EOS M3
Blank-Rect Image

Canon EOS M3

Tregoni historinë tuaj në mënyrën tuaj me kamerën portative por përsëri të fuqishme EOS M3. Krijuese dhe e përshtatshme, që të mund të regjistroni historitë tuaja kudo ku ndodheni.

Portative, krijuese dhe e përshtatshme.

EOS M3 ofron performancën e një DSLR dhe portabilitetin e një kamere kompakte. Jini gati për historitë, kudo ku ndodheni.

Shikoni specifikimet e plota

EOS M3
EOS M3

Prezantimi i EOS M3 me "në një mëngjes me mjegull"

Shikoni videon

Kapni detaje të mahnitshme

Nxirrni fotografi dhe video edhe në kushtet e një ndriçimi të dobët falë një sensori CMOS 24,2 megapikselë APS-C dhe sistemit ISO deri në 12 800 (i zgjerueshëm në 25 600).

Capture stunning detail
Nxjerrë me EOS M3
  • f/2.0
  • 1/125
  • 100

Ndërfaqja me prekje e përshtatshme për përdoruesin

Një ndërfaqe ergonomike e vlerësuar me çmime me një ekran intuitiv me prekje (1 040 000 pika sRGB) për ta fokusuar dhe fotografuar me një trokitje të vetme, vendosur në një trup kompakt.

User-friendly touch interface

Jini spontan. Provoni fokusimin e shpejtë dhe reagues

Reagoni në mënyrë instiktive dhe kapni aksionin e shpejtë në lëvizje me 4,2 kuadro në sekondë - edhe kur regjistroni në RAW. Hybrid CMOS AF III lejon një fokusim 6,1 herë më të shpejtë se versioni origjinal EOS M.

Be spontaneous. Enjoy fast, responsive focusing

Aftësitë pa tela

Kontrolloni në largësi dhe pa tela fotografitë tuaja që të mund të përfshiheni edhe vetë dhe më pas krijoni kopje rezervë pa tela në renë kompjuterike dhe sinkronizojeni me pajisjet tuaja personale.

Wireless capabilities
Creative assist

Ndihma krijuese

Çlironi artistin tuaj të brendshëm me kontrollin me lehtësi mbi parametrat e kamerës dhe pamjet paraprake të rregullimeve tuaja në kohë reale. Mund edhe t'i ndani dhe t'i ruani parametrat tuaj.

Shikoni videon

Kontrolli i plotë manual

Merrni kontrollin e plotë të nivelit profesional me butonat e personalizueshëm që i përshtaten stilit tuaj. Fotografoni në RAW 14-bitësh për modifikime të përparuara pas fotografimit.

Full manual control
Expand your creativity with the right lens for you

Zgjeroni krijimtarinë tuaj me lenten e duhur për ju

Mbi 80 lente për kamerat EF-M ose EOS DSLR me adaptorin e montimit EF-EOS M.

MËSONI MË SHUMË

Regjistroni video mahnitëse në HD ashtu si realizoni fotografitë

Krijoni video 1080p në 30 fps në formatin MP4 me një fokus automatik të shpejtë falë opsionit Hybrid CMOS AF III. Fokusi automatik me prekje Touch AF lejon realizimin e fokusit kinematografik me tërheqje, Kulmin manual të fokusit dhe hapjen e gjerë të diafragmës. Regjistroni po ashtu zërin me cilësi të lartë nëpërmjet një fishe të jashtme të mikrofonit 3,5 mm.

Shoot stunning HD movies like you shoot photos

Ndarja me lehtësi

Transferoni me lehtësi imazhet dhe videot në smartfonë, tabletë ose te stacioni Canon Connect Station me Wi-Fi dhe NFC, për t'i ngarkuar me shpejtësi në rrjetet sociale ose në një televizor.

Effortless sharing

Aplikacioni Canon Photo Companion

Partneri i përsosur për çdo rrëfimtar të historive vizuale, aplikacioni ynë Photo Companion app ju ofron akses në përmbajtje dhe njohuri profesionale e të personalizuara, atëherë kur ju duhen më shumë - që t'u jepni vërtet jetë historive tuaja.

Zbuloni më shumë

Canon Photo Companion app

Specifikimet

EOS M3

24,2 megapikselë

Sensori CMOS APS-C

EOS M3

DIGIC 6

Përpunim i fuqishëm DIGIC

EOS M3

Hybrid CMOS AF III

Fokusi i shpejtë dhe i butë

EOS M3

Ndihma krijuese

Rregullime të lehta të imazheve në kohë reale

EOS M3

Ekrani me prekje me anim

I madh për një pamje të qartë

EOS M3

Video në Full HD

Video 1080p në 24, 25 dhe 30 fps

EOS M3

Wi-Fi

Ndani dhe ruani imazhet pa tela

EOS M3

Rregjistrimi nga larg

Kontrollojeni kamerën me një smartfon

Shikoni specifikimet e plota

EOS M3
EOS M3

Çfarë ka në kuti

Trupi i kamerës EOS M3 (i zi)

Kapak kamere R-F-4

Rrip EM-200DB

Karikuesi i baterisë LC-E17E

Kabllo elektrike

Njësia e baterisë LP-E17

Kabëll ndërfaqeje

Paketa e manualit të përdoruesit

Aksesorët

Produktet përkatëse

Discover more about EOS M

Zbuloni më shumë rreth EOS M

Kamera EOS M3 është thjesht pjesë e një sistemi të larmishëm kamerash, lentesh dhe aksesorësh.

Mësoni më shumë