LEGRIA HF R76

Video kamerë

Canon LEGRIA HF R76

Kjo videokamerë kompakte, e lehtë për t'u përdorur, me Wi-Fi dhe NFC me zmadhim të avancuar 57x ofron cilësi të shkëlqyer videoje.

Përfitimet

  • Regjistroni dhe ndani me lehtësi momentet tuaja të çmuara

  • Teknologji e fuqishme për video me cilësi të shkëlqyer

  • Regjistrime krijuese me lehtësi

  • Një tingull i shkëlqyer për t'iu përshtatur skenës

Veçoritë e detajuara

  • Regjistroni dhe ndani me lehtësi

    Shijoni regjistrimin komod dhe kontrollin intuitiv e të thjeshtë me majat e gishtave me një ekran me prekje të madh, të aftë e të ndritshëm. Regjistroni njëkohësisht në formatet AVCHD dhe MP4 dhe lidhuni me lehtësi me pajisjet inteligjente duke përdorur Wi-Fi me NFC për regjistrimin në largësi dhe ndarjen me lehtësi të skedarëve MP4 me shokët dhe me faqet e rrjeteve sociale.

  • Cilësi e shkëlqyer

    Një sërë teknologjish të fuqishme sigurojnë video në Full HD me një cilësi të mahnitshme, pavarësisht se çfarë regjistroni. Këto përfshijnë një lente me një zmadhim të madh të përparuar 57x për të regjistruar detaje në largësi me Ndihmësin e inkuadrimit automatik të zmadhimit për ta mbajtur objektivin brenda kuadrit; si dhe Stabilizimin (IS) inteligjent të imazhit për të ekuilibruar automatikisht lëvizjet e për të parandaluar mjegullimet.

  • Regjistrime krijuese

    Krijoni efekte spektakolare me regjistrimin me lëvizje të ngadalta ose të shpejta, shtoni efekte argëtuese te videot me Dekorimin me prekje, ose krijoni atmosferë me Filtrat kinematografikë. Regjistroni momentet kryesore të fëmijëve me Modalitetin e përparuar të bebeve që i rendit automatikisht në albume regjistrimet për deri në tre fëmijë.

  • Një tingull i shkëlqyer

    Bëjeni zërin e videove po aq të shkëlqyer sa dhe pamja e tyre me zgjedhjen e skenës së audios, e cila zgjedh nga 5 modalitete të skenës dhe optimizon automatikisht parametrat e audios për t'iu përshtatur skenës që po regjistroni.

Specifikimet

  • HD të plotë

  • Advanced Zoom

  • IS Inteligjent Optik

  • Regjistrimi i lëvizjeve të shpejta dhe të ngadalta

  • Ndiqni subjektet tuaja në zmadhim të plotë

  • Fotografoni kujtime të çmuar

  • Wi-Fi remote e thjeshtë

  • Thjeshtojeni ndarjen e materialeve