Informacioni për faqe të printuara (page yield) nga printerat Laser

Kur zgjidhni një produkt, ju shikoni çmimin, karakteristikat, funksionimin, cilësinë dhe besueshmërinë. Natyrisht që edhe kostoja e printimit për faqe për modele të ndryshme është po aq e rëndësishme.

Informacioni mbi numrin e faqeve të printuara ju jep një matje të saktë se sa faqe mund të printohen me një fishek boje.  Informacioni mbi faqet e printuara për shumë nga fishekët e tonerave “All-in-one” të përdorur në pajisjet monokrome është matur në përputhje me procedurat e rrepta të ISO-së (International Organization for Standardization).

Standardi 19752 i ISO-së u erdhi në fuqi në vitin 2004 dhe përshkruan metodën për përcaktimin e informacionit për faqe të printuara të tonerit për printerat monografik elektro fotografik dhe pajisjet shumëfunksionale që kanë pajisje printerash brenda tyre.

Informacioni për faqet e printuara për këto fishekë është matur në rrethanat e përcaktuara rreptë.  Testi shembull për faqet i treguar këtu ka qenë standard për matjen e informacionit të printimit për faqe të fishekëve të tonerave tanë monokromë qysh në vitin 2002