Camera Pan Table CT-V1Opsioni Camera Pan Table (Tabela e zhvendosjes së kamerës) zgjeron këndvështrimin tuaj gjatë monitorimit me valë dhe regjistrimit të drejtpërdrejtë të imazheve nga videokamerat përkatëse LEGRIA. Me anë të aplikacionit CameraAccess Plus në smartfon ose tabletë, mund ta zhvendosni kamerën në largësi në diapazon 200°. Modeli efektiv në konsumin e energjisë bën të mundur që kamera dhe CT-V1 të vendosen në modalitetin në gatishmëri kur janë në prizë me anë të një adaptori kompakt, kështu që aktivizimi do të bëhet vetëm kur të hapni aplikacionin. Si alternativë, CT-V1 mund të punojë me dy bateri AA për më shumë mundësi lëvizjeje.
Energjia
BP-718Bateria inteligjente litium jon ju tregon saktësisht sesa ngarkesë të baterisë ju ka mbetur.
BP-727Rregjistroni edhe më gjatë me këtë bateri inteligjente me kapacitet të lartë litium jon, që ju tregon saktësisht sesa ngarkesë të batërisë ju ka mbetur.
CG-700CG-700 është një pajisje shtesë për ngarkimin e baterive tuaja pa videokamerën tuaj. Mund të vendosni baterinë tuaj në vendin e saj dhe treguesi LED do t'ju njoftojë se kur bateria është e ngarkuar plotësisht.
Kasat
SC-2000Kasat e videokamerave të Canon janë ndërtuar pikërisht për të mbrojtur videokamerën tuaj LEGRIA. Kasa e butë është skicuar për të lejuar vendosjen e një shumëllojshmërie të konfigurimeve të videokamerës.
Tjetër
UA-100 - Përshtatësi USBPërshtatësi USB UA-100 ju lejon të lidhni diskun tuaj të jashtëm HDD me videokamerën tuaj LEGRIA, i përsosur kur keni nevojë të arkivoni filmimin dhe të ruani kujtimet tuaja.