Kjo makinë llogaritëse shkencore bazë 10 + 2 shifra, ekran me 1 rresht është e pajisur me 140 funksione. Është prodhuar pjesërisht nga materiale produktesh Canon të ricikluara duke e bërë ideale për njerëzit e interesuar në konsumin e përgjegjshëm.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon F-502G
Makina llogaritëse F-502G 10 + 2 shifra, ekran me 1 rresht është prodhuar pjesërisht nga materiale produktesh Canon të ricikluara. Kjo rrit në maksimum efektshmërinë e burimeve dhe minimizon mbeturinat. Është një afrim më i përgjegjshëm i cili do të çmohet veçanërisht nga të rinjtë që duan makinën e tyre llogaritëse shkencore të parë.
Kjo makinë llogaritëse e gjithanshme përmban të gjitha funksionet thelbësore që duhen për studentët e Nivelit Elementar të Ciklit të Lartë. Është e pajisur me memorie të pavarur. Një total prej 140 funksionesh* përfshijnë 15 nivele Kllapash, llogaritje trigonometrike dhe statistikore, konvertim koordinatash, njësi këndesh dhe faktoriale, llogaritje kombinimi dhe permutacioni. Çfarëdo që duhet në klasë, kjo makinë llogaritëse e plotë është gati t'ju japë përgjigjen e saktë.
Një ndërtim i hollë aerodinamik e bën këtë makinë llogaritëse të mbahet me lehtësi në pëllëmbë të dorës. Është e fortë dhe e besueshme dhe vjen bashkë me një kapak të fortë praktik mbrojtës. Ekrani i madh dhe i qartë LCD është i lehtë për t'u lexuar. Vendosja e informacioneve dhe zgjedhja e funksioneve është shumë e lehtë falë butonave plastikë të mëdhenj e të fortë. Çdo gjë është ndërtuar për të garantuar përdorim të thjeshtë, pa bezdi.
Një funksion i fikjes automatike e fik makinën llogaritëse automatikisht pas 7 minutash kur nuk e përdorni, kështu nuk shpërdoron energji. Mbrojtja e memories vazhdon të punojë edhe kur fiket energjia.
* shiko specifikimet për detaje të mëtejshme
Zbuloni më shumë për Canon F-502G, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.