XF105

XF105 është kamera më e vogël dhe e veçantë e Canon-it që përmban kodek MPEG-2, 50Mbps, 4:2:2 Full HD. Lidhjet për studio, tingulli profesional dhe përshtatja e lartë ofrojnë fleksibilitet të shkëlqyer.

Përfitimet

    • Regjistrim MPEG-2 në 2 karta CF deri në 50Mbps (4:2:2)
    • E lehtë, dizajn kompakt; Hyrje XLR
    • Lente videoje Canon HD me zmadhim 10x
    • CMOS Full HD Canon e tipit 1/3
    • HD-SDI, Timecode, Genlock; funksione ndihmëse 3D
    • Ekran LCD 8,8cm (3,5'') me 920k pikëza; EVF 0,6cm (0,24") me 260k pikëza
    • Raporte të ndryshueshme kuadrosh

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon XF105

Regjistrim MPEG-2 deri në 50Mbps (4:2:2)


XF105 regjistron skedarë MPEG-2 MXF (Media eXchange Format), deri në 1920 x 1080 Full HD në 50Mbps (4:2:2), në karta memorije CompactFlash (CF) me çmim relativisht të lirë dhe që gjenden kudo. Regjistrimi i vonuar në dy fole kartash lejon vazhdimin e filmimit pa ndërprerje, ndërsa regjistrimi në fole dyshe ju mundëson ruajtjen e të njëjtit regjistrim filmik në të dyja kartat.

E lehtë, dizajn kompakt; hyrje XLR


Vendosja e funksionalitetit të shkëlqyer në pëllëmbën e dorës tuaj, dizajni i fortë dhe i lehtë mundësojnë fleksibilitet të shkëlqyer. Audio PCM lineare mund të merret përmes hyrjeve dyshe XLR, si dhe duke përdorur mikrofonin stereo të montuar përpara.

Lente videoje Canon HD me zmadhim 10x


Duke u mbështetur mbi ekspertizën e Canon-it rreth lenteve të transmetimit, XF105 vjen me lente videoje Canon HD (f1,8-f2,8, 30,4 mm) të shpejta, me kënd të gjerë dhe me unazë kontrolli të integruar për rregullimin e fokusit, zmadhimit ose diafragmës me iris. Një sistem i përmirësuar i stabilizimit optik të figurës ndihmon në uljen e devijimit të ngjyrave, ruan mprehtësinë dhe zvogëlon përmasat e lenteve.

CMOS Full HD Canon e tipit 1/3


Sensori CMOS 2,07MP Full HD, i modeluar dhe prodhuar nga Canon, filmon video Full HD në rezolucion origjinal 1920x1080. Sensori është i pajisur me filtër Bayer me ngjyra shabllon për ndjeshmëri të lartë dhe gamë dinamike; teknologjia e leximit të të dhënave me shpejtësi të lartë zvogëlon shtrembërimin e zbërthimit në rreshta që mund të ndodhë në kamerat CMOS.

HD-SDI, Timecode, Genlock; funksione ndihmëse 3D


Dalja HD-SDI është standardi i industrisë, rezultati Full HD i pangjeshur me zë të integruar dhe Timecode. Një terminal i kombinuar me hyrje Genlock dhe hyrje/dalje Timecode bën të mundur që XF105 të përdoret në shkrepje me shumë kamera. Genlock dhe funksionet ndihmëse 3D të shkrepjes (Shmangia e boshtit OIS dhe Drejtuesi i gjatësisë fokale) mbështesin filmim stereoskopik 3D të videos duke përdorur dy kamera.

Ekran LCD 8,8cm (3,5'') me 920k pikëza; EVF 0,6cm (0,24") me 260k pikëza


Të dy kamerat vijnë me LCD të mëdha të montuara anash. Ky ekran 8,8cm (3,5") ka rezolucion të mprehtë me 920k pikëza, me monitor të integruar "waveform" (që tregon audion në formë të valëzuar) dhe funksion fokusimi të anëve për ta ndihmuar të konfigurojë shkrepjen. Disponohet dhe një EVF 0,61cm (0,25''), me 260k pikëza me mbulim 100%.

Raport i ndryshueshëm kuadrosh


Disponohet një gamë e gjerë raportesh të kuadrove, nga 12 deri në 50 kuadro në sekondë (kns). Kjo i jep kameramanit lirinë të ndryshojë raportin e filmimit për më tepër fleksibilitet krijues.

Mbështetje CPS*


Mbështetja ekskluzive video CPS e Canon-it ofron shërbim prioritar riparimi, duke garantuar kthim të shpejtë në punë.

* Për më tepër informacion në lidhje me shtetet ku vepron programi CPS, ju lutemi vizitoni http://www.canon-europe.com/cps

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon XF105, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

CPN.jpeg

Rretje profesionale të Canon-it

Inspiracion,arsimi, produkt informatat dhe lajmet më të reja për të ofruar mbulimin definitiv për Canon fotografë profesionistë dhe viodeografë, si dhe entuziastë të përparuara, rreth botës.