Videokamerat profesionale

Canon XA35

Një videokamerë HD profesionale, kompakte, e gjithanshme dhe me kosto të përballueshme - ideale për mbledhjen e kujdesshme të lajmeve.

Përfitimet

  • Lentja me kënd të gjerë 26,8mm¹, f/1.8-2.8, zmadhimi me 20x me OIS inteligjent me 5 boshte dhe Stabilizimi dinamik i imazhit (IS)

  • Sensori HD CMOS Pro 1/2.84” me ndjeshmëri të përmirësuar për një rendiment më të lartë në ndriçim të dobët dhe nivel më të ulët të zhurmës

  • Modaliteti DR i gjerë (600%) dhe modaliteti i Përparësisë së theksimit² ruajnë detajet e theksimit/hijes për një imazh edhe më të natyral

  • Dalja HD/SD-SDI, ideale për ambientet e transmetimeve profesionale

  • Regjistrimi në dy formate: Full HD AVCHD (28 Mbps) ose MP4 (35 Mbps) në 2 x karta SD

  • Doreza e çmontueshme me hyrjet profesionale XLR dhe llambën IR të integruar

  • Ekrani OLED 8,77 cm (3.5”) për një rikrijim të shkëlqyer të rezolucionit, kontrastit dhe ngjyrave

  • Okulari me 1,56 milionë pika dhe me anim 45° për elasticitet gjatë regjistrimit

  • Regjistrimi me lëvizje të shpejta dhe të ngadalta (x2 deri në x1200) me intervale në modalitetin MP4

  • Wi-Fi i integruar në dy breza për kontrollin në largësi, transferimin/ngarkimin e skedarëve dhe shikimin paraprak të shfletuesit

Veçoritë e detajuara

  • Lente videoje HD nga Canon me zmadhim 20x me kënd të gjerë

    Regjistroni filmime me cilësi të shkëlqyer falë lentes mbresëlënëse për përdorime të ndryshme me kënd të gjerë 26,8 mm¹ të kamerës XA35. Një zmadhim 20x ju afron më shumë me aksionin, ndërsa Stabilizimi optik dinamik i imazhit kompenson dridhjet në 5 drejtime për t'ju siguruar imazhe jashtëzakonisht të qëndrueshme. Aperturë maksimale f/1.8, një iris me 8-tehe dhe teknologjia EDM mundësojnë efektet e bukura 'bokeh'.

  • Sensori i përmirësuar 1/2.84” HD CMOS Pro

    Sensori i zhvilluar së fundi Canon HD CMOS Pro siguron një numërim efektiv të pikselëve me afro 2,91 megapikselë për të siguruar një cilësi të figurës në Full HD. Me rritjen e ndjeshmërisë dhe një raport të përmirësuar të sinjalit me zhurmën, sidomos imazhet në ndriçim të dobët shfaqen më të pastra dhe me pak zhurmë.

  • Parametrat e rinj elastikë të imazhit

    Dy parametrat e rinj të fotografisë ju ndihmojnë të arrini rezultate edhe më mbresëlënëse. Modaliteti i diapazonit dinamik të gjerë (DR) ju siguron një diapazon dinamik 600%, duke sjellë imazhe të ndritshme me kontrast të lartë që i ruajnë detajet në zonat e theksuara si dhe në hije, pa pasur nevojë për përpunim të mëtejshëm. Regjimi i Përparësisë së theksimit krijon filmime me tone më natyrale, me ngjyra dhe detaje më të pasura sidomos në zonat me ndriçim të fortë², i përsosur për skenat me qiell të pastër dhe sipërfaqe pasqyruese.

  • Ekran me prekje 8.77cm (3.5”) OLED touchscreen EVF e anosshme

    Përveç madhësisë së saj kompakte, kamera XA35 ofron një monitor me cilësi të lartë. Një ekran me prekje OLED i lehtë për t'u përdorur dhe me rezolucion 1,23 milionë pika ofron një reagim më të shpejtë dhe një rikrijim superior të përcaktimit, kontrastit dhe ngjyrave në krahasim me ekranet e barasvlershme LCD. Një okular 0,61 cm (0,24”) me 1,56 milionë pika mund të anohet lart deri në 45° - duke pranuar me lehtësi shumë pozicione regjistrimi.

  • Regjistrimi në dy formate për përdorime të ndryshme

    Videot AVCHD mund të regjistrohen me deri në 28 Mbps në 1080/50P, ndërsa për cilësinë maksimale zgjidhni modalitetin e regjistrimit me 35 Mbps në MP4, 1080/50P. Dy foletë e kartës së memories SDXC/SDHC lejojnë regjistrimin në të njëjtën kohë³ të skedarëve me cilësi të lartë HD dhe skedarëve MP4 me rezolucion më të ulët për lehtësi transferimi - ideale kur kërkohet një përpunim i shpejtë i filmimeve. Opsionet e regjistrimit me lëvizje të shpejta dhe të ngadalta me regjistrim intervali (x2 to x1200) janë të disponueshme në modalitetet MP4.

  • Audio profesionale dhe lidhja HD/SD-SDI

    Një portë HD-SDI që përdoret me lehtësi lejon lidhjen me pajisjet standarde të transmetimit, si sistemet e transmetimit satelitor. Dy terminale XLR sigurojnë hyrje profesionale të audios, duke mbështetur regjistrimin PCM linear me cilësi të lartë.⁴

  • Shkrepje me infra të kuqe

    Kamera XA35 mund të përdoret me lehtësi gjatë natës ose në kushtet e dritës së dobët të ambientit falë përmirësimit të ndjeshmërisë së sensorit dhe burimit të dritës së ndritshme me rreze infra të kuqe të integruar në dorezë - duke e bërë atë ideale për videografët e faunës.

  • Wi-Fi i integruar, i zgjerueshëm për GPS

    Transferoni filmime pa tela duke përdorur një telefon ose tablet iOS, ose me anë të FTP-së me deri në 150 Mbps³. Kontrolloni në largësi funksionet e kamerës me anë të një pajisje të aktivizuar për Wi-Fi pa pasur nevojë për aplikacione të veçanta. Të dhënat e vendndodhjes mund të regjistrohen duke përdorur një aksesor opsional GPS.

  • Trup kompakt, i lehtë

    Me dorezën e saj të çmontueshme, kjo kamerë mjaft portative dhe e qetë është ideale për regjistrime në ambiente të mbyllura ose në situata delikate. Trupi i saj i lehtë minimizon lodhjen tuaj gjatë periudhave të zgjatura të filmimeve në duar.¹ e barasvlershme me 35 mm² Parametrat e ndriçimit të monitorit mund të jetë e nevojshme të rriten³ Regjistrimi në të njëjtën kohë nuk është i disponueshëm në modalitetet e regjistrimit 1080/50P⁴ Audioja PCM lineare është e disponueshme vetëm në modalitetin e regjistrimit AVCHD 28 Mbps⁵ Kërkohet një pikë aksesi interneti pa tela për transferimin e skedarëve me FTP

Specifikimet

  • HD të plotë

  • Lentë video HD

  • Lentë me kënd të gjërë

  • Zmadhim optik 20 herë

  • Poza të qëndrueshme në çdo situatë

  • Qitje qëndrueshme në lëvizje

  • Rregjistrimi në dritë të paktë

  • Paketa e Energjisë së Përpunimit DIGIC

  • Kapni detajet e theksuara dhe ato në hije

  • Jepni përparësi theksimit të detajeve

  • Regjistrim kreativ i kthimit në kohë

  • Wi-Fi remote e thjeshtë

  • Hapja rrethore me 8 thika

  • 28Mbps AVCHD regjistrimi

  • 35 Mbps MP4 regjistrimi

  • Audio profesionale

  • Organic LED me ekran me prekje 8,8 cm

  • Vende për dy karta SDXC

  • Instant AF