Canon Zoemini S
Blank-Rect Image

Canon Zoemini S

Merrni printime të çastit për përjetësim të atypëratyshëm të kujtimeve. Shkrepni autoportretin ideal me pasqyrën e integruar dhe unazën e dritës, lidhuni me aplikacionin "Canon Mini Print" dhe shkrepni foton më të bukur në grup me shkrehjen në distancë - gjithçka falë "Canon Zoemini S".

Canon Zoemini S

Zbuloni "Canon Zoemini S"

Kthejini çastet tuaja në kujtime të paharrueshme me anë të kamerës së integruar e elegante të "Canon Zoemini S" me pasqyrë për autoportrete, unazë drite dhe shkrehës distance

Shikoni videon

Reflekse të këndshme: pasqyrë dhe unazë drite për autoportrete që ia vlen t'i ndani me të tjerët

Realizoni pozat më të bukura me anë të kësaj kamere-printe 8-megapikselëshe në madhësi xhepi. Me një unazë drite për autoportrete të sigurta, nxjerrje fotosh me shkrehje në distancë nga celulari përmes aplikacionit "Canon Mini Print" dhe printime çasti me shpinë ngjitës, ky është aksesori të cilit i drejtohen të pasionuarit pas fotografive.

Shikoni specifikimet e plota

Canon Zoemini S Specification Intro

Kombinim me foto të përkryera

Shkrepni e printoni nga e njëjta pajisje me këtë model inteligjent 2-në-1. Falë kamerës 8-megapikselëshe, folesë së kartës "MicroSD"* dhe teknologjisë "Zink™", "Canon Zoemini S" është gjithçka që ju nevojitet për foto, kudo që të jeni.

Picture-perfect combo

Zgjidhje elegante

Ofrohet në të zezë mat, të bardhë perle, dhe të artë trëndafili, kjo kamerë-printer është shoqëruesi juaj ideal, madje në madhësi të përshtatshme për ta mbajtur në xhep apo në çante.

Sleek solution
Shareable selfies

Autoportrete për t'u ndarë me të tjerët

Një pasqyrë e montuar nga përpara dhe unaza e dritës, ju sigurojnë që autoportretet do t'i nxirrni spektakolare, ndërsa funksioni i shkrehjes në distancë me aplikacionin "Canon Mini Print" i bën fotot e grupit më të lehta se kurrë.

Shkrepje inteligjente

Përdorni "Bluetooth"** dhe aplikacionin "Canon Mini Print" për të printuar foto nga celulari, me shumë filtra të këndshme dhe opsione kolazhi. Aplikacionin mund ta përdorni dhe për të programuar kamerën me tinguj të personalizuar dhe një cilësim shkrepjeje me kronometër për poza të përsosura.

Smart snaps

Printoni, shqisni e ngjisni

Me hapësirë për 10 fletë letre printimi me shpinë ngjitëse, rezistente ndaj grisjes "Zink™", është e lehtë të printoni dhe të dekoroni sendet tuaja me fotot e preferuara.

Print, peel and stick
Canon Mini Print app

Aplikacioni Canon Mini Print

Lidheni printerin tuaj "Canon Zoemini" me celularin apo tabletën nëpërmjet aplikacionit "Canon Mini Print", i cili mund të shkarkohet falas nga "App Store" dhe "Google Play"*. Merrni fotografitë tuaja ose shkarkojini drejtpërdrejt nga Facebook, Instagram, Google Photos, Dropbox ose iCloud. Më pas mund të shtoni filtra, realitetin virtual, shformime, vizatime ose tekst për një imazh plotësisht të personalizuar.

Shkarkoni në App Store
Shkarkoni në Google Play

Letra fotografike Canon ZINK™

Letra ZINK ka një shtresë me mikrokristale që reagojnë ndaj nxehtësisë, duke krijuar një imazh rezistent ndaj ujit, grisjes dhe turbullimit pa asnjë bojë.

Blini 20 fletë

Blini 50 fletë

Canon ZINK™ Photo Paper

Specifikimet kryesore

zink

ZinkTM

Teknologjia e printimit

Smartphone-ready

Gati për celularë

iOS dhe Android

Chic and lightweight

Elegant dhe peshëlehtë

Model 188-gramësh në të zezë mat, të bardhë perle ose të artë trëndafili

Resolution

314 x 600 dpi

Rezolucioni

Available in 4 colours

Bluetooth®

Lidhja me Bluetooth®

5 Megapixels

8 megapikselë

Kamera

Remote shutter

Shkrehës në distancë

Me aplikacionin "Canon Mini Print"

Micro SD

MicroSD*

Mbështetje për karta memorieje

Shikoni specifikimet e plota

Key Specifications
What’s in the box

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për të shkrepur, personalizuar e printuar:

Kamerë-printer çasti "Canon Zoemini S" (vjen në të zezë mat, të bardhë perle apo të artë trëndafili)

Kabllo USB

Fleta e specifikimeve të sigurisë

Fleta EWS (garancia)

Udhëzimet e shpejta (karta)

Fletë fotografike "Zink™" (10 fletë) + 1 SMARTSHEET

Rrip dore

Produktet e lidhura

* Fotot e shkrepura me "Canon Zoemini S" mund të ruhen në kartën "Micro SD". Fotot nuk ngarkohen dot nga karta në "Canon Zoemini S".

** Stemat, marka dhe fjala "Bluetooth®" janë marka të regjistruara tregtare në pronësi të "Bluetooth SIG, Inc." dhe çdo përdorim i këtyre markave nga "Canon Inc." kryhet nën licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës.

*** Mohimi i përgjegjësisë: Duhet që pajisja portative të lidhet me "Canon Zoemini" nëpërmjet "Bluetooth®" dhe aplikacionit "Canon Mini Print", i cili ofrohet falas në "App Store" dhe "Google Play". Kompatibil me pajisjet celulare që funksionojnë me iOS 9.0 ose më vonë, dhe pajisjet Android me Android 4.4 ose më të vonshëm.