Zgjidhje menaxhim-monitorimi të pajisjeve për flota të mëdha e të vogla pajisjesh
SHKARKONI
Monitorim-zbulimi inteligjent i pajisjeve nga "Canon iWEMC" njëson detyrat, përshpejton efikasitetin dhe kursen në kosto.
Artikujt e konsumit dhe monitorimi i pajisjeve përmirësojnë produktivitetin duke sinjalizuar gabimet përkatëse të statusit, si p.sh. ngecjet e letrës apo mbarimin e tonerit, me administratorin përkatës.
Protokolli i sigurt SNMP dhe funksionet e zbulimit të pajisjeve me Multicast zëvendësojnë regjistrimet e kohëgjata duke i zbuluar automatikisht pajisjet në nënrrjete të ndryshme.
Integrimi me "Canon eMaintenance Remote Diagnostics System" mundëson korrigjime të shpejta nga distanca për komplikimet e ndryshme me pajisjet, pa qenë nevoja të thërrisni teknikun.*
Kryejeni me lehtësi përditësimin e firmuerit në shumë pajisje njëherësh dhe reduktoni ndërprerjen e duke e planifikuar si proces gjatë natës apo fundjavave.*
Optimizoni shpërndarjen burimeve me dukshmëri të përdorimit të pajisjeve në të gjithë kompaninë, si dhe të kostove, nga raportet e konsoliduara të marra lokalisht nga matësit.*
Njësoni menaxhimin e sistemit dhe të aplikacioneve duke konfiguruar aplikacionet MEAP dhe duke shpërndarë cilësime të detajuara rezervimi apo rikthimi në disa pajisje njëherësh.*
* kërkon modul shtesë për iWMC version 3.4
Sado e madhe të jetë organizata juaj apo sado kompleks të jetë shërbimi i printimit tuaj, zgjidhjet tona MPS rritin rendimentin dhe pakësojnë shpenzimet.
Maksimizoni rritjen dhe produktivitetin me gamën tonë të zgjidhjeve kryesore të biznesit.
Maksimizoni produktivitetin e zyrës me shërbimet e dokumenteve dhe pajisjet e përshtatura për të siguruar rezultatet më të mira nga informacionet tuaja të biznesit.