Differentiate, Rohner Spiller grow their business, using marketing and customer communication solutions from Canon

Rohner Spiller: t'i bësh gjërat ndryshe

Sfida

Gjatë gjysmëshekullit të kaluar, kompania zvicerane Rohner Spiller e ka themeluar veten si printues tregtar lider. Falë një shërbimi printimi të shpejtë dhe me cilësi të lartë, ka ndërtuar një bazë klientësh besnikë në një gamë të gjerë tregjesh - nga arkitektët dhe diazjnerët grafikë deri në SME dhe bizneset e mëdha. Mjedisi i saj i prodhimit komplet i optimizuar, i cili përfshin harduerë për gjithçka, nga printimi dhe përfundimi me format të ngushtë dhe të gjerë deri në skanim dhe laminim, është e pajisur për t'u marrë me pothuajse çdo lloj porosie printimi.

Sidoqoftë, siç thekson CEO i kompanisë, Remo Martin, vetëm aftësia për të prodhuar nuk fiton biznese të reja - diçka që në vitin 2012 ishte bërë një nevojë e ngutshme: "Biznesi ynë po ecte mirë dhe kishim shumë punë nga klientët ekzistues. Por çmimet po binin shpejt, prandaj na duhej një mënyrë për të ruajtur dhe rritur të ardhurat tona dhe për të ofruar stabilitet afat-gjatë. Na duheshin klientë të rinj.”

Kompania morri në konsideratë investimin në pajisje të reja printimi dhe përfundimi, por këto zgjidhje nuk ofronin USP-në që synonim: "Duke u fokusuar në peizazhin e komunikimeve gjithnjë e në ndryshim, po kërkonim një mënyrë të ndihmonim klientët tanë të përshtateshin me një kulturë që evoluonte ku të gjithë po konsumonin gjithnjë e më shumë informacionet në media të ndryshme."

Megjithëse Martini dhe skuadra e tij ishin në dijeni të mundësive në marketingun online dhe ndër-mediatik, ai kujton se nuk kishin dijet e nevojshme ose njohurinë e tregut. "Ishim të hutuar nga sasia e informacionit në dispozicion dhe prandaj kërkuam një partner që mund të shoshiste mbingarkesën e informacionit, të thjeshtonte tregun dhe të drejtonte kompaninë tonë në një treg të pashkelur."

"Si rezultat i partneritetit tonë me Canon, ndër-media tani është një pjesë e madhe e ofrimit të shërbimeve tona."

Rohner Spiller attract new customers, using Canon marketing solutions

Zgjidhja e Canon

Pas një studimi të gjerë të tregut, i cili përfshinte komunikimin me furnitorët lider të zgjidhjeve ndër-mediatike në drupa 2012, Rohner Spiller vendosi të investojë në propozimin e Canon duke përfshirë softuerin DirectSmile. "U bënë të qarta dy gjëra përtej aftësive të softuerit gjatë diskutimeve tona me Canon. E para ishte se kompania kishte eksperiencë të madhe në treg dhe e dyta, do të punonte me ne në një kapacitet partneriteti dhe dhe do të na ofronte atë ndihmë drejtimi që na duhej."

Ndihma e drejtimit erdhi në formën e një seance trajnimi tre-ditore të mundësuar nga Canon e cila i mësoi Martinit dhe skuadrës së tij bazat e ndër-medias dhe mënyrën si të planifikojë fushatat për klientët duke përdorur DirectSmile. "Ky trajnim i çmuar u plotësua nga diskutimet e thella të biznesit që u përqendruan në mënyrën si të bëhej shërbimi fitimprurës. Punuam me Canon për një numër idesh, të dy propozuam modele biznesi të reja ndërsa Canon na tregoi fushatat ekzistuese për klientët për të cilat na ndihmuan. Ata na ndihmuan të përcaktonim drejtimin ku donim të shkonim."

Ky drejtim i ri ishte i rëndësishëm. Duke pasur parasysh ndërgjegjësimin fortë të Rohner Spiller për markën si ofrues i shërbimeve të printimit, u vendos që ofrimi i ri ndër-mediatik i kompanisë kishte nevojë për identitetin e tij në treg. Ndërkohë që ky shërbim i ri në fund do t'i kontribuonte biznesit kryesor, u vendos që të ndërtohej si divizion i veçantë i quajtur 'Quaterfield1'. I nxjerrë nga shprehja gjermane 'Ndër-shtetëror', ky emër përcjell qartë në mënyrë perfekte shpirtin e eksplorimit në aventurën e re të kompanisë.

"Jo vetëm që kemi zgjeruar propozimin tonë për të fituar klientë të rinj dhe për të rifituar klientë të vjetër, por kemi rritur volumet e printimit me 20 përqind."

Përfitimet

Sot, Quaterfield1 është një markë që po lulëzon dhe ka forcuar biznesin e Rohner Spiller. E drejtuar nga tre specialistë të përkushtuar të cilët ofrojnë shërbime marketingu digjital si marketing me email, buletine elektronike dhe dizajnë faqesh interneti, skuadra e Quaterfield1 mbështet gjithashtu klientët me strategjitë e tyre të marketingut:

"Klientëve ekzistues u pëlqejnë aftësitë tona të reja ndër-mediatike dhe në automatizimin e marketingut dhe fakti që mund të rritim vlerën e fushatave të tyre. Ne mund të thjeshtojmë dhe të automatizojmë metodat e tyre të punës me ndërhyrje minimale nga njeriu dhe të transformojmë produktet tona të printimit në zgjidhje që rritin të ardhurat tona. Jo vetëm që kemi evoluar modelin e biznesit tonë dhe kemi zgjeruar propozimin tonë për të fituar klientë të rinj dhe për të rifituar klientë të vjetër, por kemi rritur volumet e printimit me 20 përqind.

Përtej aplikimeve të zakonshme ndër-mediatike, ngjashëm me postën direkte të pajisur me faqe interneti të personalizuara, marka ka zhvilluar gjithashtu një mjet online të sofistikuar për bizneset e garazheve lokale. Martini e kujton, "Zgjidhja jonë e parë ishte një sistem i quajtur CARS 2.0, një mjet survejimi online që ndihmonte klientët tanë të garazheve të mblidhnin informacione të detajuara mbi metodën e preferuar të komunikimit të klientëve. Qoftë me telefon, SMS, postë direkte ose email, mjetet i ndihmojnë t'i bëjnë komunikimet e tyre më të efektshme."

Martini përfundon: "Kemi një marrëdhënie të ngushtë me Canon i cili na ka ndihmuar të mbështetim biznesin tonë. Stafi i Canon është gjithmonë aty për të na ndihmuar dhe dhënë përgjigje të shpejtë për çdo problem. Si rezultat i partneritetit tonë, ndër-media tani është pjesë e madhe e ofrimit të shërbimeve. Kemi dalë pa humbje në investimin tonë dhe duke ecur përpara, presim shtim të fitimeve dhe rritje të mëtejshme."

Differentiate, Rohner Spiller offer customers online marketing and crossmedia services using campaign management software from Canon

"Kemi një marrëdhënie të ngushtë me Canon i cili na ka ndihmuar të ruajmë biznesin tonë."

Zbuloni më shumë

Na kontaktoni

Zbuloni se si mund të ndihmojmë biznesin tuaj të diferencohet

Zbuloni më shumë