Bateritë fallco

Paralajmërime në lidhje me paketat e baterisë litium-jon dhe ngarkuesit fallco.

Paralajmërimi zbatohet për grupet e mëposhtme të produkteve të Canon:

  • Kamerat dixhitale kompakte
  • Kamerat digitale SLR
  • Videokamerat digitale

Së fundmi është konfirmuar se paketa të baterisë litium-jon dhe ngarkues fallco për kamerat digitale kompalte të Canon, kamerat dixhitale SLR dhe videokamerat digitale janë në qarkullim në treg, sidomos në faqet e ankandeve në Internet .

Në shumë raste, pajisjet e fallco nuk janë të pajisura me tiparet e sigurisë që përmbushin standardet e caktuara të cilësisë. Si rezultat, ato mund të jenë shkaku i një shumëllojshmërie problemesh kur përdoren ose ngarkohen:

  • Keqfunksionim të produktit
  • Krijim të sasisë jonormale të nxehtësisë 
  • Çarje dhe derdhje, shpërthim ose zjarr 
  • Dëmtim të përdoruesit si djegie dhe verbim

Për të patur siguri, Canon u kërkon konsumatorëve të tij që të mos përdorin ose të mos blejë pa ditur prodhime fallco në dyqane ose në internet.

Ju lutemi kuptoni se Canon nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për keqfunksionime ose aksidente të shkaktuara nga përdorimi i paketave të baterisë litium-jon dhe ngarkuesve jo autentikë të Canon, përfshirë pajisjet fallco.

Canon me të vërtetë vlerëson besnikërinë tuaj të vazhdueshme ndaj produkteve autentike të Canon.

Shembull i pajisjes së rreme
(Emri i produktit autentik: Paketa e baterisë BP-511)



Si mund t’i dalloj pjesët origjinale?
Përveç shenjave treguese, të tilla si ato të përmendura, ju mund t'i dalloni lehtë nëse një pako baterie është origjinale duke kontrolluar hologramin unik që gjendet në paketim e pakove të baterive origjinale të Canon-it. Hologrami duhet të tregojë fjalën “Canon” në rreshta horizontalë. Ndërmjet këtyre rreshtave është vendosur edhe një formë heliksi, e mbi-printuar me fjalët “Originale” (genuine). Gjithashtu, ngjyrat e hologramit ndryshojnë nga ngjyrë floriri në jeshile kur lëvizen nga pozicioni përballë në atë horizontal. Nëse ky ndryshim i ngjyrave nuk ndodh, atëherë hologrami është fallco. Gjithnjë bëni kujdes që të kontrolloni hologramet fallco.


Për më shumë informacion mbi bateritë e falsifikuara, ju lutemi shikoni “Shënim mbi pakot e baterive të falsifikuara" nga Camera & Imaging Products Association’s (CIPA) tek http://www.cipa.jp/battery/index_e.html