canon cameras mirrorless

Pa pasqyra apo DSLR? 

Zbuloni më të mirën për të dyja

Të gjitha informacionet që ju duhen për të zgjedhur kamerën ideale për ju

Zgjidhni kamerën tuaj të përsosur

Nëse po eksploroni përfitimet nga kamerat me lente të ndërrueshme - ose po kërkoni për nivele të reja të rendimentit krijues, mund të zgjidhni një kamerë kompakte pa pasqyra EOS M ose një EOS Digital SLR. Të dyja përfshijnë disa nga teknologjitë më të mira të imazheve, për të siguruar një rendiment të fuqishëm, rezultate mahnitëse dhe mundësi krijuese të mrekullueshme, si dhe ofrojnë elasticitetin e pakrahasueshëm të lenteve EOS dhe të aksesorëve. Shikoni udhëzuesin tonë këtu për t'ju ndihmuar të zgjidhni kamerën e përsosur për ju.

eos m5 ambient comparison

Ideale për të filluar

Hidhni hapat e parë në EOS dhe eksploroni me lehtësi potencialin tuaj krijues me kamerat tona të nivelit fillestar - EOS M10 dhe 1300D. Një prezantim ideal i përdorimit të kamerës me aftësinë për të ndërruar lentet, ato sigurojnë një cilësi të shkëlqyer në fotografi dhe video nga sensori i madh me 18 megapikselë dhe përfshijnë Wi-Fi për ndarje të imazheve me lehtësi.

eos m10 eos 1300d

EOS M10

E vogël, e lehtë dhe e gjithanshme, mund ta mbani kamerën EOS M10 kudo që shkoni dhe ta përshtatni me stilin tuaj unik, me një larmi ngjyrash dhe shumë opsione për çantën e kamerës. Si përmirësimi ideal nga një smartfon ose një kamerë kompakte, ajo jo vetëm që ju ofron rezultate me cilësi të shkëlqyer dhe elasticitetin krijues të lenteve të ndërrueshme, por ju lejon po ashtu të realizoni me lehtësi selfie me anë të ekranit të madh me anim dhe me prekje si dhe të shijoni thjeshtësinë e regjistrimit thjesht duke e drejtuar nëse kërkoni këtë.

Mësoni më shumë

eos m10 sample alina rudya
Nxjerrë me EOS M10
  • f/4.5
  • 1/40
  • 2000

EOS 1300D

E mbushur me opsione krijuese por përsëri e lehtë në përdorim, kamera EOS 1300D është kamera DSLR e përsosur për fillimet e udhëtimit tuaj fotografik. Mund të mësoni për fotografinë dhe të eksploroni me lehtësi potencialin tuaj artistik me nivelin e kontrollit që dëshironi mbi parametrat.

Mësoni më shumë

gull sample a2 creative filters off
Nxjerrë me EOS 1300D
  • f/3.5
  • 1/100
  • 400

Ideale për hapin tuaj të ardhshëm

Nëse jeni gati ta çoni fotografinë tuaj një nivel më lart ose thjesht dëshironi një kamerë për çdo përdorim dhe me rendiment të lartë, atëherë zgjedhja juaj është mes kamerës së vogël portative EOS M3 dhe asaj plot teknologji, EOS 760D. Të dyja kamerat ofrojnë cilësinë me 24,2 megapikselë, kontrollin e ekranit me prekje dhe me anim si dhe Wi-Fi për ndarje të imazheve me lehtësi. Përveç kësaj, mund të shijoni rezultate të shkëlqyera në çdo rast me modalitetet automatike të lehta në përdorim, ose eksploroni me lehtësi mundësitë krijuese të kontrollit manual të plotë.

eos m3 eos 760d

EOS M3

E vogël dhe kompakte, dhe me manovrimin si të një kamere DSLR, kamera EOS M3 ndërthur rendimentin e fuqishëm dhe cilësinë e shkëlqyer me lehtësinë e një kamere portative. Ajo është mjaft e shpejtë për t'ju lejuar të kapni me lehtësi momentet spontane dhe ju ofron një gamë të gjerë të veçorive krijuese që mund t'i eksploroni. Përveç kësaj, mund të shtoni edhe një inkuadrues elektronik optik për të zgjeruar opsionet tuaja të inkuadrimit.

Mësoni më shumë

eos m3
Nxjerrë me EOS M3
  • f/11.0
  • 1/80
  • 400

EOS 760D

Me kontrolle të gjithanshme dhe ergonomi të përmirësuar të kamerave DSLR, kamera EOS 760D mund ta sjellë potencialin tuaj fotografik në një nivel tjetër krijues. Me një përshtatje të lartë dhe me një sistem AF të përparuar me 19 pika që e bën të lehtë të ndiqni objektet në lëvizje të shpejtë, mund të shijoni rezultate të mrekullueshme pavarësisht nëse po regjistroni sporte, portrete apo peizazhe. Përveç kësaj, ka një ekran me prekje me kënd të ndryshueshëm që është i shkëlqyer për të regjistruar video nga këndështrime të ndryshme.

Mësoni më shumë

eos 760d sample
Nxjerrë me EOS 760D
  • f/4.0
  • 1/2500
  • 200

Ideale për përdoruesin e nivelit të përparuar

Kamerat tona EOS të përparuara, plot lidhje dhe me 24,2 megapikselë ju lejojnë të eksploroni subjekte dhe teknika të reja, si dhe të zhvilloni krijimtarinë tuaj në mënyra të reja dhe emocionuese. Në kamerat EOS M5 dhe EOS 80D do të zbuloni veçori të nivelit më të lartë që ju japin më shumë kontroll dhe shpejtësi, duke përfshirë sistemet e shpejta të fokusit automatik AF dhe regjistrimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me 7 fps, si dhe nivele të reja të rendimentit dhe cilësisë që do ta sjellin fotografinë dhe videografinë tuaj në lartësi të reja.

eos m5 eos 80d

EOS M5

E realizuar nga veçoritë më të mira kamerave kompakte të Canon dhe ato DSLR, kamera EOS M5 ekuilibron në mënyrë të përsosur rendimentin e lartë me një madhësi të vogël dhe të kujdesshme që është e përsosur për fotografinë e rrugës. Përveç kësaj, mund të shijoni manovrimin origjinal të një kamere EOS, falë një inkuadruesi elektronik qendror me rezolucion të lartë. Ajo është zgjedhja ideale për përdoruesit ekzistues të kamerave EOS, si një kamerë e dytë në përputhje me lentet e tyre, ose si një alternativë më e vogël për një kamerë tradicionale DSLR.

Mësoni më shumë

eos m5 sample gail tibbon
Nxjerrë me EOS M5
  • f/11.0
  • 1/80
  • 400

EOS 80D

Mund të eksploroni një krijimtari të pakufi me kamerën e fuqishme, të gjithanshme dhe mjaft reaguese EOS 80D, e cila shkëlqen në fotografinë e sporteve, portreteve, peizazheve, rrugës, udhëtimeve dhe me ndriçim të ulët, si dhe në videografinë krijuese. E mbushur me teknologji novatore, ajo ju siguron të gjithë kontrollin dhe elasticitetin që ju duhet për të arritur rezultate mahnitëse në çdo situatë.

Mësoni më shumë

eos 80d sample
Nxjerrë me EOS 80D
  • f/9.0
  • 1/125
  • 200

Keni ende nevojë për ndihmë?

Eksploroni më tej për t'ju ndihmuar të gjeni kamerën e përsosur për ju.