L-series EOS R & EF Lenses

Objektiva Canon RF

Eksploroni atë që po vjen

E ndërtuar nga themelet

Sistemi EOS R dhe montuesi RF e çojnë trashëgiminë e sistemit ekzistues EOS në lartësi të reja. Ndërtuar në linjë me përparimet teknologjike dhe opinionet e përdoruesve fundorë gjatë zhvillimit të sistemit EOS R, inxhinierët e Canon morën në konsideratë lehtësinë e mbajtjes dhe mundësinë e zgjerimit të gamës së lenteve në të ardhmen.

Cilësi nga dizajni

Montuesi i lentes RF mundëson një dizajn optik të ri dhe radikal, që lejon elementet e mëdha të lentes të vendosen sa më pranë me sensorin, duke lejuar që drita të bjerë direkt mbi sensor. Kjo redukton aberracionin optik, duke rritur cilësinë e imazhit.

Canon The RF mount

Ndërtuar për fleksibilitet

Fokusi i pasmë i shkurtër i montuesit dhe diametri i gjerë 54 mm kanë bërë të mundur që inxhinierët optikë të Canon të kenë një nivel të ri lirie për të krijuar një gjeneratë të re optike; ajo ofron ekuilibrin ideal ndërmjet reduktimit të madhësisë së sistemit, imazhe me cilësi të lartë dhe performancë me specifikim të lartë.

Canon eos r back folts

Risi për 2020



"Canon" ka krenarinë të njoftojë zhvillimin e një objektivi të ri dhe të zgjatuesve për sistemin "EOS R", duke përfshirë serinë mahnitëse L, RF 100-500mm F4.5-7.1L IS USM dhe EXTENDER RF 1.4x, si dhe EXTENDER RF 2x për mbulim dhe prakticiteti mahnitës. Përveç kësaj, "Canon" konfirmon gjithashtu planin për të hedhur në treg 5 objektiva të tjerë RF gjatë 2020.

Mund të jeni të interesuar në...