet transferimi i rezolucionit. Është gjithashtu e mundur të transmetohen filma për aq kohë sa koha totale e regjistrimit është brenda 2 minutave.

Smartphone dhe Tabletë

Ka dy mënyra për të ndarë imazhet nga këto kamera me smartphone/tabletë:
A) Zgjidhni imazhet që do të ndahen duke përdorur ekranin e kamerës dhe kopjojini ato në Galerinë e Fotove të smartphone-it ose,
B) Përdorni aplikacionin Canon CameraWindow për të shfletuar përmbajtjet e kamerës nga ekrani i smartphone-it tuaj dhe për të zgjedhur imazhet që qoftë të ruhen në Galerinë e Fotove të smartphone-it ose të ngarkohen online (vetëm Android).

Duhet të instalohet aplikacioni Canon CameraWindow për të lidhur kamerën me smartphone-in. Për të shkarkuar aplikacionin dhe për pajtueshmëri me pajisjen ju lutem vizitoni:

Për një smarfton Android me NFC (OS versioni 4.0 ose më i ri), aktivizimi i NFC dhe prekja e smartfonit kundrejt N-Mark (NFC) e kamerës do të nisë Google Play në smartfon. Pasi shfaqet faqja e shkarkimit të CameraWindow,
shkarkojeni dhe instalojeni aplikacionin. Pas instalimit NFC mund të përdoret për të nisur aplikacionin.

GPS me anë të celularit

Është e mundur të shtoni vendndodhje në fotot tuaja të marra me një kamerë kompakte Canon që ofron GPS me anë të funksionit celular. Për ta përdorur këtë veçori duhet të keni një smartphone ose tablet me modul GPS dhe aplikacionin Canon CameraWindow. Smartphone/tablet mund të përdoret për të gjurmuar vendndodhjet ndërsa po shkrepni me kamerën. Kur të keni mbaruar së shkrepuri mund të sinkronizoni vendndodhjet e regjistruara me smartphone-in me imazhet në kamerë duke përdorur lidhjen Wi-Fi.

Shkrepje në Distancë nga smartfoni

Mund ta kontrolloni kamerën pa kabllo me anë të smartfonit nga deri në 5m larg, perfekte për të përfshirë edhe veten në shkrepje në grup me miqtë dhe familjen ose për të kapur imazhet e botës së egër. Thjesht lidheni kamerën me smartfonin duke përdorur Wi-Fi dhe kontrolloni shkrehësin, zmadhimin, blicin dhe kohëmatësin me anë të një mekanizmi shikues live në aplikacionin e dedikuar.

Duke u ngarkuar në internet nga kamera

Kur lidheni me një pajisje celulare:
Disa pajisje celulare përfshirë smartphone suportojnë Wi-Fi Tethering ose Mobile hot-spot Access Point. Kjo i lejon ato të ndajnë një lidhje të rrjetit të internetit celuar me pajisjet e tjera përfshirë kamerat Canon Wi-Fi. Funksionaliteti i kamerës për ndarjen e menjëhershme kur përdorni lidhjen Tethered është identik si të ishte kamera e lidhur me një pikë normale aksesi interneti Wi-Fi (shiko më poshtë). Lidhja Tethered mund të shkaktojë tarifime shtesë nga operatori juaji i internetit celular.

Kur lidheni me një pikë aksesi Wi-Fi:
Kërkohet lidhje me një pikë aksesi interneti Wi-Fi dhe me image.canon për të ngarkuar imazhet në shërbimet e internetit duke përdorur kamerën. Imazhet do të ruhen në Albumin Online të image.canon dhe do të shtohet një lidhje me secilin album të ri në llogarinë tuaj në Facebook ose Twitter ose në trupin e mesazhit të Email-it.
Kur ndani në Facebook është gjithashtu e mundur të zgjidhni nëse imazhi duhet të ruhet vetëm në Facebook, vetëëm në image.canon ose në të dyja.
Kur destinacioni është YouTube, filmi do të ngarkohet dhe ruhet direkt në llogarinë tuaj në YouTube.
Imazhet mund të dërgohen gjithashtu në llogaritë irista, Flickr dhe Google Drive.

image.canon

image.canon është një kompleks online për të ndarë videot dhe fotot. Duke ofruar një kapacitet magazinimi personal prej deri në 10 GB është perfekte për të ruajtur shumë foto, edhe në rezolucion të plotë. Një ndërfaqe e lehtë i lejon përdoruesit të kërkojnë imazhe, të krijojnë foto të kombinuara dhe Albume filmash që mund të marrin komente nga miqtë dhe të ndajnë Albumet direkt me anë të email-it dhe Siteve të Rrjeteve Shoqërore. Kamerat Canon me lidhje Wi-Fi përdorin image.canon për të përdorur shërbime të ndryshme Uebi si shërbimet e rrjeteve shoqërore dhe Email direkt nga kamera.

Krijoni kopje rezervë online ose në një kompjuter (Sinkronizim Imazhi / Dërgo me anë të Serverit)

Kërkohet një llogari në image.canon për të krijuar kopje rezervë të imazheve duke përdorur funksionin Sinkronizim Imazhi ose Dërgo me anë të Serverit. Imazhet e zgjedhura mund të rezervohen online (Duke përdorur irista, image.canon, Flickr dhe Google Drive) në një kompjuter të caktuar.

Lidhja me një Kompjuter

Është e mundur ta lidhni kamerën me wireless me një kompjuter kur ata janë të lidhur me të njëjtin rrjet Wi-Fi (psh. shtëpi ose router Wi-Fi). Softueri kompjuterik CameraWindow duhet të jetë i instaluar në kompjuter para se të bëhet lidhja.

Printimi nga Kamera

Fotot mund të printohen me wireless nga kamera në printerat e pajtueshëm me PictBridge me anë të Wireless LAN, përfshirë printerat e zgjedhur Canon SELPHY dhe PIXMA.


- Wi-Fi është një emër marke që tregon certifikimin e ndërveprimit të pajisjeve LAN pa kabllo.
- Standardet e pajtueshme të LAN pa kabllo janë IEEE802.11 b, g, dhe n (vetëm banda 2.4 GHz). Metoda e infrastrukturës (e pajtueshme me WPS), metodë Ad hoc. Siguria: WEP, WPA-PSK (AES/TKIP), WPA2-PSK (AES/TKIP).
- Informacioni në këtë faqe nuk zbatohet për kamerën Canon Digital IXUS Wireless të lëshuar në 2005-ën.
Marka FLICKR është një markë tregtare e regjistruar e Yahoo! Inc.