LEGRIA HF S100 regjistron video HD të plotë në karta kujtese SDHC, ideale për tu shpërndarë. Një seri karakteristikash të përparuara kombinuar me një sensor CMOS 8,0MP dhe DIGIC DV III për të dhënë cilësi superiore imazhi.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon HF S100
Imazhe të mrekullueshme HD jepen nga një sistem kamerash HD me
rezolucion të lartë të Canon-it: një sensor CMOS HD i plotë 8,0MP,
një Lente Video HD e Canon-it (58mm diametër filtri) me zmadhim
optik 10x dhe procesorin DIGIC DV III.
Duke regjsitruar direkt në karta kujtese SDHC me kapacitet të lartë
- një kartë 32GB mund të ruajë mbi 12 orë filmimesh HD me cilësimin
më efikas. Për cilësi maksimale, filmoni me 24 Mbps. Kartat janë
perfekte për shpërndarje.
Sistemi unik i AF së menjëherëshme të Canon-it arrin fokusim të
saktë me shpejtësi. OIS me distancë të madhe lufton të gjitha
llojet e dridhjeve të kamerës, duke i mbajtur filmimet të
qëndrueshme.
Një buton i personalizuar ju lejon juve të aktivizoni një nga peë
ndryshoret që mund ti caktohen përzgjedhjes manuale të kontrollit,
duke përfshirë fokusin, ekspozimin, dhe nivelin e audios. Kontrolle
të mëtejshme të përparuara përfshijnë limitet AGC (Kontrollin
Automatik të Përforcimit) - normalisht gjenden vetëm në kamerat
profesionale, kjo rrit ose kufizon reagushmërinë kur filmohet në
kushte me dritë të dobët - Zebra pattern, Dobësues Ngjyre dhe
shirita ngjyre/testim dalje toni.
Video e çastit limiton çdo filmim në 4 sekonda - ideale për ti
vendosur më vonë në një listë luajtje. Shihni montazhet tuaja të
klipeve video me një muzikë të të përzgjedhur nga ju. Teknologjia e
zbulimit të fytyrës përsos automatikisht cilësimet për filmime të
përkryera njerëzish, duke zbuluar deri në 35 fytyra në një kuadër.
Para REGJ kap 3 sekondat e ngjarjes para se ju të shtypni regjistro
- kështu që ju nuk gumbni asnjëherë asnjë filmim.
DIGIC DV III mbështet x.v.Color - për ngjyrime më të thella, më
të pasura kur shihen filmimet në TV HD të pajtueshëm. Regjimi
Cinema 25p përshtat pamjen e filmit tradicional, dhe siguron
përmirëson filmimin në kushte me pak ndriçim.
Një regjim i dedikuar Fotografi i lejon përdoruesve të kapin imazhe
të palëvizshme me rezolucion të lartë, deri 8MP. Në regjimin dual
të filmimit, imazhet e palëvizshme 6MP mund të bëhen gjatë
filmimit. Vrulli i fotografive kap 25 imazhe të palëvizshme nga një
sekond i vetëm i materialit të regjistruar.
Kapni dhe monitoroni audio superiore duke përdorur fishat e
mikrofonit dhe kufjeve. Kontrolli manuali i nivelit të audios
siguron edhe më shumë opsione.
Lidhni një seri periferikesh opsionale në një fiksues mini
aksesorësh i përparuar, duke përfshirë një mikrofon të drejtuar dhe
dritë video.
Softueri PIXELA™ i lehtë për tu përdorur është furnizuar për të
përpunuar dhe shpërndarë filmimet. Me shkruesin DVD DW-100 të
Canon-it (i disponueshëm veças) shkruani DVD me prekjen e një
butoni.
Zbuloni më shumë për Canon HF S100, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.