Termet dhe kushtet dhe kontrata sigurimit private

Rregullat dhe kushtet e llogarisë Canon

Ne i përditësojmë herë pas here këto rregulla dhe kushte. Do t’ju mbajmë të përditësuar për çdo ndryshim të këtyre rregullave dhe kushteve duke i publikuar ato online. Gjithashtu do të përdorim çdo metodë komunikimi të ofruar nga ju për t’ju informuar për ndryshimet e konsiderueshme në këto rregulla dhe kushte nëse ka. Nëse vazhdoni të përdorni llogarinë Canon pasi t’i kemi publikuar përditësimet në këto rregulla dhe kushte, ju jeni dakord t’i përmbaheni rregullave të përditësuara.

1. Çfarë është një llogari Canon?

Llogari Canon, e quajtur më parë si llogari You Connect dhe llogari MyCanon, janë kredencialet që do të përdorni për krijuar dhe konfirmuar identitetin tuaj me faqet e internetit dhe shërbimet e Canon. Mund ta përdorni llogarinë tuaj Canon për të hapur shërbime të ndryshme si marrjen e informacioneve rreth produkteve të Canon, hyrjen në dyqane online të Canon për të blerë produkte të caktuara Canon dhe marrjen e aksesit për faqe interneti dhe shërbime përkatëse të Canon (si për shembull regjistrime për lajme të Canon, galeri You Connect dhe irista, etj.), të ofruara qoftë nga Canon, kompanitë filiale të Canon ose nga palë të treta të caktuara nga Canon herë pas here (të quajtura të gjitha së bashku “Shërbimet Canon”). Ju lutem vini re se përdorimi i Shërbimeve Canon do të jetë subjekt i rregullave dhe kushteve përkatëse për secilin prej tyre në fuqi në atë kohë. Për më tepër, ju lutem vini re se produktet Canon dhe shërbimet Canon mund të ndryshojnë nga shteti në shtet; se të njëjtat produkte Canon dhe shërbime Canon mund të mos ofrohen në çdo shtet dhe se gjithashtu disa prej shërbimeve Canon që lidhen me produkte të caktuara Canon do të lidhen me vendin tuaj ku banoni.

2. Kush mund të regjistrojë një llogari Canon?

Llogaria Canon është e disponueshme në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë për ata me moshë 18 vjeç e sipër. Aksesi dhe përdorimi i shërbimeve Canon nga kushdo nën moshën 18 vjeç lejohet vetëm me lejen e bërë shprehimisht të një prindi ose kujdestari ligjor i cili duhet të regjistrohet me emrin e tij.

3. Si ta krijoni një llogari Canon?

Për të krijuar një llogari Canon duhet të jepni një adresë email-i të vlefshme e cila do të gjithashtu emër-përdoruesi dhe informacione demografike si emri, mbiemri, vendi ku banoni, etj. Jeni të lirë ta ndryshoni emër-përdoruesin dhe fjalëkalimin duke hyrë në llogarinë Canon pas regjistrimit me sukses. Llogaria Canon ju jepet falas dhe është për përdorim personal. Sidoqoftë, ju do të përgjigjeni për çdo kosto dhe shpenzim të nevojshëm për regjistrimin e llogarisë Canon dhe përdorimin e shërbimeve Canon.

Ju lutem vini re se Canon ushtron të drejtën të pranojë aplikantët me vendimin krejt të vetin, dhe pa diskriminim të papërshtatshëm, të refuzojë cilindo aplikant që e konsideron të papërshtatshëm në mënyrë të arsyeshme.

Kur regjistroni një llogari Canon, ju pranoni t’i jepni Canon të dhëna të sakta siç kërkohet në formularin e regjistrimit. Pas regjistrimit, duhet gjithashtu t’i ruani këto të dhëna për t’u siguruar që të jenë të përditësuara duke përdorur linket e dhëna në email-in e konfirmimit të regjistrimit ose të publikuara në faqen e internetit të Canon. Për detaje të përdorimit dhe transferimit të të dhënave tuaja personale nga Canon, ju lutem referojuni rregullores të privatësisë më poshtë.

4. Rregullorja e privatësisë

Për detaje se si t’i përdorni informacionet e klientit, ju lutem referojuni politikës të privatësisë për të dhënat e konsumatorit.

5. Mohime

Ju pranoni shprehimisht dhe jeni dakord se:

Regjistrimi juaj dhe përdorimi i llogarisë Canon dhe shërbimeve Canon bëhet me rrezikun tuaj. Llogaria Canon dhe të gjitha shërbimet Canon janë dhënë mbi bazë “SIÇ JANË” DHE “SIÇ NDODHEN NË DISPOZICION”. Deri në shkallën maksimale të lejuar me ligj, Canon dhe kompanitë filiale të saj mohojnë shprehimisht të gjitha garancitë dhe kushtet e çfarëdo lloji, qoftë të shprehura apo të implikuara, përfshirë por jo vetëm garancitë dhe kushtet e implikuara të tregtueshmërisë, përshtatjes për një qëllim të caktuar dhe mos-shkeljes.

Canon dhe kompanitë filiale të saj nuk garantojnë se (a) përdorimi i llogarisë Canon dhe shërbimeve Canon do të plotësojë kërkesat tuaja, (b) përdorimi i llogarisë Canon dhe shërbimeve Canon do të jetë i pandërprerë, në kohë, i sigurt ose pa gabime, (c) çdo rezultat që mund të merret nga përdorimi i llogarisë Canon dhe shërbimeve Canon do të jetë i saktë ose i besueshëm.

Çdo material i shkarkuar ose i marrë ndryshe përmes përdorimit të llogarisë Canon dhe shërbimeve Canon bëhet me vendimin dhe rrezikun tuaj dhe ju jeni plotësisht përgjegjës për çdo dëmtim në kompjuterin server tuaj ose çdo pajisje tjetër ose humbje të dhënash që ndodh nga shkarkimi i këtyre materialeve.

Asnjë këshillë ose informacion, qoftë me gojë ose me shkrim, i marrë prej jush nga Canon (përfshirë kompanitë filiale të saj) ose përmes përdorimit të llogarisë Canon dhe shërbimeve Canon nuk do të krijojë asnjë garanci që nuk është konstatuar shprehimisht në këto rregulla dhe kushte.

6. Marka tregtare e Canon

Askush nuk lejohet të shfaqë ose të përdorë në asnjë mënyrë logot ose markat tregtare të Canon ose të grupit të Canon pa lejen paraprake me shkrim nga Canon.

7. Zgjedhja e legjislacionit dhe forumit

7.1 Subjekt i paragrafit 7.2, këto rregulla dhe kushte dhe çdo mosmarrëveshje në lidhje me to ose llogarinë Canon do të rregullohet nga ligjet e Anglisë dhe Uellsit, dhe mosmarrëveshjet që lidhen me këto rregulla dhe kushte ose me llogarinë Canon do të zgjidhen në gjykatat e Anglisë dhe Uellsit.

7.2 Si konsumator, ju mund të keni të drejtën t’i paraqisni të çështjet gjyqësore në gjuhën tuaj dhe në gjykatat tuaja lokale. Një organizatë lokale për këshillimin e konsumatorit do të mund t'ju këshillojë për të drejtat tuaja. Këto Kushte të përgjithshme nuk i kufizojnë të drejtat tuaja statutore.

8. Detajet për Canon Europa N.V.

Canon Europa N.V.
Bovenkerkerweg 59
1185 XB Amstelveen
Holandë
Tel 0031 20 545 8545
Faks 0031 20 545 8222
Numri i regjistrimit të kompanisë: 33166721
Numri i TVSH-së: NL005916343B01

9. Të drejtat e autorit

Të drejtat e autorit © Canon Europa N.V. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Ndalohet rreptësisht të kopjohet, rishpërndahet, ripublikohet ose ndryshohet çdo informacion, imazh ose markë tregtare në këtë faqe interneti.

  • Canon
  • ...
  • Termet dhe kushtet dhe kontrata e sigurimit private