Canon AS-8

AS-8

Kjo makinë llogaritëse kompakte dhe elegante, me 8 shifra që mbahet në dorë paraqet konstruksionin e zgjuar të harkut dhe një mbulesë të qëndrueshme që paloset nga sipër me 360 gradë, duke e bërë AS-8 ideal për përdorimin në një zyrë ose në udhëtim.

Përfitimet

  • Maikinë llogaritëse që mbahet në dorë me 8 shifra
  • Kompakte dhe me peshë të lehtë, me një konstruksion të formës së harkut
  • Mbulesa e sipërme, e poshtme dhe mbulesa e fortë të prodhura nga material i ricikluar i Canon
  • Mbulesë e qëndrueshme që paloset nga sipër me 360 gradë
  • Ekran i madh LCD

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon AS-8

Makinë llogaritëse që mbahet në dorë me konstruksionin e harkut


Merreni me vete kudo që shkoni makinën llogaritëse që mbahet në dorë me 8 shifra AS-8 të Canon dhe jeni gati të bëni llogaritje të shpejta në vend. Konstruksioni i harkut lejon që makina llogaritëse të qëndrojë në mënyrë të rehatshme në dorë, ndërsa një mbulesë që paloset nga sipër, e cila mund të rrotullohet me 360 gradë të plotë, mbron makinën llogaritëse gjatë gjithë kohës.

Duke mbrojtur planetin


Mbulesa e sipërme, e poshtme dhe mbulesa e fortë e makinës llogaritëse AS-8 është prodhuar nga materiali i ricikluar i Canon. Rezultati përfundimtar është një makinë llogaritëse xhepi e padëmshme për mjedisin që ndihmon në ruajtjen e burimeve botërore të çmuara.

Ekran i madh LCD


Pavarësisht nga përmasat kompakte të saj, kjo makinë llogaritëse që mbahet në dorë ka një ekran të madh LCD, në mënyrë që të lexoni me lehtësi të gjithë numrat me një vështrim. Vendosja e thjeshtë për përdoruesin - me një tastierë të qartë dhe butona të mëdhenj të koduar me ngjyra - garantojnë futjen e lehtë dhe pa gabime të shifrave.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon AS-8, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.