Kjo makinë llogaritëse tavoline 12-shifrore e madhe ka një ekran të madh të pjerrët LCD, duke i bërë shifrat tepër të thjeshta për tu lexuar në të gjitha kushtet e dritës. Funksione të përshtashëm taksash dhe konvertimi monedhash shtojnë gjithanshmërinë.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon TS-1200TCG
TS-1200TG është një makinë llogaritëse tavoline me 12 shifra e cila
është prodhuar pjesërisht nga materiale produktesh të Canon të
ricikluara, duke nxitur përdorimin e përgjegjshëm të burimeve
natyrore të shterueshme.
Shifrat janë të thjeshta për tu lexuar pas përdorimit për një kohë
të gjatë, falë ekranit LCD tepër të madh dhe me pjerrësi të
rregullueshme. Konstruksioni ergonomik me një tasierë të madhe dhe
të bollshme dhe butona të gjerë dhe të qëndrueshëm sigurojnë
përdorim të pamundimshëm. Për më shumë, funksioni i kthimit të
butonit lejon shpejtësi dhënie shifrash pa bllokim butonash.
Thjeshtoni llogaritjet e komplikuara dhe kurseni kohë. Përpuno
diferencat e vlerave të taksave me një prekje, me dy butonat
praktik të përllogaritjes së taksava. Konvertimi i monedhave është
mjaft i thjeshtë. Konvertoni monedhën tuaj lokale në monedhën që ju
zgjidhni - ose anasjelltas - me shpejtësi dhe lehtësi.
Ju mund të kontrolloni gjendjen e makinës llogaritëse në çast me
butonin 'Calculation Command sign'. Funksione të tjera përfshijnë
çelësa përzgjedhje për përzgjedhje të lehtë dhjetore dhe
rrumbullakosje - si edhe Ndryshim Shenje, butona zhvendosje dhe
Përqindje.
Sido që të jenë kushtet e dritës, kjo makinë llogaritëse me fuqi
dyfishe diellore dhe bateri nuk ju lë kurrë në baltë. Funksioni 'i
fikjes automatike' fik kalkulatriçen kur nuk është në përdorim, për
të kursyer energji. Makina juaj llogaritë gjithashtu ka një bateri
të zëvendësueshme për një jetë të gjatë, jo si disa makina
llogaritëse që duhet të hidhen tej pas përdorimit të një baterie të
vetme.
Zbuloni më shumë për Canon TS-1200TCG, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.