AS-2400
Kjo makinë llogaritëse tavoline me 14-shifra kombinon një konstruksion me stil me hark me kredenciale mjedisore të konsiderueshme - duke e bërë atë ideale për organizata dhe individë.
Përfitimet
- Makinë llogaritëse tavoline me 14 shifra
- Trup me formë elegante me hark
- Ekran i madh me pjerrësi të rregullueshme
- Kasa e sipërme & e poshtme është prodhuar pjesërisht nga materiale produktesh Canon të ricikluara
- Burim dyfish energjie: diell dhe bateri pa zhivë
- Zgjedhje rrumbullakimi dhe presje dhjetore
- Fikje automatike
Veçoritë e detajuara
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon AS-2400
Me stil dhe profesionale
AS-2400 me 14-shifra është projektuar edhe me stil edhe me prakticitet në mendje. Trupi i lëmuar dhe i gjarpëruar jo vetëm që duket profesional, ai gjithashtu përshtatet pastër në një tavolinë ose raft.
Ekran me pjerrësi të rregullueshme
Një panel i madh ekrani LCD dhe i rregullueshëm minimizon shkëlqimin verbues dhe reflektimin. Për lexueshmëri optimale paneli mund të anohet për t'iu përshtatur kushteve të dritës.
Dizajn i qëndrueshëm.
Ashtu si stili ergonomik i saj, ky model ofron një ndikim të zvogëluar mbi mjedisin, një konsideratë e rëndësishme për të gjitha organizatat dhe individët sot. Disa prej elementëve plastikë të saj janë prodhuar nga materialët e ricikluar të marrë nga produktet Canon.
Efikas në energji
Burim i dyfishtë energjie- bateria diellore dhe pa zhivë siguron efektshmërinë në energji dhe përdorim të qëndrueshëm nën kushte të ndryshme të ndriçimit. Kur AS-2400 nuk është në përdorim, një funksion ‘fikje automatike’ thjesht e fik makinën llogaritëse për të kursyer energji.
Funksione të plota
Makina llogaritëse AS-2400 ofron një seri të gjerë funksionesh. Një çelës me rrëshqitje siguron zgjedhjen dhe rrumbullakimin e thjeshtë të presjes dhjetore. Kujtesa e Totalit Final akumulon automatikisht shumat përfundimtare. Butonat e tjerë të përshtatshëm përfshijnë rritjen e çmimit, e anasjelltas dhe të gjitha funksionet tjera që ju do të prisni nga një makinë llogaritëse Canon.
Specifikimet e produktit
Zbuloni më shumë për Canon AS-2400, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.