Kamerat pa pasqyra

Canon EOS Ra

Shkrepeni qiellin e natës me qartësi mahnitëse dhe regjistroni më shumë detaje se ç'mendonit se do të ishte ndonjëherë e mundur. Kjo kamerë është forca e vërtetë për të parë përtej yjeve.

Shkrepni bukurinë e plotë të qiellit të natës

"EOS Ra" vjen me një grup të ri filtrash infrakuqe përpara sensorit, që i mundëson përçimin e deri në katër herë më shumë drite "Hydrogen Alpha" në krahasim me modelet normale EOS R. Kjo i mundëson kamerës të kapë ngjyrën e veçantë të kuqërremtë të mjegullnajave.

  • EOS Ra

    Mjegullnaja e Orionit 
    f/2.8 | ISO 3200 | 61’’

  • EOS R

    Mjegullnaja e Orionit
    f/2.8 | ISO 3200 | 59’’

Krijimtari pa kufij

"EOS Ra" është kamera ideale për shkrepjen e një sërë fotosh astronomike. Eksploroni thellësitë e gjithësisë dhe zbuloni ngjyrat e fshehura të qiellit të natës. Shikoni se çfarë mund të shkrepni me modelin kompakt e të fuqishëm "EOS Ra".

  • EOS Ra

    Kashta e Kumtrit
    f/2.8 | ISO 5000 | 10’’

  • EOS Ra

    Kashta e Kumtrit
    f/2.8 | ISO 3200 | 30’’

Mjeti optimal për astrofotografi

"EOS Ra" vjen me një ekran me prekje, me kënd të ndryshueshëm, si dhe një zmadhim të pabesueshëm 30-fish, duke ju garantuar të mos humbisni më asnjë detaj.

Canon Camera

Zmadhim 30-fish

"EOS Ra" vjen me një funksion më të fuqishëm shqyrtimi të zmadhimit, për shqyrtimin e fotove në ekranin LCD të kamerës, duke u dhënë përdoruesve mundësinë t'i zmadhojnë deri në 180% fotot për të kontrolluar çdo detaj të përmbajtjes së shkrepur.

Canon Camera

Ekrani me kënd të ndryshueshëm

Pajisur me ekran me kënd të ndryshueshëm me vetëfokusim me prekje dhe tërheqje.

Canon Camera

Kompakte dhe me peshë të lehtë

"EOS Ra" është e vogël, peshëlehtë dhe me montim të thjeshtë në teleskop*. Shkrepjet bëhen më të lehta falë dizajnit të saj intuitiv dhe manovrimit të mirënjohur e të sigurt të EOS.

Canon Camera

Shfrytëzoni fuqinë e plotë të modeleve pa pasqyrë

Përfitoni nga shkrepjet në rezolucione të larta pa dridhje gjatë ekspozimeve të gjata dhe përdorni EVF për të "parë në errësirë", me fokusim deri në -6 EV, ideal për peizazhe krijuese yjore. 

Shkrepni peizazhe mahnitëse në 4K të lavdishme

Shkrepni video 4K dhe videointervale 4K të qiellit të natës me anë të "EOS Ra", dhe shfrytëzoni nivelet e pabesueshme të shkallëzimi nga "10bit Canon Log".

Canon Camera

Gjeni dritën natën

Sensori 30-megapikselësh ofron një ekuilibër mes rezolucionit, ISO së lartë, diapazonit dinamik me aftësinë e parivalizuar për pasprocesim të fotove dhe printim. Performancë e lartë ISO deri në 40 000 për shkrepje në ndriçim të ulët, për të ruajtur shpejtësi të mjaftueshme për të shmangur vijëzimin e dritës. 

Canon synon të arrijë emetime neto zero të CO2 nga aktivitetet e veta të biznesit deri në vitin 2050

Ne do ta arrijmë këtë duke ofruar një përmirësim mesatar prej 3% në vit në indeksin e përmirësimit të emetimeve të CO2 të ciklit jetësor për produkt. I cili nëse do të ruhej do të sillte një ulje prej rreth 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2030. Ne e pranojmë se kjo është në përputhje me nivelin e reduktimit të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit.

Ne do të vazhdojmë të kryejmë rishikime të objektivit nga një këndvështrim afatgjatë, si një mënyrë për të kontrolluar kontributin tonë në arritjen e një shoqërie me karbon të ulët.

Photographer looking down view finder

Lidhuni përmes "Wi-Fi" dhe "Bluetooth®"**

Kudo që të jeni, lidheni "EOS Ra" me smartfonin për shkrepje largësie dhe shqyrtim të fotove. Bëhuni pjesë e komunitetit të astrofotografisë duke i ndarë peizazhet tuaja më të mira qiellore dhe zbulimet në hapësirë përmes aplikacionit "Canon Camera Connect".

Specifikimet

  • Infrakuqi

    Filtër i optimizuar infrakuq

  • 30.3 Megapixel

    Sensor CMOS kuadërplotë

  • IS0 100-40000

    Ideal për shkrepje në ndriçim të ulët

  • Vetëfokusim -6 EV

    Fokusim në ndriçim të ulët

  • LCD me kënde të ndryshëm

    Me zmadhim 30-fish

  • Filma 4K dhe 10-bitësh

    Filma dhe videointervale

  • "Bluetooth" dhe "Wi-Fi"

    Gjithnjë aktiv, gjithnjë gati

  • Porta

    Lidhje e shpejtë

Trupi i kamerës

Sensor

Afro 30,3 megapikselë me filtër të modifikuar infrakuq***
Afro 30,3 megapixel

Zmadhimi

Zmadhim 30-fish për shqyrtim të drejtpërdrejtë të pamjes
Zmadhim 10-fish për shqyrtim të drejtpërdrejtë të pamjes

Montim i lentes

Montimi RF
Montimi RF

Përputhshmëria e lentes

Objektiva RF. Objektivat RF dhe EF-S mund të përdoren me adaptorin e montimit EF-EOS-R.
Mund të nevojitet adaptor pale të tretë për lidhjen e teleskopëve*
Objektiva RF. Objektivat RF dhe EF-S mund të përdoren me adaptorin e montimit EF-EOS-R.
Mund të nevojitet adaptor pale të tretë për lidhjen e teleskopëve*

Procesor imazhi

DIGIC 8
DIGIC 8

Dual Pixel CMOS AF

Po
Po

Pikat AF me inkuadruesin

Deri në 5655 pozicione të zgjedhshme të fokusit AF
I ndjeshëm ndaj f/11
AF i vazhdueshëm i syrit në Servo AF
Deri në 5655 pozicione të zgjedhshme të fokusit AF
I ndjeshëm ndaj f/11
AF i vazhdueshëm i syrit në Servo AF

Filma

Filma 4K në 25/24 fps
Modaliteti i regjistrimit me intervale 4K
Filma Full HD në 60 fps
HD në 120 fps
Canon Log (8 bitë / 10 bitë)
4K pa ngjeshje 10 bitë 4:2:2 në regjistrues të jashtëm
480 Mbps
Filma 4K në 25/24 fps
Modaliteti i regjistrimit me intervale 4K
Filma Full HD në 60 fps
HD në 120 fps
Canon Log (8 bitë / 10 bitë)
4K pa ngjeshje 10 bitë 4:2:2 në regjistrues të jashtëm
480 Mbps

LCD me prekje me kënd të ndryshueshëm

8 cm / 3,15 inç
LCD me 2,1 mil pika
4 tone të ngjyrës të disponueshme
8 cm / 3,15 inç
LCD me 2,1 mil pika
4 tone të ngjyrës të disponueshme

Madhësia e trupit (GjexLaxThe)

135,8 x 98,3 x 84,4 mm
135,8 x 98,3 x 84,4 mm

Wi-Fi/ Bluetooth

Wi-Fi dhe Bluetooth™
FTP me aksesorin WFT-E7 II
Wi-Fi dhe Bluetooth™
FTP me aksesorin WFT-E7 II

Bateria

LP-E6
370 shkrepje (standardi CIPA)
Karikimi me USB me PD-E1
LP-E6
370 shkrepje (standardi CIPA)
Karikimi me USB me PD-E1

Artikujt e lidhur

Mësoni si të eksploroni dhe shkrepni qiellin e natës në detaje intense nga astrofotografët tanë profesionistë.

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për të filluar me astrofotografinë.

  • Trupi i "Canon EOS Ra"

  • Kapaku i kamerës R-F-5

  • Rripi i qafës

  • Karikuesi i baterisë LC-E6E

  • Paketë baterie LP-E6N

  • Kabllo AC

  • Kablloja e ndërfaqes IFC-100U

Aksesorët e përputhshëm

  • SanDisk Extreme PRO SDXC UHS-I C10 Memory Card, 64GB

    Krijuar për përdorim personal me kapacitet të shpejtë e të lartë ruajtës.

  • Canon Mount Adapter EF-EOS R

    Krijuar për përdorim me sistemin "Canon EOS R", ky adaptor lejon përdorimin e objektivave EF dhe EF-S me kamerën "EOS R"

  • Canon EF-EOS R Control Ring Mount Adapter

    Përdorini objektivat tuaj EF dhe EF-S me kamerën "EOS R", të integruar me një unazë të mëtejshme komandimi për rregullimin e cilësimeve pa e larguar syrin nga inkuadruesi

  • Canon BR-E1 Wireless Remote Control

    Një telekomandë e besueshme, praktike për kamerat EOS që mbështesin "Bluetooth", ideale për ekspozime dhe makrofotografi

  • Çelësi në largësi Canon RS-60E3

    Shkrepni foto pa e prekur kamerën, ideal për rastet kur dëshironi të shmangni dridhjet

  • Canon BG-E20 Battery Grip

    Shtoni një kapëse baterie në kamerën tuaj të pajtueshme EOS për të zgjatur jetën e baterisë dhe për të përmirësuar mënyrën si e kapni kamerën.

  • Canon DM-E1 Directional Stereo Microphone

    Stereomikrofoni i drejtuar me disenjim kondensatori elektrik për regjistrim filmik praktik e të cilësisë së lartë

    1. * Nuk përfshihet teleskopi. Për ta lidhur "EOS Ra" me një teleskop nevojiten aksesorë të palëve të treta.
    2. **Kërkon që pajisja smart të ketë Bluetooth të versionit 4.0 (ose më të ri). Kërkon gjithashtu që pajisja inteligjente të ketë sistem operativ iOS 8.4 (e lart) ose Android 5.0 (e lart). 
      Stemat, marka dhe fjala "Bluetooth®" janë marka të regjistruara tregtare në pronësi të "Bluetooth SIG, Inc." dhe çdo përdorim i këtyre markave nga "Canon Inc." kryhet nën licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës.
    3. *** Në "EOS Ra" mund të ndodhë devijim i ngjyrave në varësi të kushteve të shkrepjes.
      Duke qenë se është projektuar për astrofotografi, nuk rekomandohet shkrepja e subjekteve normale. Subjektet mund të dalin më të kuqe se ç'janë në të vërtetë dhe mund të mos keni mundësi të përftoni balancën e duhur të ngjyrave kur shkrepni subjekte normale.

    Mund të jeni të interesuar edhe për